"A t'ju tregoj për adhurimin 
më të lehtë dhe më të papërfillshëm për trupin? Heshtja dhe morali i mirë".[1] 


"A t'ju tregoj për më të 
fortin ndër ju? Ai që e zotëron veten kur nervozohet".[2] 


"Agjërimi dhe Kur'ani i 
ndërmjetësojnë robit tek All- llahu ditën e gjykimit. Agjërimi thotë: O Zot, 
unë 
ia ndalova ushqimin dhe epshet gjatë gjithë ditës, prandaj më prano mua për të! 
Ndërsa Kur'ani thotë: O Zot unë ia ndalova gjumin gjatë natës, prandaj më prano 
mua për të dhe i ndërmjetësojnë".[3] 


"Agjërimi është gjysma e 
durimit".[4] 


"Agjërimi është mburojë nga 
dënimi i All- llahut".[5] 


"Agjërimi është mburojë, nëse 
nuk prishet me gënjeshtra apo duke marrë nëpër gojë të tjerët".[6] 


"Agjëro sepse nuk ka si 
agjërimi".[7] 


"Ai që merr përsipër të mos 
kërkojë nga njerëzit, marr përsipër të jetë prej banorëve të xhennetit".[8] 


"Arma më e fortë e besimtarit është 
durimi dhe lutja".[9] 


"Ata që duhen vetëm për 
hatrin e All- llahut, do ulen në karriga prej smeraldi, ditën e Kijametit".[10] 


"Atë që e fsheh diturinë e 
mallkon çdo gjë, edhe balenat në det e zogjtë në qiell".[11] 


"Atyre që mblidhen për të 
përmendur All- llahun, u zbret qetësia, i rrethojnë melaiket, i mbulon mëshira 
dhe i përmend All- llahu në Arshin e Tij".[12] 


"Besimtari është pasqyrë e 
besimtarit".[13] 


"Besimtari, 
prej robëve të Zotit, nuk bëhet i keq e zullumqar ndaj atij që urren, as nuk i 
hyn në hak atij që do, as nuk e humbet amanetin, as nuk ka mëri, as nuk shan, 
as 
nuk mallkon, e pranon të vërtetën edhe po s'ju kërkua, është i bindur me atë që 
ka, nuk pretendon atë që s'është e tija dhe nuk e kap kopracia kur është koha 
për të dhënë".[14] 


"Çdo grua që vdes duke qenë i 
shoqi i kënaqur prej saj, do të hyjë në xhennet".[15] 


"Çdo musliman për muslimanin 
është haram: malli i tij, nderi i tij, gjaku i tij dhe i mjafton e keqe 
muslimanit të urrejë vëllanë e tij musliman".[16] 


"Çelësat e fshehtësisë janë pesë dhe nuk 
i  di askush perveç All- llahut (svt): 
Askush se di se çfarë do të bëhet nesër perveç All- llahut, askush se di se 
çfarë ka në mitra përveç All- llahut, askush se di se kur do të bëhet kijameti 
përveç 
All- llahut, asnjeri se di se ku do të vdesë përveç All- llahut dhe askush se 
di 
se kur do të bjerë shi përveç All- llahut".[17] 


"Çelësi i xhennetit është namazi dhe 
çelësi i namazit është pastërtia".[18] 


"Dijetarët janë besnikët e 
All- llahut në robët e Tij".[19] 


"Fjalët më të mira janë 
katër: Subhanall- llah, Elhamdu lil- lah, La ilahe il- lall- llah dhe All- 
llahu ekber".[20] 


"Gjëja më e mirë që i është 
dhënë njeriut është morali i mirë".[21] 


"Gjëja më e mirë që lë njeriu 
pas vete është: Një fëmijë të mirë që lutet për të, një mirësi e vazhdueshme 
dhe 
dija nga e cila përfiton dikush pas tij".[22] 


"Habitem me atë që kërkon 
këtë botë ndërkohë që vdekja e kërkon atë, habitem me të hutuarin ndërkohë që 
All- llahu nuk është i hutuar për punët e tija, habitem me atë që qesh me të 
madhe ndërkohë që se di se a është hidhëruar All- llahu me të apo jo".[23] 


"Habitem me muslimanin: Kur e 
kaplon ndonjë e keqe duron, ndërsa kur e kaplon ndonjë e mirë e falenderon All- 
llahun. Muslimani shpërblehet për çdo gjë, deri edhe për kafshatën që e ngre 
deri në gojën e tij".[24] 


"I lumi ai që është udhëzuar në Islam, 
jetesa e tij është e mjaftueshme dhe ai është i kënaqur me këtë".[25] 

        www.muhamedsytari.com
_________________________________________________________________
Drag n’ drop—Get easy photo sharing with Windows Live™ Photos.

http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/photos.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan