Katër gjërat!!! http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=897
*Shkruan: Hamdi NUHIJU* Nëse përplasemi me një dukuri e cila është më e madhe se ne, atëherë ne do të detyrohemi që të shkapërderdhemi karshi saj. Ne zhdukemi dhe huazojmë një pjesë të zhdukjes nga vet esenca jonë e brendshme. Ne çalojmë nga dashuria e egër e cila nuk di të zbutë. Por, ne nuk e kemi kuptuar ende esencën e dashurisë. Sikur ta kuptonim nuk do të kishim nevojë për një ndrydhje të ndjenjave tona karshi këtyre veprimeve të pa menduara. Duhet gjithmonë t`i freskojmë zemrat tona me dritën e imanit dhe në këtë mënyrë t`i ujisim ato vazhdimisht. Kjo jetë është një xhungël e zbukuruar me të gjitha ngjyrat e mundshme. Ne njerëzit në të shpesh herë ngjajmë në kafshë pa logjikë duke u marrur të drejtën gjinisë tjetër, ose edhe duke na marrur të drejtën gjinia tjetër. Në këtë xhungël, njerëzit nuk do të kishin kuptim nëse nuk do të ishin të dashuruar. Për jetëgjatësinë e njerëzve në këto kushte tmerrësisht të pakuptueshme dhe të paqëndrueshme kujdeset dashuria e cila është e mbuluar me ngrohtësinë e imanit. Disa njerëz largohen nga kreativiteti duke iu frikësuar ujërave të fantazisë të cilat dinë që ta stërpikin secilin njëri në rruzullin tokësor. Por, kjo frikë nuk është reale dhe nuk është e domosdoshme. Njeriu si i tillë ai gjithmonë duhet që të gjurmojë, kërkojë, hulumtojë, veset të cilat e afrojnë deri tek dashuria hyjnore. Deri tek kjo dashuri ne nuk mund të arrijmë nëse nuk e llogarisim veten tonë para se të na llogarisin të tjerët. El Harith el Muhasibi thekson:” Llogaria do të jetë rreth katër gjërave: Ndërmjet imanit dhe kufrit, të vërtetës dhe gënjeshtrës, tevhidit dhe shirkut, si dhe sinqeritetit dhe syefaqësisë.”( Gjigantët e shekujve, es Sulemi, Tiranë,2004, f.29) Të vërtetën e tha ky dijetar i madh! Por, kjo e vërtet nuk duhet vetëm të thuhet nëse edhe nuk punohet me të dhe nëse nuk kihet parasysh gjatë gjithë jetës sonë. Gjatë gjithë jetës sonë ne mësojmë dhe dimë shumë të vërteta, por shumë pak prej tyre i realizojmë në praktikë dhe i mundësojmë që të shndërrisin nga vet veprimtaria jonë me to. Para ardhësit tanë e llogaritnin veten për çdo ditë. Ata nuk kënaqeshin nëse nuk bënin vepra të mira dhe të reja për çdo ditë. E sot kur disa mundohen ta përdorin pendën e tyre në shërbim të Islamit, i duket njerëzve të caktuar sikur këta nuk dinë çka bëjnë. Është bërë e vështirë në ditët tona të gjesh besimtar mysliman të cilët e llogarisin veten para se të llogariten prej Allahut. Gjithmonë gjejmë arsye dhe kohë për t`u marrë me gabimet e të tjerëve, ndërsa në këtë mënyrë harrojmë gabimet tona. E kur harrojmë gabimet tona, ne kujtojmë se jemi të pagabueshëm në këtë botë dhe në këtë mënyrë kërkojmë që edhe të tjerët të na cilësojnë. Harrojmë që njerëzit janë me cilësi dhe karakteristika jo të njëjta. Disa edhe në moshë të shtyrë janë të ngutshëm e euforik, disa edhe pse shumë të rinj në vite janë të matur dhe të urtë. Kjo botë është një kolorit karakteristikash të fshehura në realitetet e njerëzve të ndryshëm. Nëse na shtohet etja për dituri dhe mistikë, atëherë duhet të gjurmojmë pak më sy hapur historinë e të parëve tanë të cilët e çuditën komplet rruzullin tokësor, me diturinë, devotshmërinë dhe njohjen e thellë të gjërave. Njeriu është njohës i Allahut nëse ecë gjurmëve te Pejgamberit s.a.vs. dhe nëse frikësohet që të bëjë mëkate. Me mëkate ne asnjëherë nuk arrijmë që ta njohim Allahun. Në këtë mënyrë ne e ndotim vet shpirtin tonë i cili ka nevojë për pastërti. Për të qartësuar këto ide, do të ndalemi pak shkurtimisht tek kjo thënie rreth këtyre katër gjërave. Ky dijetar i madh na tregoi se në çka fshehët llogaria. Edhe ne duhet ta llogarisim veten në këto katër gjëra, para se të na llogaritë Allahu i Madhërishëm. E deri tek kjo llogaritje kërkohet punë, mund dhe dije. Ndërmjet imanit dhe kufrit besimtari mysliman duhet ta llogaritë veten. Ai për asnjë moment nuk guxon që të dalë jashtë imanit dhe të bëjë kufër. Duhet të kapet fortë për imanin dhe në këtë rrugë duhet edhe njerëzit e tjerë që ti ftojë. Por, nëse sheh dikë që është i errësuar nga kufri, për asnjë moment nuk guxon që ta akuzojë për kufrin e tij, por dot mundohet që me urtësi dhe këshillë të mirë t`i ndihmojë edhe atij personi që të dale jashtë kësaj rruge. Urtësi dhe këshillë nuk është akuza e disa personave të caktuar që i bëjnë dijetarëve të ummetit se ato janë kafira. Ky është një tmerr i cili ka kapluar shoqërinë tonë myslimane. Ndërmjet të vërtetës dhe gënjeshtrës besimtari mysliman çdo herë duhet ta peshojë veten. Ai për ta njohur të vërtetën duhet ta hulumtojë atë, të studiojë, të mësojë tek hoxhallarët dhe dijetarët e devotshëm dhe në këtë mënyrë këtë të vërtetë ta përqafojë përgjithmonë. Kjo nuk d.t.th. se ai ka mundësi që të largohet përgjithmonë prej gënjeshtrës. Zaten një veprim të këtillë nuk e bëri as Pejgamberi a.s. kur i ftoi njerëzimin prej errësirave në dritë. Ai urdhëroi që të thyhen putat, i ftoi njerëzit që t`i besojnë vetëm Allahut, por me dhunë nuk e largoi gënjeshtrën. Sepse gënjeshtra do t`i vyejë besimtarëve që të sprovohen përmes saj. Disa mund të më akuzojnë për këtë mendim të çuditshëm, por nëse nuk ekziston gënjeshtra, atëherë nuk duhet të ekzistojë as djalli i mallkuar dhe kjo botë nuk do të duheshte ta kishte emrin dynja, por xhenet. Ndërsa në mesin tonë fatkeqësisht gjënë teolog dhe njerëz të atillë, të cilët i akuzojnë besimtarët mysliman që nuk janë xhemat i tyre dhe thonë se këto besimtar nuk janë me të vërtetën por janë me ushtrinë e djallit të mallkuar. Ndërmjet tevhidit dhe shirkut besimtari mysliman duhet ta llogaritë veten. Ai nuk guxon për asnjë sekondë të jetës së tij të kalojë në shirk, sepse në këtë mënyrë thyhen ndërtesën e imanit të tij. Ai duhet të pastrojë zemrën dhe mendjen e tij me dritën e monoteizmit ose tevhidit, por jo vetëm me fjalë si veprojnë të krishterët. Dhe jo vetëm me vepra, por edhe me fjalë edhe me vepra, jeta e tij duhet të dëshmojë kapjen pas tevhidit. Ndërmjet sinqeritetit dhe syefaqësisë ai duhet të jetë i vetëdijshëm ti veprojë punët e tij. Sot, fatkeqësisht prej zemrave dhe mendjeve tona është larguar sinqeriteti dhe jemi kapur shumë fortë pas syefaqësisë. Të gjitha veprat që i bëjmë nuk i bëjmë sinqerisht dhe në emër të Allahut, por i bëjmë për tu dukur dhe për t`u treguar para njerëzve të tjerë se sa të ditur jemi ose sa të pasur jemi. Kjo sëmundje është një sëmundje e cila ka kapluar gati secilin besimtar në rruzullin tokësor në ditët tona. Nëse ne e llogarisim veten ndërmjet sinqeriteti dhe syefaqësisë, e në këtë mënyrë largohemi nga syefaqësia dhe kapemi fort pas sinqeritetit, veprat dhe punët tona sado të vogla që të jenë do të kenë efekte shumë afatgjate dhe të mëdha. -- " Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
