*Parti nacionale apo qytetare*
E hënë, 15 Qershor 2009 15:06

*Hamdi NUHIJU*

http://www.mesazhi.com/author_article_detail.php?id=762

Këto mendime duken ndoshta të instrumentalizuara nga pikëpamja ideologjike e
cila di shumë mirë që të pështjellojë rrjedhat e mendimeve dhe ideve. Por,
pikërisht instrumentalizimi dhe keqpërdorimi i disa termeve në politikë nga
ana e politikë bërësve më shtyu që t`i jap disa mendime të mia në këtë
segment. Gjatë gjithë kohës jemi të ushqyer me nacionalizma të ndryshëm të
cilat nacionalizma në të shumtën e rasteve na kanë dëmtuar dhe nuk na kanë
zgjidhur problemet tona nacionale. Ku është problemi që këto parti me një
vijë të këtillë nuk arritën që të zgjidhin problemet madhore nacionale? Nëse
flasim për shoqëri demokratike ku sundon koncepti i demokracisë liberale,
aty me siguri është i zgjidhur problemi nacional i popujve të ndryshëm.
Zaten nëse edhe ngelemi vetëm në rrafshin nacional, pa një plan të
përbashkët për të hapëruar në rrafshin ndërkombëtar me popujt tjerë të
zhvilluar, atëherë ne vetëm se lokalizohemi dhe nuk kemi mundësi që logjikën
inferiore ta zhdukim prej mentalitetit tonë.

Shumica e simpatizantëve të partive nacionaliste do të më jepnin përgjigje
se partitë punojnë mbi baza të platformave të tyre politike të cilat
platforma ndërtohen për një periudhë të caktuar. Platforma e cila sheh
zgjidhjen e problemeve nacionale të ndonjë populli të caktuar, është një
platformë afatshkurtre dhe jo epope qindra vjeçare. Zaten nëse një parti
ndërton një platformë të këtillë në një vend ku të drejtat nacionale të një
populli shtypen, ajo parti nuk do të ketë mundësi që t`i ikë kurtheve
politike dhe si në njërin krah, po edhe në krahun tjetër do të bëhet vasal i
politikave shoviniste. Është rrugë e gabuar definimi i zgjidhjes së
problemeve nacionale të një populli nën ombrellën e shtypësve të të drejtave
nacionale në një popull të caktuar. Eksperimente të këtilla kemi parë gjatë
këtyre dekadave të fundit në Gadishullin Ballkanik. Nuk bën që partitë të
identifikohen si nacionaliste në periudhën e globalizimit të botës dhe pas
identifikimit të këtillë të kenë një dështim total në rrafshin e realizimit
të platformës së tyre. Mendojë se mungon koncepti qytetar te të gjitha
partitë politike në Ballkan. Nëse mbi konceptin qytetar do të bazoheshin
partitë politike, atëherë do të kishin mundësi shumë lehtë të depërtojnë në
tregun politikë dhe të kërkojnë edhe zgjidhjen e të drejtave nacionale të
popujve të ndryshëm. Partitë politike në rruzullin tokësor janë të renditura
në krah mbi nacional, por në rrafshin qytetar duke u bashkuar të gjitha
partitë e djathta në rruzullin tokësor, duke u bashkuar partitë e majta e
kështu të gjitha partitë po integrohen në shoqëritë tona moderne. Por,
Ballkani dhe logjika e ballkanasve i ka stagnuar partitë politike dhe i ka
bërë që të lokalizohen vetëm në rrafshin e platformës nacionale. Kjo
shoqërinë tonë e ka bërë të prapambetur, mediet tona i ka drejtuar drejtë
kësaj fryme, energjitë harxhohen në këtë segment dhe në fund rezultati është
zero. Ballkani perëndimor sipas gjitha gjasave shumë shpejt do të integrohet
në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kjo gjë do të bëhet jo nga konceptet
lokaliste nacionaliste të partive politike tona, por nga interesi ekonomik
dhe qytetar i ndërsjellë midis popujve të Bashkimit Evropian dhe popujve të
Ballkanit perëndimor. Normal në këtë mënyrë nuk do të shkriheshin
nacionalitetet, por do të kishte ndikime si pozitive ashtu edhe ndikime
negative në trajtimin e kulturave të ndryshme të popujve të ndryshëm.

Është shumë e dhimbshme që një populli të përvuajtur t`i premtosh se përmes
rrugëve politike do t`i zgjidh problemet nacionale të tij, dhe në fund kur
ai popull diskriminohet haptas në aspektin nacional, ti si parti politike që
ke dhënë një premtim të këtillë dhe që je bërë pjesë e garniturës qeverisëse
nuk reagon. Në fakt, një platformë nacionale e partive politike tona, vetëm
se ka dëmtuar popullin tonë dhe aspak nuk ka zgjidhur problemet nacionale
tona. Neve na mungon logjika qytetare e partive politike, logjikë e cila do
të kishte mundësi që më lehtë të arrijë deri tek autoriteti politikë në një
vend të caktuar. Kjo logjikë do të kishte shumë të vështirë që të bie pre e
kurtheve të ndryshme, dhe do të ishte i vështirë tentimi i palëve tjera për
përçarje dhe zhdukje të saj nga rrafshi politik. Në emër të të drejtave
qytetare një parti politike mund të kërkonte të drejtat ekonomike, politike
dhe nacionale të popujve të ndryshëm në një vend të caktuar. Por, nëse mbi
baza të platformës nacionale kërkon të drejtat nacionale dhe nuk ka një
platformë të definuar qytetare e as ekonomike, atëherë qysh në fillet e tij
ajo parti politike bëhet armik i hapur i shtypësve të të drejtave nacionale
të një populli të caktuar. Kur veç je armik i hapur ti domosdo do të
bashkëpunosh me të, me qëllim që ta realizosh platformën tënde politike.
Është logjikë e thjeshtë se në momentin e parë që paraqitesh si fuqi në
derën e pushtetit, ti do të kërkosh dhe nuk do të bëhesh parti e kërkuar.
Ndërsa në anën tjetër, partitë politike të cilat janë të ngritura mbi
logjikën qytetare, ose ndjekin vijën qytetare, janë shumë atraktive, kanë
program të mirëfilltë ekonomikë, janë të lira në veprim dhe shumë lehtë mund
të zgjidhnin edhe problemet nacionale të ndonjë populli të caktuar. E gjithë
kjo që është shkruar mund të jetë gabim. Megjithatë ne jetojmë në demokraci,
dhe demokracia ma mundëson që të kam mendimin tim.


-- 
" Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan