From: [email protected] To: [email protected] Subject: A ke trokitur derën Date: Fri, 5 Jun 2009 14:47:13 +0200 A ke trokitur derën? 1- Falu, para se ta falin ty namazin e xhenazes Isha njeri që nuk falesha..të gjith më këshilluan…babai dhe vëllezërit e mi..mirëpo aspak nuk u përgjigjesha… Cingëroi telefoni një ditë, e në telefon u paraqit një plak duke qajtur dhe duke thënë: Ahmedi? …po!... All-llahu të dhashtë sabër, e kemi gjetur Halidin të vdekur në shtrat…bërtita: Halidin?! Po ai ishte mbrëmë me mua…qau dhe tha: do t’ia falim namazin e xhenazës në xhaminë e madhe. E mbylla telefonin…dhe qava: Halidi! Si ka mundësi të vdes djaloshi i ri! Hetova se vdekja tallet me pyetjen time. Hyra në xhami duke qajtur… Për herë të parë i fali dikujt namazin e xhenazes…e kërkova Halidin dhe e gjeta të mbështjellur me qefin…qëndronte para rreshtave dhe nuk lëvizte…bërtita nga kjo pamje…kurse njerëzit filluan të më shikojnë. E mbulova fytyrën dhe e ula kokën…tentova të duroj…më mori babi im afër dhe më pëshpëriti në vesh: falu para se ta falin ty namazin e xhenazes!! Mu duk sikur të lëshonte zjar e jo fjalë…fillovë të dridhem…shikoja Halidin…po të ngriheshte nga vdekja…vallë çka do të shpresonte! Duhan? Mikeshë? Udhëtim? Muzikë? Paramendova vetveten në vendin e tij…mu kujua: “(Përkujto) Ditën kur do të zbulohet kërciku (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk munden”. (el-Kalem: 42). U nisëm për në varrezat…e zbritëm në varr…fillova të mendojë: nëse pyetet për veprat e tija? Çka do të përgjigjet: njëzet këngë! Gjashtëdhjet filma! Me mijëra cigare! Qava shumë…ska namaz që ndërmjetëson…as vepër qëe ndihmon…Nuk munda të lëviz nga vendi…shumë më priti babi im…e kash Halidin në varrin e tij, fillova të largohem, kurse ai dëgjon zhurmën e nalleve të mia… 2- Mendonte se lumturia qëndron në: Shkuarjen pas vajzave…çdo ditë nga një kurban…shpesh udhëtonte jashtë vendit, edhe pse nuk ishte në marëdhënie pune, vjedhte dhe harxhonte pasurinë në lozjen dhe shfryrjen e tij… Gjendja ime ishte e ngjajshme me gjendjen e tij, mirëpo unë, All-llahu është dëshmitar, isha më pak i keq se ai…një ditë më cingëroi në telefon dhe kërkoi prej meje ta shpiej në aeroport…hypi në veturën time, ishte i gëzuar dhe i tregonte biletat…i habitur nga veshmbathja dhe formë e frizurës, e pyeta: ku? Tha…. I thashë: All-llahu na ruajtë!! Tha: po ta provoje nuk do të kishe durim që të jeshë larg sajë… I thashë: udhëton vet! Po, tha, që të veprojë çka të dua… I thashë: harxhimet? Tha: i kam rregulluar disi…heshtëm…kurse në kasetofon kisha një audio shirit “mbi pendimin” dhe e lëshova…bërtiti që ta ndali. I thashë: u kryen bisedat tona, andaj lërëna të dëgjomë pak, e pastaj udhëto dhe vepro çka të duash…heshti… Hoxha foli mbi pendimin dhe përmedni disa tregime të njerëzve që janë penduar… U qetësua miku im dhe filloi të përsërisë: estagfirull-llah…filloi të ndikojë edhe ma shumë këshilla, kurse ai filloi të qajë dhe në fund i shkyu biletat e tha: më kthe në shtëpi…arritëm në shtëpi të ndikuar deri në palcë…zbriti duke thënë: esselamu alejkum…kurse zakonisht thoshte: baaaaj.. Pastaj udhëtoi për në Mekë, e pasiqë u kthye prej Mekës, u ba njeri i devotshëm, çdo herë e shihja duke u falur, duke bërë dhikër dhe vazhdimisht më këshillonte që të pendohem dhe të përqëndroj në fenë e All-llahut… U sëmur vëllau i tij në një qytet tjetër, andaj shkoj atje…pas disa ditëve, ndodhi befasia! Mu lajmërua vëllu i tij dhe më tha: All-llahu të dhashtë durim për filanin…mbrëmë e fali namazin e akshamit dhe u mbështet në një shtyllë të xhamisë duke e përmendur All-llahun…e kur erdhëm ta falim namazin e jacisë e gjetëm të vdekur… 3- Burri i saj i kishte mbushur të dyzetat Konsumator kronik i alkoolit, e rrihte gruan dhe fëmijët dhe i përzinte nga shtëpia…fqinjëve u dhimbeshin, andaj ndërhynin që tua hap derën e të futen brenda…tërë natën e kalonte i dehur…kurse gruaja tërë natën e kalonte në qarje dhe lutje…ishte njeri i keq…afër tyre banonte një djalosh i devotshëm, edhe një ditë erdhi në vizitë të këtij të dehurit. Doli në derë duke u lakuar, kur në derë pa një djalosh me mjekërr, fytyra i ndriçonte, bërtiti duke thënë: çka dëshiron? Tha: kam ardhur të të vizitojë! I bërtiti duke i thënë: All-llahu të malkoftë, o qen… a është kjo kohë e vizitës! E pështyu në fytyrë… Ky djaloshi e fshiu pështymën nga fytyra dhe tha: më fal, do të vijë në një kohë tjetër… vazhdoi jetën dajloshi në thirrje dhe përpjekje…pas një kohe sërish i erdhi në vizitë…kurse rezultati ishte i njejtë… Gjersa një herë i erdhi, kurse ky doli i dehur dhe i tha: a nuk të kam përzërë…pse po insiston të vishë? Tha: të dua dhe dëshiroj të ulem me ty, i erdhi turp e tha: unë jam i dehur… tha: ska problem, ulem me ty edhe pse je i dehur… Hyri djaloshi dhe filloi t’i flet për madhërinë e All-llahut, për xhennetin dhe xhehenemin…e përgëzoi se All-llahu i do pendimtarët…kurse njeriu gjatë tërë kohës e përmbante vetveten që mos të qajë…pastaj u përshëndet me te djaloshi dhe u largua… Përsëri i erdhi dhe e gjeti të dehur, i foli sërish për xhennetin dhe mallëngjimin për te, e ia dhuroi një parfym të shtrenjtë dhe shkoi… U mundua ta gjejë në xhami, mirëpo nuk erdhi… Sërish u kthy te ai dhe e gjeti të dehur në dehje të rëndë…filloi ti flet, kurse njeriu filloi të qajë dhe thoshte: All-llahu kurrë nuk do të ma fal … unë jam kafshë… pijanec, All-llahu nuk do të më pranojë… i përzë vajzat e mia, e poshtërsoi gruan time, e turpërojë vetveten… filloi të dënesë.. e shfrytëzoi djaloshi këtë mundësi dhe i tha: unë jam duke shkuar në umre me disa hoxhallare, eja me ne… Tha: unë jam pijanec!! I tha: po pse mërzitesh…ata të duan sikurse unë… Ia solli rrobat e ihramit nga vetura dhe i tha: laju dhe vesh rrobat e ihramit…i mori dhe shkoi që të lahet…kurse djaloshi kërkonte prej të nxitojë, me qëllim që mos të kthehet sërish në muhabetin e vjetër… Doli me valigjen e tij, mirëpo nuk kishte haruar që në te të vëndonte edhe rakinë… U nis vetura, brenda ishin djaloshi, pijaneci dhe dy burra të devotshëm…filluan të bisedojnë për pendimin…ky, njeriu nuk e dinte as fatihanë… ia mësuan fatihan… Iu afruan Mekës natën… ndërkohë këtij njerit i vinte era raki nga goja… u ndalën që të pushojnë… kurse pijaneci tha: unë do ta vozis veturën e ju fleni!! E refuzuan këtë kërkesë të tij me butësi… u ndalën dhe e përgaditën shtratin… ky i shikonte derisa flejtën… u zgjua rastësisht e i gjeti duke u falur… Filloi të pyes vetveten: ngriten që të falin namaz e qajnë, kurse unë flej i dehur… Thirri ezani i namazit të sabahut, e zgjuan edhe ate, u falën së bashku e pastaj ngrënën mëngjes… i shërbenin sikur të ishte udhëheqësi i tyre…e pastaj u nisën… Filloi zemra ti zbutet dhe ta kaplon mallëngjimi për Qaben…hyrën në harem, e kaploi trema dhe filloi të ecë me hapa të shpejtë…u drejtua kah qabeja, qëndroi dhe filloi të qajë: o Zot, më mëshiro…nëse më refuzon Ti, te kush të strehohem! Mos më kthe të dëshpëruar… U frikuan për te… Dridhej toka nga të qajturit e tij… Kaluan pesë ditë në namaz dhe lutje… Gjatë kthimit…e hapi valigjen dhe e hodhi alkoolin duke qajtur… Kur arriti në shtëpi… qau gruaja dhe vajzat e tija…. Njeri, në të dyzetat sikurse të kishte lindur përsëri… Përqëndroi në namaz…lëshoi mjekër, e cila ishte e thinjur…. Më vonë u ba muezin në xhaminë e afërt… duke lexuar Kur'an mes ezanit dhe ikametit e mësoi tërë Kur'anin përmendsh… 4- dr. Abdull-llahi thotë: më thirrën në një konferencë të medicinës në Amerikë… Më shkoi ndërmend të vishem me rrobat e mia të rëndomta, veshmbathje arabe… arrita në Amerikë… hyra në sallën e konferencës, e pas një mjek arab dhe u ula pran tij… Më tha: ndërroi rrobat, mos na poshtërso para të huajve…heshta… Filloi konferenca…kaluan dy orë… hyri koha e namazit të drekës, kërkova leje, dola dhe shkova të fal namazin… Pamja ime ua tërhiqte vëmendjen… pastaj hyri koha e namazit të iqindisë, u ngrita ta fali namazin, e afër meje hetova një njeri i cili falej afër meje dhe qante. Kur e kreva namazin, vërejta se ai që falej pas meje ishte ai që më dha vrejtje për rrobat e mia. Duke i fshirë lotët tha: ky është namazi i parë qe katërdhjet vjet!! U habita! I thashë: kam ardhur në amerika para katërdhjet vjetëve, kam nënshtetsi amerikane, mirëpo asnjë rekat si ja kam bërë All-llahut, subhanehu ve teala. Kur të pash duke e falur drekën, mu kujtua Islami, të cilin e kisha haruar, e thash: nëse ky djalosh ngritet të falet sërish do të falem me te… All-llahu të shpërbleftë… Kaluan tre ditë… kjo konferencë ishte për studime mjekësore… mirëpo shpresva që ndonjëri të flet për Islamin, mirëpo ishin të angazhuar… Në koktelin e përfundimit më pyetën: pse nuk ke veshur rrobat e mjekut? Iu falënderova për interesimin e tyre, e u thashë: këto janë rrobat tona dhe nuk jam në spital. Pastaj dëshirova të shfrytëzoj rastin që ti thërras në fe, mirëpo udhëheqësi i konferencës aludoi se koha më përfundoi, mirëpo mua mu kujtua që të vëndojë pikëpyetje dhe të ulem… Thashë: një konferencë kushton me miliona për të studiuar atë që gjinde brenda trupit të njeriut, mirëpo ky trup, vallë pse është krijuar?!! U buzëqesha dhe zbrita nga foltorja, udhëheqësi vërejti habinë e të pranishmëve dhe më dha shenjë që të vazhdoj… fillova të flas për Islamin, realitetin e jetës, qëllimin e krijimit, fundin e kësaj bote, e kur përfundova ligjeratën, u ngritën katër mjeke dhe publikuan dëshirën e tyre për të hyrë në Islam… 5- Më tha: kam udhëtuar atje për shërim Sara ishte motër medicinale në laboratorinë e spitalit… të gjith e njihnin dhe e shihnin çveshjen e sajë dhe nuhatnin aromën e sajë… një ditë më pa në laboratori duke marur një dosje time, e mu buzëqesh… e ula kokën. Ajo më tha: mirësevjen, po çka paska filani? Heshta…përfundova punën në laborator dhe dola me keqardhje për çveshjen dhe guximin e sajë. Kuptova se këto janë hapat e shejtanit… Më tha shejtani: jepja numrin e telefeonit tënd, e kur të thërret, këshilloje!! Sa ide të mrekullueshme ke, o iblis! Ta këshillojë disa minuta, që më vonë të bi me te në gropën e shejtanit… Vëndosa tia dhurojë një libër të ndikueshëm… e në fillim të librit shkrova: “Motra ime! Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka tërhjekur vërejtjen nga gratë e mbuluara e të çveshura, se ato nuk do të hynë në xhennet, e as që do të shijojnë aromën e xhennetit… gratë që veshin rroba tërhjekëse, vëndojnë shami joshëse, gruaja e parfymosur i ngjanë lavires, e cila e ofron trupin e sajë. Vallë do të humbish xhennetin për shkak të një marëdhënie të palejuar, me të cilën kënaqet tjetri?! Reziku është i madh, nuk kalon edhe aq lehtë”. Shkova në spital…hyra në laboratori, mirëpo nuk e gjeta aty… pas disa çasteve u drejtua kah unë: mirësevjen, si je… i thashë: elhamdulilah, urdhëro dhe ia dhash librin… e lëkundi kokën në shenjë falënderimi, mori leje dhe shkoi… I dëgjova disa që më panë duke thënë: All-llahu të shpërbleftë… Pas një kohe shkova për të bërë analizat dhe u shtriva në shtratin e laboratorisë, ndërkohë me erdhi një teknik! U habita, ku është Sara!! Afër nesh kishte një perde që na ndante nga reparti i grave…. Sa u përmend emri im, e dëgjova duke thënë pas perdes: All-llahu të shpërbleftë, pastaj kaloi pran nesh, e mbuluar si duhet, nuk ishte e çveshur e as e parfymosur dhe vetëm me gratë punonte… 6- Për fund: a ke trokitur derën!! Jetojmë në një kohë ku janë shtuar telashet, sprovat e syrit, dëgjimit, imoralit dhe pasurisë jo të pastër… sikurse të jetojmë në kohën për të cilën Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka thënë: (( فإن وراءكم أيام الصبر ، الصبر فيهن كقبض على الجمر للعامل فيهن أجر خمسين منكم )) “Pas juve do të ketë ditë të durimit, durimi në ato ditë është sikur të kapish gacën, ai që vepron shpërblehet sa pesëdhjet pre jush”. (sahih, “es-sahiha”, nr. 494). Pra, ritet shpërblimi i besimtarit në kohën e fundit, sepse është jabanxhi në mesin e mëkatarëve, të cilët hanë kamatën, kurse ai kamatë nuk ha, dëgjojnë muzikë, kurse ky nuk dëgjon, shikojnë në harame, kurse ky nuk shikon, pinë alkool, kurse ky nuk pi…kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: (( بدأ الإسلام غريباً وسيعود غريباً كما بدأ فطوبى للغرباء )) “Ka filluar Islami jabanxji dhe si i tillë do të kthehet, siç ka filluar, xhenneti qoftë për jabanxhiun”. (“es-Sahiha”, nr. 1273). Dhe thotë: ((ما من عام إلا والذي بعده شر منه حتى تلقوا ربكم )) “Secili vjet që vjen, viti që vjen pas tij është më i keq se ky, derisa ta takoni Zotin tuaj”. (Sahih, Tirmidhiu). Poashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: (( يقول الله : " وعزتي لا أجمع على عبدي خوفين ولا أجمع له أمَنين إذا أمِنَني في الدنيا أخفته يوم القيامة وإذا خافني في الدنيا أمّنته يوم القيامة " )) “All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: Pasha Krenarinë Time robit Tim nuk ia grumbullojë dy frika dhe dy qetësimë; nëse është i qetë prej Meje në dynja do ta frikësoj në ahiret, e nëse më frikohet në dynja, do ta qetësoj në ahiret”. (sahih, “sahihut-Tergibi”, nr.3376). Ai që frikohet në dynja, që e madhëron All-llahun, subhanehu ve teala, ai do të jetë i qetë në ditën e Kijametit dhe do të gëzohet në ditën e takimit me All-llahun… kurse ai që ka bërë mëkate, brengë e tij kryesore ka qenë epshi i barkut dhe organit, ky njeri vazhdimisht do të frikohet dhe do të trishtohet në ahiret…andaj mbështetju All-llahut para se të mbyllet dera dhe të vjen llogaria… mos u mashtro me numrin e madh të atyreve që bijnë… e as me numrin e rrallë të atyreve që përqëndrojnë…sepse ti je në të vërtetën e qartë… Dr. Muhamed el-Arifi Përktheu: Bekir Halimi _________________________________________________________________ Show them the way! Add maps and directions to your party invites. http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/events.aspx --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
