Udhëtimi pa kthim!
























Papritmas ... vjen lajmi se… ka vdekur Abdullahu!
Sejid Huderiju, Allahu i qoftë i kënaqur me të, kumton se Pejgamberi salallahu 
alejhi ue selem ka thënë: “Kur ta vendosin kufomën e ta bartin burrat mbi  
kraharor, nëse është e mirë thotë “ngutuni”. E, nëse është e keqe, i thotë 
familjarëve të vet “o mjerë për mua! ku po më dërgoni?” E dëgjon zërin e saj 
çdo krijesë, pos njeriut. E sikur ta dëgjojë njeriu, do të alivanoset.” 1

Çfarë do të mbetet?
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kufomën e pasojnë tri gjëra: 
familja, pasuria dhe veprat e tij. Dy kthehen mbrapa e mbetet një: kthehet 
familja dhe pasuria e mbesin veprat e tij.” 2
Këshillë!
Transmetohet nga  ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: 
“Pejgamberi salallahu alejhi ue selem vizatoi një katror me një vijë në mes, me 
gjatësi jashtë kufijve të katrorit, pastaj vizatoi disa vija anësore në vijën 
që gjendet në mes të katrorit dhe tha: “Ky është njeriu e ky është exheli i tij 
që e ka rrethuar, e kjo vijë me gjatësi jashtë katrorit aludon shpresat e tij 
dhe këto viza të vogla anësore brenda katrorit janë sprovat dhe fatkeqësitë. 
Nëse shpëton nga njëra e kafshon tjetra, e nëse shpëton nga njëra e kafshon 
tjetra.”3 
Allahu i Madhëruar thotë: “Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet 
tuaja u plotësohen Ditën e Kiametit. E, kush i shmanget zjarrit e futet në 
xhenet, ai ka arritur shpëtim e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një 
përjetim mashtrues.”4
E çfarë pastaj?
Përfundoi çdo gjë ... familja qan ca ditë e të harron... largohen nga varri yt 
e ti dëgjon zhurmën e këpucëve të tyre. Do të mbetesh vetëm... Sikur ti të kesh 
mundësi të ringjallesh, çfarë do të shpresoje, një cigare, një gotë alkool, një 
këngë, një çoroditje apo që t’i kthehesh rrugës së Allahut? Imagjino veten 
tënde në këtë moment! Në varr do të pyetesh për veprat e tua, çfarë do të 
përgjigjesh? 200 filma nga Hollivudi, 100 mbrëmje argëtuese apo namazet që të 
ndërmjetësojnë për ty, vepra që do të bëjnë dobi?! Mjafton vdekja për këshillë. 
Furnizohu për udhëtimin tënd dhe furnizimi më i mirë është devotshmëria. 

Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe ruajuni një ditë kur në të ktheheni tek Allahu 
dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar dhe atyre nuk u bëhet e 
padrejtë.” (El-Bekare: 281)


Windows Live™: Keep your life in sync. Check it out!


What can you do with the new Windows Live? Find out
_________________________________________________________________
Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. 
It's easy!
http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan