Si pendohet ai që ka rënë në bidat apo në hizbije?

Autor: Shejkh Rabij' Ibn Hadi el-Medkhalij
Burimi: bakkah.net

 
 
Pyetje: Si pendohet ai që bie në bidat apo në hizbije?
 
Përgjigje: “Ai e pranon veprën në të cilën ka rënë ose bidatin ku ka rënë. 
Gjithashtu, ai duhet ta sqarojë pavërtetësinë e veprës së tij, siç ka thënë 
Allahu Tebarake ue Te’ala:
إِلا الَّذِينَ تَابُوا وَأَصْلَحُوا وَبَيَّنُوا
“Përveç atyre që pendohen, përmirësohen dhe bëjnë sqarim (për çështjen e 
tyre)...” [el-Bekare, 160]
Pra, ai duhet të përmendë bidatin në të cilin kishte rënë, duhet ta sqarojë 
pavërtetësinë e tij, të shfaqë keqardhjen (që ra në atë bidat) dhe duhet të 
deklarojë braktisjen e atij veprimi (që është bidat) duke patur vendosmërinë 
për të mos u kthyer më kurrë tek ai (bidat).
Këto janë kushtet e pendimit: një ndjenjë e vërtetë keqardhjeje, braktisja (e 
bidatit) dhe vendimi i patundur për të mos iu kthyer më bidatit të tij.
Dhe nëse ai u ka bërë dëm njerëzve - Allahu ju bekoftë - dhe bidati i tij është 
përhapur midis tyre, atëherë ai duhet ta sqarojë hapur pavërtetësinë e tij dhe 
duhet të përhapë argumentin që vërteton pavërtetësinë e asaj gjëje.
Ka njerëz që thonë se janë penduar, pastaj duket nga veprimet dhe qëndrimet e 
tyre se ata nuk ishin të vërtetë në pendimin e tyre. (Tek ata) nuk ka asnjë 
shenjë keqardhjeje apo turpi.
Unë kam parë njerëz që thonë, “Unë jam penduar” dhe pastaj ata vazhdojnë po tek 
ajo gjë nga e cila ata pretendojnë se janë penduar! Kjo është si shembulli i 
mosbesimtarit që pranon Islamin, por më pas ai vazhdon ta ngrejë shpatën kundër 
Muslimanëve. Ai thotë: “Unë jam penduar, por shpata ime është ende e zhveshur 
sot...” Kjo është një provë e qartë që tregon se ai nuk ka qenë i vërtetë dhe 
se ai nuk është penduar me të vërtetë.”
 
Përktheu Alban Malaj





_________________________________________________________________
Drag n’ drop—Get easy photo sharing with Windows Live™ Photos.

http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/photos.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan