Më pritë o vapë e gushtit
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=916
Shkruan: Gentian JETISHI
Ju mund të thoni se jetoni të lumtur, por sapo përmendet fjala lumturi
juve ju çrregullohen emocionet. Pak janë nga njerëzit që japin ndonjë
definicion të qartë dhe shumë përfshirës , sepse gati të gjitha teoritë
për lumturin mbesin abstrakte dhe jashtëtokësore. Porse lumturia
s'është tjetër veç se emocioni që ndihet gjatë përpjekjeve për ta
arritur lumturin. Tani mos nxitoni të klasifikoni artikullin të tillë
apo të atillë, por jepni vetës rast ta lexoni deri në fund.
Edhe ju si unë mund të keni dëgjuar zëra në lidhje me muajin e shenjtë
të ramazanit që tani siç dihet figuron në kalendar në një kohë shumë të
nxehtë vere, Burra, gra - persona moshë rritur flasin me frikë për
agjërimin e muajit të shenjtë të ramazanit : ' sivjet s'di a do të
mundemi me agjëruar' - ' valla kanë thanë se sivjet do të jetë shumë
nxehtë s'di qysh do t'ia bëjmë' .
Të ndershëm besimtarë, cila nga gjërat e vlefshme arrihet lehtë dhe pa
mundë, e çka mund të themi për Parajsën e Zotit, pse a nuk duhet të
derdhim djersë edhe ne siç bënin gjeneratat e hershme.
Pejgamberi Muhammed a.s. ka thënë: 'Agjëroni një ditë të nxehtë në këtë
botë, për një ditë kur nxehtësia do të jetë e shumë e nxehtë'
Tani ata që kanë thënë dhe menduar me frikë për ramazanin, le të ulin
kokën poshtë, le ti kthehen brendësisë së tyre ta dëgjojnë tek i
thërret për pendesë. Në përpjekje për të fituar faljen e Zotit le ti
bashkohen fushatës : ' Thoni jo panikut të jo-burrave dhe kukatjeve
grash - Lutuni : O Krijues Suprem mundësona ta arrijmë muajin e shenjt
të ramazanit e në të Parajsën Firdews .
Le të filloj fushata tani, me përgatitjet për këtë mysafirë të nderuar.
Bashkësia Islame e Kosovës duhet që tanimë të ketë përgatitjet për të
pritur dhe begatuar e gjallëruar aktivitetet në këtë muaj të Parajsës.
Rreth vetës duhet ti tubojë intelektualët që tani më janë në
dispozicion të ndihmesës për kauzën islame. Sigurisht që edhe
profesionist të profesioneve të ndryshme janë të gatshëm vetëm se
presin që tu ofrohet rasti serioz dhe i rafinuar.
Aktivitetet e ramazanit duhet të jenë të ndryshme.
Më pakë tribuna të ndryshme me mega-hoxhollarë, më shumë aktivitete
kulturore dhe artistike të organizuara në mënyrë më profesionale dhe me
serioze .
Më pak debate pas mesnate në RTK nga hoxhallarë të njëjtë - më shumë
debate tërheqëse me të rinj dhe të tjerë mysafirë dhe hoxhallarë.
Më shumë video klipe ilahish, me kualitet të lartë të videos por edhe të
përmbajtjes.
Më shumë Islam, kulturë, art, modernitetet - më pak traditë jo serioze dhe jo
dobiprurëse.
Le ti bashkohen kësaj fushate vëllezërit tanë të cilët agjëruan apo jo,
të paktën të respektojnë këtë kohë tonën duke dëshmuar kulturën
post-moderne .
Kuvendet Komunale përkatëse të përkrahin jo vetëm moralisht por edhe
materialisht aktivitetet kulturore dhe artistike që do të organizohen
gjatë muajit të shenjt të ramazanit.
Ministria e arsimit duhet të ketë në konsideratë gjatë përgatitjes së
planeve përkatëse për ekskursione jashtë vendit që të mos rastisin të
jenë në kohë të ramazanit.
Besimtarët duhet të kenë kujdes që organizimet e udhëtimit të pushimeve që to
mos jenë në kohë të ramazanit.
Kafe-baret të kenë në konsideratë ndjeshmërinë e shumicës së klientëve
dhe gjatë kohës së agjërimit të jenë të mbyllura ndërsa në mbrëmje të
hapen pas iftari. Imamët e teravive inkurajohen që të dalin me
komunitetet përkatëse pikërisht në këto kafe të cilat e respektojnë
muajin e ramazanit (sigurisht kafet i paguan se cili të vetën)
Prijësit fetar islam ftohen të i bashkohen kësaj fushate jo-formale të
përpjekje për t'i bërë që të kuptojnë komuniteti se agjërimi i
ramazanit nuk është diç e vështirë por përkundrazi diçka që do të i
bëjë të ndihen mirë në këtë dhe tjetrën botë.
Besimtarët që do të agjërojnë këtë ramazan vendosin tani, ndihmoni ata
me ligjërata, shkrime, video projekte që të mos hutohen nga rruga e
Parajsës.
Eh Parajsa.....
O Zot i Madh, O Krijues Suprem të lutem unë i vogëli, krijesa e dobët e
çdo herë më e dobët. Të lutem o Allah të ma mundësosh ta arrijë vapën e
gushtit, e ta freskoj zemrën time të ndezur flakë me freskinë e muajit
të shenjtë të Ramazanit.
E në të ta shkrijë dëshpërimin që na ofroj jeta për kaq pak kohë nga ndarja me
ty .
E të notoj në detin e shpërblimeve që ofron ky muaj.
Ta ndjej edhe një herë shijen e humbur të jetës, gjallërinë e ditëve të
këtij muaji të shenjtë, të iftarëve plotë hare, teravive me gumëzhim të
fëmijëve dhe namaze të natës aty ku zemra rrah edhe jeta e koka jonë
notojnë në kërkim të faljes dhe të kënaqësisë së ALLAHUT, MË TË MADHIT,
Krijuesit, Furnizuesit, Zotit tim.
___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct)
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]
__________________________________________________________________
Looking for the perfect gift? Give the gift of Flickr!
http://www.flickr.com/gift/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---