Dashuria dhe besimi!!! http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=884
*Shkruan: Hamdi NUHIJU* Dashuria është tarikat i zemrës. Ajo i tregon të gjitha kahet zemrës dhe përmes saj, zemra arrin deri në vendin e merituar. Dashuria di të ndriçoj atë, të përkëdhelë dhe në fund edhe të ngjyros deri në skajshmëri. Në saje të dashurisë njeriu di të lidhet me njeriun dhe me krijesat tjera. Po të mos ekzistonte dashuria, mesiguri se nuk do të ekzistonin as termi dhembshuri, falje, pendim, dëshirë për ndryshim. Dashuria është mbretëresha e virgjërave në rruzullin tokësor. Ne nuk do e kuptonim termin e virgjërisë po qe se nuk do të ekzistonte termi dashuri. Nuk do të kuptonim asgjë nga kjo jetë, po qe se Allahu në këtë jetë nuk na kish dhënë dashurinë. Në saje të dashurisë njeriu bën të gjitha, ai transformon edhe komplet rruzullin tokësor. Dashuria është katalizatori dhe gjeneratori i cili i rrotullon kah vetja të gjitha sistemet tokësore. Por, ndonjëherë ajo di edhe të verbërojë, di edhe të mbyt, të nënçmojë e nënvleftësoj. Në momentin e parë që dashuria takohet me djallin e mallkuar, ai mundohet që ta blejë atë përmes metodave të tij të njohura. E nëse ia arrin qëllimit, atëherë dashuria bëhet helm për njerëzit dhe jo jetë. Dashuria bëhet shkak që njeriu të mos e kuptoj qëllimin e ekzistencës së tij. E kur nuk e kupton këtë gjë, atëherë, padyshim se do të jetojë në këtë botë pa një mision të qartë dhe jo nën dirigjimin e Allahut xh.sh. Poeti i zemrave Mevlana Xhelaludin Rumi thotë:” Erdhi ashku dhe m`i mbushi damarët si gjaku. Më mori mua prej meje dhe ma mbushi qenien me dashuri. Të gjitha pjesët e trupit m`i zuri miku. Tek unë nga unë mbeti vetëm një emër, kurse përtej emrit, vetëm Ai....”( Tasavufi ose mistika islame, Osman Nuri Topbash, Stamboll,2006, f.198) Dashuria mbush të gjitha damarët e trupit të njeriut me gjak. Por, ajo pushton zemrat e njerëzve dhe në këtë mënyrë i bënë t`i nënshtrohen Krijuesit të dashurisë. Ndoshta dashuria luan edhe rolin e rojës në dyert e zemrës së njeriut. Dyer këto të ndërtuara prej një materiali të çeliktë. Njeriu i cili hedhet në dalldi dhe në ekstazë karshi dashurisë hyjnore, ai padyshim gjithë burimin prej kah furnizohet me të e ka në zemër. Prej aty edhe lindin të gjitha vezullimet e ashkut të tij. Dashuria nuk pyet, por kërkon përgjigje. E nëse nuk i përgjigjemi pozitivisht asaj, ne ngelemi në skajet e kësaj bote ku stuhitë e djallit të mallkuar mund të na bartin prej Lindjes e në Perëndim. Nuk ka dilema midis Islamit dhe dashurisë. Këto dyja nuk janë kundërshtar, por plotësues. Nuk mund ta kuptojë Islamin njeriu i cili nuk është i dashuruar në Allahun dhe Pejgamberin e tij. E dashuria e cila në vete nuk ka ngjyrat islame, ajo dashuri është e kotë dhe një mashtrim i djallit të mallkuar. Ajo është maskë e cila i bënë shumë njerëz për vete dhe në këtë mënyrë ia tregon rrugën e gabuar. Nëse në zemrën e njeriut mungon besimi në Allahun, atëherë ajo zemër është e vdekur edhe pse ajo mund të pretendojë se në të e ka dashurinë. Zaten dashuria mundet me qenë vetëm shërbëtor i besimit në Allahun dhe jo besimi të bëhet shërbëtor i dashurisë. Dashuria i shërben besimit duke e lidhur atë direkt me qenien. Zaten qenia nuk mund të lidhet me besimin pa dashurinë. Besimi nuk mund të ngulitet në zemrat e njerëzve pa ndihmën e dashurisë. Në një pyetje që ia bënë Shejh Uthejmini-t rreth besimit ose imanit ai dha këtë përgjigje:” Besimi me zemër, shqiptimi me fjalë dhe të vepruarit me gjymtyrë.”( Kushtet e fesë, Shkup,2005, f.27) Sipas kësaj besimi ose imani qenka në zemër, shqiptim me fjalë dhe e vepruar me gjymtyrë. Dijetarët japin sqarime në mënyrë detaje të kësaj fjalie. Por këto tre komponentë nuk mund të lidhen dhe të funksionojnë bashkë po qe se nuk do të ekzistonte dashuria. Dashuria është lidhësi dhe çelësi i funksionimit të këtyre komponentëve të besimit. Të gjithë besojmë se në rruzullin tokësor nuk ndodh asgjë pa vullnetin dhe dëshirën e Allahut Fuqiplotë. Është normale që nën dirigjimin e Allahut dashuria të luajë rolin e saj. Verbalistët të cilët nuk shohin përtej hundës së tyre, mund të më akuzonin edhe për shirk ( siç më kanë akuzuar më herët). Por, realitetet e besimit nuk munden të dalin në pah, pa ‘shpirtin’ e dashurisë. Ne i kryejmë ritet të cilat na ka urdhëruar Allahu, por Allahu nëse nuk do të ishte i dhembshur me ne, Mëshirues, e Falës, atëherë Ai do të ishte i padrejtë ndaj robërve të Tij. Padrejtësia do të vërehej dhe do të dilte në pah, pasi që njeriu është i krijuar si krijesë e dobët, dhe nëse nuk do të ekzistonte një Zot që fal mëkatet atëherë ky njeri nuk do të kishte mundësi të njoh asnjëherë Allahun e Tij. Allahu në saje të dashurisë së Tij për robërit, ia pranon pendimin, dhe ia hap dyert e shpresës kujt të dëshirojë Ai. -- " Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
