U shkelëm me të drejtë, a pa të drejtë?
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=924

*Shkruan: Hamdi NUHIJU*

Në të katër anët e rruzullit tokësor, dikur jehonte drejtësia, mirësia,
mirëqenia, sjellja e mirë, bukuria e ndjenjave, dhembshmëria, dashuria,
trimëria, dituria, besimi. Por, me kalimin e kohës dhe me paralajmërimet e
trazirave, njerëzit ngrenë krye kundër njerëzve, popujt ngrenë krye kundër
popujve, dhe në këtë mënyrë i gjithë njerëzimi filloi që të turbullohet e të
ngrejë krye kundër Zotit. E kur ngre krye kundër Zotit, që është Krijues,
atëherë fëlliqësitë vijnë ndër ne, e ne nuk kemi mundësi që t`i bëjmë ballë
asnjë sjelljeje çoroditëse në rruzullin tokësor. Atëherë më i miri ndër nesh
është ai i cili veçohet prej shoqërisë dhe jeton një jetë meskine. Por në
kohë turbullirash e fëlliqësish është e vështirë që njerëzit e drejtë dhe të
mirë të izolohen e të largohen prej shoqërisë me qëllim që të ruajnë
pastërtinë e zemrës dhe jetës së tyre. Sepse edhe në vendet më të largëta,
edhe në malësi, fëlliqësitë depërtojnë dhe stërpikin gjithandej rrugëve të
njerëzisë. Pasi që gjendja qenka e këtillë, dhe nuk paska mundësi që njeriu
ta ruaj veten prej fëlliqësive duke mos u stërpikur prej tyre atëherë më e
ndershme është që të përballemi me këtë volum të madh të fëlliqësive dhe t`i
bëjmë rezistencë. Kjo rezistencë kërkon përgatitje maksimale shpirtërore dhe
fizike e intelektuale nga ana e jonë. Nëse nuk jemi në nivelin e duhur për
t`i bërë ballë dhe për t`u bërë pengesë e fëlliqësive, ne nuk do të kemi
mundësi që të justifikojmë esencën e qenies tonë. Nga volumi i fëlliqësive
filluan që të depërtojnë në mesin tonë zëra përçarës, të cilët zëra vetëm se
kishin synime që të humbim fuqinë të cilën e fituam në saje të drejtësisë,
modestisë, besimit e dijes. Nëse nuk janë të lidhura këto komponentë
ndërmjet veti tek njeriu i sotshëm, do të kishim shumë probleme në rruzullin
tokësor. Sot model qytetërimi e civilizimi janë bërë shërbëtorët e dikurshëm
tanë. Me shekuj na shërbyen dhe përfituan nga ne të gjitha dijet e mundshme,
ndërsa në momentin e duhur gjetën rrugën e fëlliqësisë që të na hedhin e të
na shkelin. Njeriu kur i shërben epshit dhe nuk e ujit shpirtin e mendjen e
tij me besim e dije, qoftë edhe në kryen e botës është një fundërrinë e saj.
Nga pozita udhëheqëse bëhet një i vdekur në krahët e një të sëmuri të madh.
Përderisa epshi ekziston, nuk ka arsye që të tentojmë ta zhdukim, por kemi
shumë mjete pejgamberike se si ta kontrollojmë atë dhe jo ajo të na
kontrollojë ne. Epshi në njeriun gjënë një mik ose një armik. Është i njëjtë
sikur nxënësi i cili i mësoi shumë shkathtësi mundjeje tek mjeshtri i tij,
por mjeshtri vetëm një stil dhe teknik ndeshjeje nuk ia kishte mësuar. Kur
filloi që epshi të ngulmojnë mendjen e nxënësit dhe t`i përshpërisë së ai
është më superior se mësuesi i tij, në atë moment u pa para një mençurie të
mësuesit të tij. I habitur para kësaj taktike të panjohur, nxënësi e pyeti
mjeshtrin e tij se si ndodh që unë këtë taktikë të mos e di. Mësuesi i tij i
frymëzuar nga kontrollimi i epshit dhe frenimi i tij, i tha se këtë gjë e ka
ruajtur për ditë të këtilla. Nuk i tregohen të gjitha taktikat luftarake
njeriut, se nëse bëhet ndonjë ditë shërbëtor i epshit, mund të dëmtohesh
prej tij. Nga ky tregim dhe tregime të ngjashme si ky, njeriu mëson se si
duhet të sjellët krenar e të mos bjerë në pozitë nënçmuese.
Islami përhapej në të katër anët e rruzullit tokësor edhe si fe edhe si
shtet nga njerëzit të cilët nga varfëria e madhe i shtrëngonin barqet e tyre
me gurë. Sot në kreun e njerëzve më të pasur materialisht në rruzullin
tokësor qëndrojnë shumë sheikë arabë që kanë emra mysliman, në numër jemi më
shumë së të gjithë popujt tjerë në rruzullin tokësor, e nuk kemi mundësi që
të ndalim së ekzistuari një shtet të fëlliqur bartës i fëlliqësive ndër
njerëzi, i ashtuquajturi shtet izraelit. Nuk kanë mundësi ta ndalin së
ekzistuari këtë shtet artificial jetë shkurt ( dashtë Allahu), pasi që janë
kapur fort pas shërbimit të tyre që i bëjnë epshit e dëfrimeve të kësaj
bote. Janë aq larg realitetit të mendjes dhe zemrës saqë shumë filozofë do
të habiteshin me fenomene që pjellin nga këta njerëz. Prej përdorimit këto
njerëz e kanë nxjerrë rëndësinë e fjalës moral që duhet të ishte jetë për to
dhe jo ato të loznin me atë term si me laviret e Perëndimit. Definicionin e
moralit, filozofët perëndimor e kanë gjysmak dhe nuk kanë mundësi që të
kuptojnë esencën e tij. Mendimet e tyre i ndan në katër shkolla dijetari i
madh mysliman Muhamed Rebi Muhamed Xhevheri. Ai thotë:” Shkolla e parë e
filozofëve perëndimor mendon se moral janë zakonet e shoqërisë, shkolla e
dytë shkon më tutje dhe shprehet se morali është ndërgjegje njerëzore,
shkolla e tretë pretendon se morali është lumturia dhe dobia, dhe shkolla e
katërt beson se moral është mendja njerëzore.”(Morali ynë, Tetovë,2006,
f.29)
Edhe pse në mënyrë gjysmake këto filozof e definojnë moralin, shoqëria
perëndimore është e ngritur mbi mentalitetin e tyre gjysmak dhe kështu të
përgjysmuar në ide po janë në gjendje që të mos lejojnë bashkimin e
shoqërisë myslimanë në rruzullin tokësor.
Poeti i madh shqiptar Mehmet Akif Ersoy thekson:
” Po u shkelëm ne sot, shkelemi me të drejtë,
Sepse ku është nderi, morali ynë ku duhet të jetë?
N`sa muslimanllëk, sjellje e pastër do të thotë,
Sa keq që ramë aq shumë në fëlliqësi! Dhe s`po dalim dot!.”( Fletët, Shkup,
2006, f.371)

-- 
" Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan