Shihe me sy të mirë krijesën!!!
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=911

*Shkruan: Hamdi NUHIJU*

Bota është shndërruar në një vezullim realitetesh të hidhura për kozmosin e
ndjenjave të njerëzve në të. Ata nuk i mendojnë aspak kodekset e sjelljes
dhe metodologjisë së të vepruarit në rruzullin tokësor. Gjithmonë nga
krijesat kërkojnë nënshtrimin, ndërsa Krijuesin e harrojnë në vokabularët e
zemrave të tyre. Vezullimi humb shkëlqimin në momentet e devijimit të
zemrës. Zemra nuk mund të devijojë nëse atë nuk e orienton në këtë devijim
cytja. E cytjes mundesh t`i përgjigjesh me metodat e orientimit kah mirësia.
Mirësi më e madhe është të njohësh Zotin dhe t`i frikësohesh Atij. Nëse ke
frikë Zotin dhe njeh Atë, ti ke legjitimitetin për të jetuar i pastër në
rruzullin tokësor. Por, njeriu si krijesë e dobët jo gjithmonë vepron në
këtë konotacion. Ai ndonjëherë kaplohet nga mendimet djallëzore të cilat e
nxisin që ti përngjajë kafshëve. E shpesh herë është në të njëjtën vijë me
engjëjt e nderuar.
Egoja e njeriut është e tillë! Ajo gjithmonë kërkon nga ai që të gjurmojë në
gjëra tjera të cilat nuk janë në përputhje direkt me Allahun e Madhnueshëm.
Kur Mexhnuni kuptoi se e humbi Lejlanë, ai nuk u hidhërua, por u gëzua, pasi
që në ato momente gjeti rrugët e njohjes ose kahen e shpirtit të tij kah
dashuria hyjnore. E njeriu kur gjen këto rrugë, atëherë djalli i mallkuar e
ka shumë të vështirë që t`i rrijë ballë metodologjisë së tij të adhurimit.
Të ndërtosh këto diga adhurimi që të mos ketë depërtim djalli i mallkuar,
është një punë prej punëve të mirësisë. Ato që edukojnë egon e tyre në këtë
frymë, padyshim se janë fitimtar. Ato gjithmonë shprehen ashtu si u shpreh
Aliu r.a. ndaj botës. Ai botës ose dynjasë i tha, të shkoje ta mashtroje
tjetërkënd pasi që Aliun r.a. nuk mundet ta mashtrojë. Ai që nënshtron botën
me modestinë dhe mirësinë e tij, padyshim se do të jetë i nderuar në të dy
botët. Ndërsa ai që i nënshtrohet botës dhe të gjitha papastërtive të saj,
padyshim se do të jetë një lypsarë që vrapon pas çdo mashtrimi të djallit të
mallkuar. Pa vetëdije do të shndërrohej në ushtar të tij dhe në këtë mënyrë
ai me gojën plotë si ‘havarixhët’ do të thërriste në të vërtetën duke
dëmtuar ummetin. Këto njerëz shohin përmes dioptrisë së djallit të mallkuar
dhe në këtë mënyrë i lëshohen aventurave të frikshme në etiketimin e secilit
njeri në rruzullin tokësor se ai është jashtë rrugës së Zotit dhe se këto
njerëz që po ftojnë njerëzit në të vërtetën janë njerëzit më të mirë. Pas
qenies njerëzore qëndron dashuria e cila është e mbuluar si një arë i çmuar
që nëse del në tregun e veprave të mira me siguri se do të fitonte çmimin më
të lartë. Secili njeri në vete, në qenie dhe prapa qenies së tij është i
rrethuar nga dashuria, kjo cilësi e cila i mban gjallë zemrat e njerëzve dhe
ato i ujit deri në amshim. Por, disa krijesa në rruzullin tokësor i
verbërojnë zemrat e tyre përmes veprave të cilat ngjajnë shumë me veprat e
djallit të mallkuar. Dhe me zemra të verbra bashkëjetojnë me krijesat tjera
si barrë e tyre dhe jo si njerëz të cilët shohin të zgjidhin barrën e të
tjerëve. Mexhnuni përmes Lejlas kuptoi dashurinë e vërtetë, atë të Allahut
të Plotfuqishëm. Ndërsa njerëzit e këtillë të cilët bëhen barrë e shoqërisë
dhe si të tillë vetëm dinë të llomotisin kundër njerëzve që ftojnë në të
vërtetën, janë njerëz që kanë trishtuar burimin e frymëzimit të ideologjisë
së zemrave.
Njeriut i cili vlon nga zelli për të ftuar në të vërtetën dhe për të larguar
njerëzit nga rruga jo e vërtet i del para syve sintagma e artë e cila e
përcjellë gjatë gjithë kohës. Kjo sintagmë ‘Shihe me sy të mirë krijesën’ i
bënë zemrës së tij një ftesë për një ndryshim të kahes. Kjo zemër prej këtij
momenti dhe deri në përfundim të jetës nuk guxon që të tundohet dhe që të
ndjekë një vijë dy kahesh në përballje me realitetet të cilat e rrethojnë.
Këto realitete nuk ndryshojnë nëse nuk ndryshon trajtimi ynë ndaj tyre. Ne
nuk mund ta ndryshojmë këtë trajtim nëse me të vërtetë nuk qëndisim mendjen
tonë me cilësinë e sinqeritetit. Njeriu ndjek ritmet e melodisë së Orientit
dhe në këtë mënyrë bëhet konfuz karshi bukurisë së dashurisë. Në fakt, ai
nuk duhet të jetë përballë bukurisë së dashurisë. Ai përmes ritmit të
melodisë së Orientit që mëson zemrën e tij për të qenë e qëndrueshme në këto
sfida i jep kuraje vet identitetit të të mirës të dale në pah. Ndërsa kur
del në pah së bashku me dashurinë, modestinë, sinqeritetin, ai arrin që t`i
kuptojë njerëzit dhe me to të bashkëveprojë në këtë rrugë të vështirë. Nëse
nuk ke kuptim të drejtë për njerëzit dhe problemet e tyre, atëherë mos prit
që të tjerët të kenë kuptim të mirë dhe të drejtë ndaj problemeve tua.
Njeriu është një ndrydhje e identitetit të mirësisë e cila afishon dijen e
tij nën hijen e mirësisë së Allahut. Abstraktja e tij, nuk mund të kuptohet
pa esencën me të cilën i drejtohet miliarda zemrave në rruzullin tokësor. E
ai që i drejtohet zemrave me këtë gjuhë, është njëjtë sikur ai i cili
porositë njerëzit në këtë mënyrë:
“ Shihe me sy të mirë krijesën,
Për hir të Krijuesit..”
( Tesavufi ose mistika islame, Osman Nuri Topbash, Stamboll,2006, f.227)


-- 
" Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan