“Elita” protokollare
... apo rrëfimi për protokollin tradicional shqiptar dhe përzgjedhjen
diskriminuese të mirëpritësve
 
FLAKA SURROI
 
Mbase as që do duhej përmendur se ngjarja që e shënoi javën
që po e lëmë pas, ishte vizita e nënkryetarit amerikan, Joe Biden. Se sa i
rëndësishëm ishte fakti se Prishtinën e vizitoi pasi që ia përcolli porosinë
Beogradit se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, nuk ka nevojë të 
elaborohet
më tej. Ashtu siç ishte njësoj e rëndësishme porosia, të cilën e shqiptoi në
fjalimin e tij të fuqishëm në Kuvend. Për ata që kanë vesh, na tregoi se rruga
për në pavarësi kishte qenë shumë e rëndë, përfshirë fushatën e egër të 
Milosheviqit,
ndërhyrjen e NATO-s, përpjekjet e pandërprera të diplomacies amerikane dhe të
partnerëve evropianë që kanë rezultuar me Pakon e Ahtisaarit. Në vijim, Biden
kërkoi ndërtimin e institucioneve të forta dhe të trupave që do ta respektojnë
Kushtetutën, punë e cila duhet të bëhet me transparencë po qe se shpresohet të
kihet besueshmëri. Kërkoi zbatimin e decentralizimit dhe mbi të gjitha kërkoi
disiplinë fiskale dhe buxhetore që do të krijonte klimë për krijimin e vendeve
të punës. Tha se prioritet duhet të jetë sundimi i ligjit dhe të forcohet
gjyqësori... pra, I kërkoi gjërat, për të cilat na thuhet se tashmë ekzistojnë
dhe funksionojnë për mrekulli, e në fakt nuk është ashtu. Se po të ishte ashtu,
Biden vetëm do të konstatonte dhe nuk do të kërkonte gjë. Nuk ka dyshim se
ardhja e tij I mobilizoi që të gjithë. Fillimisht duke nisur nga shërbimet
komunale në Prishtinë. Ishte kënaqësi e papërsëritshme t’i shohësh rrugët
kryesore të lara e të pastra, pa bërllok nëpër skuta. Ishte çudi e
jashtëzakonshme të kaloje pranë “Grandit” e të mos e shihje një veturë të vetme
të parkuar as para ndërtesës e as përgjatë rrugës. Ishte qetësi “shurdhuese” 
heshtja
e motorëve dhe e borive që nuk kishin qasje në qendër. Ishte ngarendje e 
pandërprerë
të gazetarëve tek hynin e dilnin nga redaksitë për t’i mbuluar pikat e caktuara
sipas protokollit të vizitës. Para se të vinte,
u tha se me përgatitjen e vizitës së tij do të merrej protokolli i Ministrisë
së Punëve të Jashtme. Ndoshta edhe ashtu do të ketë qenë, por e di se ne si
mediume, duhej të merreshim vesh në anglishte me ata që e kishin paraparë
protokollin e përcjelljes së vizitës së tij. Sido që të ketë qenë dhe kushdo që
ta ketë organizuar pritjen dhe përcjelljen e tij, na befasoi me disa lëvizje jo
fort të rëndomta dhe, pse jo, aspak të arsyeshme.
Fillimisht në
aeroport, qilimi I kuq u shtri tek pasi që aterroi aeroplani. Ndoshta është
bërë për shkaqe sigurie, e ndoshta për shkak se nuk është ditur se ku,
saktësisht, do të ndalej aeroplani, nuk e di, por ajo që shihej në ekran, nuk
dukej bukur. Më pas, u bë renditja e zyrtarëve që do ta prisnin Bidenin. Së
pari ministri i Jashtëm, e pastaj ambasadorja amerikane. Dhe, përnjëherë, u
paraqitën edhe dy gra, të cilat më vonë u identifikuan si përkatësisht 
bashkëshortja
e kryetarit dhe ajo e kryeministrit. Më pas erdhën një grumbull fëmijësh, me në
krye djalin e kryeministrit, me flamuj kosovarë dhe amerikanë... dhe, aty
përfundonte tollovia para aeroplanit. Përderisa pritja nga ministri i Jashtëm
dhe nga ambasadorja është pjesë e protokollit tamam, dalja e bashkëshorteve, në
rastin kur Biden nuk vjen i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, është
absolutisht e pakuptimtë. E edhe më e pakuptimtë, ngase zonja e parë dhe e
dytë, nuk kanë dalë në përcjellje të bashkëshortëve të tyre. Pavarësisht a e
kanë statusin të rregulluar me ligj apo jo. Nuk e di nëse kjo gafë protokollare
është vepër e Ministrisë së Jashtme, por jam e sigurt se cilido që e ka dëgjuar
arsyetimin e agjencisë italiane të lajmeve ANSA, për prezencën e zonjave te
shkallët, lehtë ka mundur edhe të ofendohet. Aq më parë duke mos ditur nëse
agjencia e ka pasur seriozisht apo ka zgjedhur të tallej me ne. Lexojeni
dhe nxirrni përfundimet tuaja: “Është traditë e shqiptarëve,sipas
së cilës pritja nga grateështë
shenjë e respektit dhemirëpritje
e veçantë përmysafirin dhe kjo dëshmon tashmëse
ai është pjesë e familjes”.Nëse kjo është e vërtetë, atëherë ky
formulim gjithsesi duhet ta gjejë vendin në ligjin e protokollit zyrtar të
Kosovës... e, për pasojë, edhe në ligjin e familjes. Nuk e di a ka pasur fare
të bënte me këtë punë edhe deklarata e kryeparlamentarit “se
qeveria ikontrollon edhe mediumet, edheopozitën
e edhe shoqërinë civile,por kurrsesi
Kuvendin eKosovës”, por
fakti është se në pritje mungonte zonja e tretë –bashkëshortja e
kryekuvendarit. Me gjasë, kjo ka qenë një dëshmi praktike se qeveria nuk e
qeveris Kuvendin, prandaj edhe në këtë pritje nuk kishte çfarë të kërkonte
zonja e kryetarit të Kuvendit. Po nejse. Pasoi
takimi me fëmijët që kishin dalë ta përshëndesnin mysafirin. Në kronikën e 
shkëlqyer
të KTV-së po atë mbrëmje të vizitës, u paraqitën pamje të fëmijëve, të cilët
ishin ngirë pluhur, të ulur bri rrugës në pritje që kolona e veturave të 
kalonte.
Të vetëdijshëm se nuk do të arrinin as ta shihnin nënkryetarin, qëndronin
stoikë, ngase ky ishte një përjetim, të cilin do ta përmendin edhe kur ta 
arrijnë
moshën e prindërve të tyre. Po në të njëjtën
storje u treguan edhe pamjet e fëmijëve të përzgjedhur nga Shkolla Amerikane e
Kosovës – pa kurrfarë dyshimi, të superprivilegjuarit, të cilët jo vetëm që ia 
panë
fytyrën, por që madje shkëmbyen ca fjali me të. Nuk e di se cili ka qenë
kriteri për t’i përzgjedhur fëmijët e një sholle që, me çdo kusht, duan ta 
quajnë
elite dhe për të cilën duhet paguar para të majme për ta vijuar. Nuk e di as se
kush e ka përcaktuar këtë protokoll, por e di se ky veprim ka qenë një 
diskriminim
i pashembullt ndaj fëmijëve kosovarë. Fëmijë kosovarë nuk ka vetëm në ASK, por 
ka
në përafërsisht një mijë e njëqind shkolla anembanë Kosovës. A nuk ka qenë më 
mire
që të përzgjidhej nxënësija më e mirë nga secila shkollë e mesme të Kosovës dhe
të shpërblehej me mundësinë që ta përshëndesnin nënkryetarin amerikan? Jam më
se e sigurt se edhe në mesin e tyre do të gjendeshin shumë sish që do të mund 
t’i
drejtoheshin në anglishte, ani që nuk kanë para dhe ani që nuk e vijojnë
mësimin në shkollë private. Do të ketë të tillë që do ta arsyetojnë edhe
veprimin e zonjave e edhe të fëmijëve të shkollës private. Por do të ketë shumë
më shumë të tillë që këtë do ta shikojnë si edhe një dëshmi e dëshirës së madhe
të “institucioneve” tona që ta akaparojnë të gjithë pushtetin, të gjithë 
vëmendjen,
e që ta bëjnë vetenelitë me zor.
 
Kohaditore...
___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) 
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify 
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for 
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]



      __________________________________________________________________
Yahoo! Canada Toolbar: Search from anywhere on the web, and bookmark your 
favourite sites. Download it now
http://ca.toolbar.yahoo.com.
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan