Thotë Pejgamberi salal-lahu alejhi ue selem për vajzën e Hamzës"E ndaluar 
eshte nga qumeshti gjithqka që është e ndaluar nga gjaku, ajo eshte vajza e 
vëllaut tim prej qumeshtit".
(Transmeton: Buhariu dhe Muslimi). 


Thotë Allahu subhanehu ue te'ala:"((Nënat tuaja që ju kanë dhënë gji dhe motrat 
nga gjiri))".

Pastaj thotë i dërguari salal-lahu alejhi ue selem:"Ndalohet nga qumështi 
sikurse ajo që ndalohet nga lindja (gjaku)."
(Transmeton: Buhariu dhe Muslimi).

Nga kjo kuptuam se ndalesat nga qumështi janë të njejta me ndalesat për nga 
gjaku duke e llogaritur në vënd të nënës, gruan tek e cila ke thithur gji.

Ndalesat e marteses për nga qumështi sa i përket mashkullit janë:

1- Gruaja nga e cila ka thithur gji dhe poashtu nëna e saj (sepse ato janë 
nënat e tij).
2- Vajzat e saj (sepse ato janë motrat e tij).
3- Motra e saj (sepse ajo llogaritet tezja e tij).
4- Vajza e vajzës së saj (sepse ajo llogaritet vajza e motrës së tij).
5- Nëna e burrit të saj (sepse ajo është gjyshja e tij).
6- Motra e burrit të saj (sepse ajo është halla e tij).
7- Vajza e djalit të saj (sepse ajo llogaritet vajza e vëllaut të tij).
8- Vajza e burrit të saj edhe nëse e ka me grua tjetër (sepse ajo është motra e 
qumështit prej babës).
9- Gruaja tjetër e burrit të saj (sepse ajo llogaritet gruaja e babës së tij).
10- Gruaja e atij që ka thithur gji është e ndaluar për burrin e saj (e cila i 
ka dhëne gji), (sepse ajo llogaritet gruaja e djalit).

Për këto na argumenton edhe hadithi kur i Dërguari salal-lahu alejhi ue selem e 
urdhëroi Ajshen që ti jep leje Ebu Kaisit (axhës së saj nga qumështi) të hyj 
tek ajo.
(Transmeton: Buhariu dhe Muslimi).

11- Nëse një femër ka thithur te një grua, i ndalohet burri i saj (tek e cila 
ka thithur gji) (sepse ai llogaritet baba i saj), dhe vëllau i burrit (tek e 
cila ka thithur gji), (sepse ai është axha i saj), pastaj baba i burrit (tek e 
cila ka thithur gji), (sepse ai është gjyshi i saj) e kështu me radhë.


VËREJTJE:

Ndalesat për nga qumështi vlejnë vetëm për personin i cili ka thithur gji te 
një grua, e jo edhe për të afermit e tij sikur që janë vëllau apo motra e tij.
Për shembull motra e tij e qumeshtit nuk është edhe motra e vellaut të tij.
Për këtë qështje rregulli thotë:"Të gjithë ata të cilët kanë thithur në një gji 
janë vëllezër".

Nga kjo kuptohet se: Vëllau i personit që ka thithur te një grua e ka të lejuar 
të martohet me vajzën e asaj gruaje sepse ajo për të është e huaj edhe nëse 
vëllau i tij ka thithur gji te ajo grua sepse vajza e asaj gruaje është motra e 
vëllaut të tij, e jo edhe motra e tij. Allahu e din më së miri.

Kushtet e ndaleses për nga qumështi:

Për tu realizuar ndalesa e qumështit ekzistojnë dy kushte e ato janë:

1- Duhet që fëmija të thith gji pesë herë ose më shumë;
Transmetohet nga Aishja (nëna e muslimanëve) radiallahu anha se i Dërguari 
salal-lahu alejhi ue selem ka thënë:"Nuk llogaritet ndalesa për nga qumeshti 
nëse thith një herë apo dy".
(Transmeton: Muslimi)

Gjithashtu në hadithin e Ajshes radiAllahu anha ka ardhur përkufizimi i sasisë 
në të thithur ku thotë:"Në Kur'an ka zbritur; - dhejtë të thithura e plotësojnë 
kushtin e ndalesës për nga qumështi, pastaj anulohet me pesë të thithura".
(Trnsmeton Muslimi, EbuDawudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu)

Në një transmetim tjetër të Aishes thuhet:"Nuk ndalohet për nga qumështi nëse 
është më pak se pesë të thithura". (Sahih)

2- Fëmija i cili thith gji duhet të jetë deri në moshën dy vjeçare;
Thotë Allahu subhanehu we te'ala:"Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, 
janë të obliguara t'u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota".

Me plotesimin e dy vjetëve të fëmijes plotësohet edhe kushti i thithjes dhe nuk 
llogaritet (prej ndalesave të qumështit) pas dy viteve sepse ka thënë i 
Dërguari salal-lahu alejhi ue selem "Vërtetë të thithurit gji është nga uria". 
(Transmeton: Buhariu, Muslimi)

Transmetohet nga Umer ibnul Hatabi, ibn Mesudi, ibn Abasi, ibn Umeri dhe të 
tjerët nga sahabet se ndalesat për nga qumështi llogaritën deri atëher kur të 
ndahet fëmija nga gjiri i nënës (deri në moshën dy vjeçare).Gjithashtu këtë 
mendim e kanë edhe  shumica e dijetarëve.
Nëse nuk plotësohen dy kushtet e sipër përmendura atëherë nuk realizohet 
ndalesa për nga qumështi. Allahu e din më së miri.

Nëse paraqitet dyshimi në numrimin e të thithurave:
Nëse nuk dihet sakt se a ka thithur gji apo nuk dihet numri i të thithurave gji 
atëhere nuk realizohet ndalesa (e martesës) sepse në esencë nuk ekziston 
ndalesa (e martesës), dhe rregulli thotë se;"Nuk bjen poshtë rregulli për shkak 
të dyshimit".

Nëse një person martohet dhe pas marteses i bëhet e qartë se ka thithur gji së 
bashku me gruan e tij tek e njejta nënë?

Përgjigje: Duhet të ndahen ata të dy pa marrë parasysh se gruaja nga e cila 
kanë thithur gji është apo nuk është e besueshme. Argument kemi hadithin e Ukbe 
bin Harith i cili ka thënë:- Transmetohet nga Ukbe bin Harith se e kishte 
martuar vajzën e Ebu ihab bin Aziz dhe erdhi një grua dhe tha unë e kamë 
ushqyer me gji Ukbe dhe gruan e tij. Ukbeja I tha asaj: une nuk e di qe ti na 
ke ushqyer me gji dhe nuk me ka informuar askush.Pastaj shkoi tek familja e saj 
për ti pyet se a din kush për këtë gjë dhe pasiqë ata nuk dinin gjë, atëhere 
shkoi të i Derguari salallahu alejhi ue selem dhe i tregoi për ngjarjen 
përderisa i dërguari alejhi selam i tha"Nëse thuhet atëhere është e vërtetë" 
dhe e ndau atë grua dhe u martua me grua tjetër.

Marrë nga Libri
"Fikhu Sunne li Nisa'."
Autor: Ebu Malik Kemal ibn Sejjid Salim
Përktheu: Armend Kalanderi    
_________________________________________________________________
Show them the way! Add maps and directions to your party invites. 
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/events.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan