“Qerbelaja” shqiptare Hamdi NUHIJU http://www.mesazhi.com/author_article_detail.php?id=754 E hënë, 08 Qershor 2009 18:09
Nga historia e religjionit tonë kemi mësuar për golgotën e cila ndodhi në Qerbela. Një rast i paprecedent i cili ndryshoi rrjedhat e një superfuqie. Të gjithë e dimë se aty çfarë ndodhi! Vrasja tragjike e nipave të Pejgamberit Muhamed edhe atë nga brenda bashkësisë. Gjatë historisë së popullit tonë jemi mësuar me raste të këtilla tragjike, ku shqiptarët kanë qenë të tradhtuar dhe të vrarë prej shqiptarëve. Zaten shumë beteja në të gjitha sferat shqiptarët i kanë humbur si rezultat i tradhtisë dhe sulmeve brenda bashkësisë së vet. Normal në këtë gjë kanë investuar shumë fuqitë e errëta të jashtme të cilat kanë dashur që të shkatërrojnë ndikimin e këtij populli në rrjedhat historike, për këtë arsye janë munduar që në mënyrë kaq të ulët edhe ti sulmojnë. Mund të paramendoni vetëm në dy dekadat e fundit kishim 3 luftëra të përgjakshme në mesin e trojeve tona. Ne nuk mund të themi se këto luftëra, ose pjesëmarrësit shqiptar në to ishin në rrugë të gabuar, pasi që ata shqiptar nuk gjenin rrugë tjetër për të arritur deri tek e drejta e tyre jetike. Por, dimë raste të shumta dhe të ndryshme që në beteja të caktuara shqiptarët në këto luftëra, ishin të tradhtuar nga vet shqiptarët. Sot ndodh e njëjta gje me shqiptarët e Maqedonisë. Vetëm se ndryshojnë mjetet të cilat përdoren në vrasje. Para syve të të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë, dhe para syve të botës, policia maqedonase pa të drejtë në Sopot vrau disa shqiptar dhe disa të tjerë i burgosi. Ndërsa historia më e re e popullit shqiptar të Republikës së Maqedonisë nisë me masakrën e Brodecit, ku për ditë të tëra shqiptarët e këtij fshati ishin nën presion të policisë maqedonase dhe pas këtij turpi të kësaj qeverie, një pjesë e fshatarëve të pafajshëm u vendosën në burgjet e Maqedonisë. Në atë kohë partia shqiptare në pushtet PDSH ishte e pafuqishme që të ndalë këtë masakër ndaj shqiptarëve të këtij vendi. Në fakt, ajo ishte edhe pjesë e koalicionit dhe një pjesë të madhe të fajit për ato raste tragjike mban edhe ajo parti. Edhe pse kështu qëndronin punët me partinë shqiptare në pushtet të atëhershëm, edhe sot e kësaj dite nuk dihet fati i të burgosurve të pafajshëm shqiptar. Partia tjetër shqiptare në pushtet BDI, mbeti e shurdhër para kërkesave të sinqerta të sopotasve dhe brodecasve. Në media pamë edhe një protestë të hapur nga familjarët e të burgosurve të pafajshëm të cilët para selisë së BDI në Reçicë kërkonin drejtësi. Njerëzit të cilët mbrojnë vijën politike të udhëheqësisë së këtij vendi mund të thonë se këto familjar, e kanë gabuar derën dhe se BDI nuk është shtet, dhe se BDI nuk i ka vendosur nëpër burgje ato shqiptar të pafajshëm. Në disa nuanca mund të kenë të drejtë, por realiteti është i hidhur, pasi që 'monarku' Nikolla Gruevski ia humbi toruan të gjithë shqiptarëve të këtij vendi. Është tragjike të shohim veprimet e partisë e cila gjithmonë thërret në vlerat e luftës së 2001, ndërsa nuk dëgjon kërkesat e shqiptarëve të Sopotit dhe Brodecit. Populli i pafajshëm i këtyre dy vendeve nuk di më rrugë se si të veprojë drejtë zgjidhjes së problemit të vet. Nga ky veprim i BDI mendojë se shumë nëna kanë me ngelë pa bijtë e tyre, shumë gra pa burrat e tyre dhe shumë fëmijë do të mbesin jetim. Është përgjegjësi e shoqërisë që të zgjidhë problemet e këtyre familjarëve të pafajshëm që u bënë viktimë e 'regjimit' të 'monarkut' Nikolla Gruevski. BDI në qeverinë e Nikolla Gruevskit mund ti bëjë presione të ndryshme diplomatike që të zgjidhet çështja kaq e ndjeshme e popullit tonë shqiptar të përvuajtur. Ajo nuk guxon që nën pretekstin se ka gjëra më prioritare, ta lë në heshtje këtë problem të madh të këtyre familjareve të cilat familjar u bënë viktima e gjithë popullit shqiptar të Republikës së Maqedonisë. Në Brodec dhe në Sopot ndodhi ajo e cila nuk duhej të ndodhte asnjëherë në popullin tonë. Për t`u liruar të burgosurit e Sopotit u organizuan shumë protesta paqësore në Kumanovë. Por, partia shqiptare në qeveri ishte e shurdhër para këtij revolti të këtyre qytetarëve të cilët kërkonin që të zgjidhet problemi i familjarëve që ranë viktimë e pushtetit. Edhe për të burgosurit e Brodecit ne si studentë organizuam shumë peticione dhe mblodhëm shumë nënshkrime, por të gjitha këto ranë në ujë dhe fati i brodecasve ende është i pazgjidhur dhe nën hijen e errët të pushtetit të këtij vendi. Tashmë Nikolla Gruevski ka shtrirë pushtetin e tij absolut. Është bërë e vështirë që një parti politike shqiptare t`i bëjë ballë këtij ndikimi. Por, forca, vuajtja dhe sinqeriteti i popullit është ajo e cila mund të bëjë revolucione në të katër anët e rruzullit tokësor. E nëse BDI vepron në emër të popullit dhe kërkon drejtësinë për popullin që e zgjodhi të jetë fjala e tij, atëherë padyshim se do të arrinte fitore të mëdha. Të shpresojmë se përfundimisht BDI do t`i kthehet popullit që e zgjodhi dhe do të mbrojë interesat e po këtij populli. E deri atëherë, duroni o familjar nga Sopoti, duroni o familjar nga Brodeci, se drejtësia nuk ju harron asnjëherë!!! -- " Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
