Demokristianët
provojnë
të bashkohen
 
ARBEN
AHMETI
 
PRISHTINË, 23 MAJ- Afrimi i zgjedhjeve lokale, ka bërë që dy
partite demokristiane të Kosovës, PSHDK (Partia Shqiptare Demokristiane e
Kosovës) dhe PDKI (Partia Demokristiane për Integrime), të punojnë në bashkimin
e sërishëm të tyre në një parti të vetme. Zef Morina, kryetar i PDKI-së, ka
thënë se gjatë këtyre ditëve ka zhvilluar një varg takimesh me kryetarin e
PSHDK-së, Ton Marku, ku kanë biseduar për mundësinë e bashkimit të subjekteve 
përkatëse.
“Ne kemi shprehur gatishmërinë maksimale për të dhënë kontributin e fuqishëm
dhe të plotë në këtë proces”, ka thënë Morina. Ndonëse, pranon se bashkimi është
çështje në interes të të dy partive, Morina, megjithatë fajin për dështimin e
mundshëm të unifikimit të demokristianëve, e ka hedhur në anën e PSHDK-së. 
“Përkundër
vullnetit tonë, ka munguar sensi pozitiv dhe vullneti i PSHDK-së për të
unifikuar demokristianët. Ata, gjatë gjithë kohës janë nisur nga interesa të 
ngushta
dhe nuk kanë pasur për qëllim unifikimin e demokristianëve”, ka thënë Morina. 
“Ne
kemi qenë dhe jemi për bashkim, por dëshirojmë që bashkimi të bëhet duke
respektuar interesin e anëtarësisë demokristiane andaj për këtë duhet
përkushtimi i të dy palëve”, ka shtuar Morina. Nga ana tjetër, nënkryetari I 
PSHDK-së,
Mark Komani, ka shpjeguar se takimet mes dy kryetarëve, momentalisht janë 
ndërprerë
për shkak të një udhëtimi zyrtarë në Kroaci të kryetarit të PSHDK-së, Ton Marku.
Sidoqoftë, Komani është shprehur optimist se bashkimi I dy partive do të jetë i
shpejtë, megjithëse edhe ky ka akuzuar Morinën për mungesë të vullnetit. “Ajo 
që ka propozuar z. Morina ka qenë me kushtëzime.
Mirëpo, mendoj se jemi afër që të arrijmë bashkimin pa pasur kushte paraprake.
Sipas marrëveshjes, e cila është e afërt dhe do të publikohet së shpejti, të dy
partitë së bashku do të mbajmë një kuvend me përfaqësim nga 50 për qind të 
delegatëve
prej secilës parti. Nga ai kuvend do të dalin strukturat udhëheqëse të partisë
së përbashkët dhe kështu do t`i lëmë anash problemet që i kemi pasur”, ka thënë
Komani. PDKI-ja qe themeluar nga një pjesë e anëtarësisë së PSHDKsë, të cilët
të prirë nga Zef Komani, ish-nënkryetar I PSHDK-së, patën lëshuar partinë për
shkak të pakënaqësive. PSHDK-ja dhe PDKI-ja në zgjedhjet e fundit lokale dhe
parlamentare janë paraqitur si subjekte të ndryshme, por në koalicione 
parazgjedhore,
njëra më LDK-në dhe tjetra me LDD-në.
 
Kohaditore...
___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) 
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify 
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for 
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]



      __________________________________________________________________
Yahoo! Canada Toolbar: Search from anywhere on the web, and bookmark your 
favourite sites. Download it now
http://ca.toolbar.yahoo.com.
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan