Si u ndal BIA? Bisedat e incizuara… 
 
 
 
 
Express sjelli sot rrëfimin ekskluziv për arrestimin e pjesëtarëve të BIA’s në 
Kosovë, të cilët provuan të manipulojnë dëshmi të rrejshme kundër UÇK’së. Si u 
përcollën ata, si u përgjuan dhe si arriti Policia e Kosovës t’i arrestojë në 
flagrancë? Lexoni bisedat, fjalë për fjalë. 
Takime të fshehta në vende të ndryshme të Kosovës, fotografi, vendi ku ata kanë 
qendrën për operime në Kosovë, ofrimin e shumave të parave për deklarata të 
rrejshme kundër luftës së UÇK’së, e shumë detaje të tjera, Express ka arritur 
t`i sigurojë në lidhje me rastin e arrestimit të tre serbëve, që besohet të 
jenë pjesëtarë të Shërbimit Informativ Serb, BIA. 

Të gjitha këto dëshmi e detaje të operimit të tyre në Kosovë, Express i ka 
siguruar pak ditë pas arrestimit të tre serbëve, Predrag Zheljkovic, Milutin 
Radanovic dhe Igor Josinac. 

Në dokumentet që ka gazeta, janë evidentuar takimet e fshehta mes tyre, 
aranzhimet e takimeve me persona të ndryshëm nga të cilët është kërkuar të 
dëshmojnë rrejshëm për kohën e luftës që ka ndodhur në Kosovë, e posaçërisht 
për të dëshmuar për transplantimin e supozuar të organeve që kanë bërë ushtarët 
e ish UÇK’së.

Po ashtu, nga këto dëshmi shihet se në rrethin e këtij grupi janë të përfshirë 
edhe shqiptarë nga Kosova, e po ashtu edhe zyrtarë të lartë të Policisë së 
Kosovës. 

Sipas këtyre dokumenteve zyrtare, thuhet se qendra kryesore e këtij grupi të 
Inteligjencës Serbe dhe personave të tjerë të udhëhequr nga Qeveria e Serbisë 
është në veri të Mitrovicës dhe në Kopaonik.

“...Këta persona dyshohet se janë duke mbledhur informata të rrejshme dhe janë 
duke bërë pagesa në mënyrë të paligjshme për gjoja mbledhjen e fakteve për 
transplantime të organeve gjatë luftës në Kosovës”, thuhet në raportin hetues, 
të siguruar nga gazeta. 

Hetimet rreth këtij grupi të dyshuar, bëhet e ditur se kanë filluar qysh prej 
fillimit të muajit prill të këtij viti.

Kështu, me datën 8 të muajit prill, hetuesit policorë kanë kuptuar se ky grup i 
përbërë nga disa persona do të takohen në fshatin Prevallë të Prizrenit, në 
afërsi të Brezovicës.

Rreth orës 11 të mëngjesit, në restorantin N.N në Prevallë, janë takuar katër 
persona. Bëhet e ditur se ky takim është udhëhequr nga dy persona nga Beogradi, 
për të cilët thuhet se me profesion janë mjekë. 

Në këtë incizim të policisë është kuptuar se këta persona kanë kërkuar një 
person të nacionalitetit shqiptar (emri i njohur për redaksinë), me qëllim që 
nga ky të marrin dëshmi të rrejshme për kohën e luftës që ka ndodhur në Kosovë.
Ky takim është aranzhuar nga polici serb i Kosovës, tashmë i arrestuari, Igor 
Josinac. 

Për deklarata të rrejshme dhe për një bashkëpunim të mundshëm me këtë person 
shqiptar, në këtë takim është cekur se ai mund të përfitojë 50 mijë euro. 
Pas takimit në Prevallë, tashmë i arrestuari Igor Josinac, i shoqëruar me dy 
personat nga Beogradi me veturën Opel Vectra në tabela të Novi Pazarit (NP) 
nisen në drejtim të Shtërpcës, ku gjatë rrugës marrin edhe personin e katërtë 
për të vazhduar udhëtimin e tyre drejt Prishtinës. 

I gjithë ky takim i pjesëtarëve të BIA’s ishte nën vëzhgimin e hetuesve të 
policisë së Kosovës. 

Sipas transkriptit, hetuesit e policisë kishin kontaktuar një njësi të trafikut 
afër qendrës tregtare ‘Ben Af’, në Ferizaj, ku kishin kërkuar që vetura me 
tabela NP të ndalohej për të identifikuar personat që po udhëtonin me Igor 
Josinac.

“Me të ndaluar veturën, Igor komunikon me policët e trafikut, ku ai paraqet ID 
kartën e tij duke treguar se është pjesëtar i Policisë së Kosovës. Në momentin 
kur policët e trafikut kërkojnë identitetin e pasagjerëve, Igor reagon duke 
thënë se këta janë mjekë nga Beogradi, të cilët i ka takuar për një shërbim 
mjekësor”, thuhet në raport. 

Pas kësaj, policët e trafikut nuk kanë reaguar më shumë, duke lejuar që vetura 
e Igor Josinac dhe pasagjerëve të tjerë, gjegjësisht pjesëtarëve të BIA’s, të 
vazhdojë rrugën e tyre drejt Llapnasellës të Çagllavicës. 

“Ndalohen në një oborr të një shtëpie në këtë fshat (Express ka shlyer të 
dhënat specifike të shtëpisë për çështje të sigurisë) ku zbresin të katër 
personat. Kjo shtëpi dyshohet të jetë shtëpi koordinuese e këtyre personave, të 
cilët janë duke mbledhur dëshmi të rrejshme nëpër territor të Kosovës. Në këtë 
grup, janë të përfshirë një grup shumë i madh personash të cilët janë të 
dirigjuar nga Qeveria e Serbisë për qëllime të caktuar”, thuhet më tej në këtë 
raport. 
Në vazhdën e këtij misioni, pjesëtarët e BIA’s, më 11 prill të këtij viti, 
aranzhojnë takime të tjera në rrethinën e Prizrenit, për t`u takuar me njerëz 
të cilët po ndihmonin në mbledhjen e informatave dhe gjetjen e personave të 
tjerë, të cilët janë të gatshëm të japin deklarata të rrejshme në disfavor të 
shtetit të Kosovës, e posaçërisht për luftën e fundit.

Përveç disa personave që kanë ndihmuar në mbledhjen e informatave, hetuesit 
policorë kanë vërejtur se në misionin e BIA’s për deklarata të rrejshme kundër 
ish-UÇK ishte i angazhuar edhe një zyrtar i lartë i policisë së Prizrenit. 

“Igor Josinac dhe personi tjetër rreth orës 14 e 28 minuta, në vendin e quajtur 
Shatërvani në Prizren, takohen me kapitenin e Policisë së Kosovës (emri i 
njohur për redaksinë) i cili në këtë takim vjen me veturë zyrtare të policisë 
Toyota Land Cruser”, sqarohet më tej në raport. 
Takimi me kapitenin e policisë dhe dy pjesëtarëve të BIA’s kishte zgjatur vetëm 
pak minuta, ku zyrtari i lartë i policisë së Kosovës nxjerr një dokument nga 
xhepi, të cilin Igor Josinac e fut me shpejtësi në xhepin e tij. 
Pas kësaj, bëhet e ditur se të dy personat ndahen nga kapiteni i PK-së dhe 
rreth orës 15 e 15 minuta ata hipin në një veturë Ford Orion me targa KS, ku 
nisen në drejtim të fshatit Reçan. 

Sipas këtij dokumenti, thuhet se dy ditë më vonë, pikërisht me 11 prill, 
hetuesit policorë kanë vëzhguar një shtëpi në hyrje të fshatit Llapnasellë, në 
të cilën dyshohet të jetë shtab i krizës i formuar nga personat e lartcekur. 

Fakti se kjo shtëpi është kthyer në qendër takimi të pjesëtarëve të shërbimit 
sekret serb, pohohet se para kësaj shtëpie shpeshherë shihen të parkuara 
automjete të ndryshme dhe se atë e vizitojnë persona të shumtë.

Bisedat, fjalë për fjalë...

Më poshtë, mund të lexoni disa nga bisedat ndërmjet Igor Josinac dhe grupit që 
është duke u hetuar. Biseda është e transkriptuar fjalë për fjalë. Igor Josinac 
këtu bisedon me një Ndërmjetësues (emër i njohur për redaksinë), gjithashtu 
pjesëtar i Policisë së Kosovës, rreth koordinimit të veprimeve për ta bindur 
një shqiptar të Kosovës (emër i njohur për redaksinë, por për shkak të 
hetimeve, emri i tij, në bisedën e transkriptuar, është shënuar si SHQIPTARI), 
që në këmbim të disa dhjetëra mijëra eurove, të dëshmojë rrejshëm se gjatë 
kohës së luftës atij i ishte marrë njëra veshkë. Igor Josinac përgatit terrenin 
që pastaj në Kosovë të vinin një nivel i lartë i BIA’s, që do ta kryenin 
transaksionin financiar.

Ndërmjetësi: Unë jam aktivizuar seriozisht…

Igori: Ky është interes i madh. Kjo ka rëndësi për mua, për ty, për atë. Këta 
(v.j: me ‘këta’ Igor mendon në pjesëtarët e BIA-së) hyjnë për shkak timin dhe 
tëndin... Ata e kanë arritur shkallën më të lartë, i kanë të gjitha, dhe nuk u 
nevojitet ndonjë gradë (mendojnë për ngritjen në pozita). Të gjitha këto që ata 
i marrin, i marrin për situatë parazgjedhore, dhe për mua e për ty, sepse atyre 
unë u kam thënë për ty...

Ndërmjetësi: Të ta them një punë. Unë jam takuar me Shqiptarin, direkt. Ka 
thënë “po, unë jam ai dhe di shumë punë”. Ai ka dëshirë ta dijë se kush i 
garanton se do t’i marrë të hollat. Atij i interesojnë të hollat...

Igori: Paratë i garantoj unë. Unë të garantoj ty, e ti i garanton atij... dhe 
për të tjerat, nuk ke problem. Unë të garantoj ty, ti atij. 

Ndërmjetësi: A bën që atij t’i jepen disa para më herët, që ai të vijë e ta 
japë deklaratën?

Igori: Të them diçka. Ata, nëse merren vesh për 40 mijë - mirë. Ti je marrë 
vesh për 50 mijë euro, nuk ka problem. Me Shqiptarin do të bisedohet prapë. Ti 
do të marrësh pjesën tënde dhe do të ta heqim atë... 

Ndërmjetësi: Domethënë, mua 10 mijë euro dhe do të ma heqin burgun? (V.J: Këtu, 
Ndërmjetësi po negocion që në këmbim të punës që po e bën, përveç 10 mijë 
eurove, pjesëtarët e BIA’s t’ia shlyejnë edhe një dënim të mëhershëm që e ka 
pasur në Serbi)

Igori: Ti ke thënë 10 mijë euro dhe burgun...

Ndërmjetësi: Po, unë kam thënë 10 mijë euro dhe të ma heqin burgun...

Igori: Mos me keqkupto tash ti mua... Edhe në qoftë se t’i heqin 5 mijë, ti do 
të jesh i kënaqur. 

Ndërmjetësi: Kuptoj.

Igori: Për tërë jetën, ne i kemi ata. Dhe kemi punë të tjera. 

Ndërmjetësi: A janë ata me të vërtetë të fortë( V.J: pjesëtarët e BIA’s)?

Igori: Të ta them të drejtën, nuk ka më të fortë se ata.

Ndërmjetësi: Se ata...

Igori: Tash të them se ata janë në rang me... Çka vendosin ata, do të thotë ka 
vendosur Tadic.

Ndërmjetësi: Tadic...

Igori: Nuk kam afruar unë njerëz lloma. Ne nuk kemi hyrë në bisedë vetëm për të 
folur. 

Ndërmjetësi: Të them diçka Legendë. Unë po hyj në një lojë shumë të rrezikshme. 

Igori: Ti hyn në lojë, unë hyj në lojë për shqiptarë. 

Ndërmjetësi: Ty nuk ta ndjen për asgjë... Ti do të shkosh...

Igori: Ne nuk njihemi nga sot. Unë po të lus që ta kuptosh se është shumë 
serioze, tepër serioze. 

Ndërmjetësi: Kur do të shihemi me ata? Unë tërë ditën kam qenë... dhe siç po e 
sheh, unë jam duke rinovuar... Shqiptarin e kam pritur në një Bastore. 

Igori: Puna kryesore në jetë është se unë kur të them, se në qoftë se të kanë 
thënë që do t’i marrësh kaq, aq do t’i marrësh.

Ndërmjetësi: Sa do t’i marrë Shqiptari, pasi që unë nuk jam i rëndësishëm në 
këtë tregim? Ai ka pranuar...

Igori: Shqiptari do t’i marrë prej 30 deri në 40 mijë. 

Ndërmjetësi: Sigurt prej 30 deri në 40 mijë?

Igori: Dëgjo... Gjithçka që i nevojitet, do të ketë. Ti t’i kesh paratë, të 
gjitha të tjerat unë të garantoj ty, ti i garanton atij. Është pjesë e punës 
sime se si do t’i nxjerr unë prej tyre, kur të kryhet puna. Mos të jetë se ai 
ka vetëm fjalë. Fjalët janë diçka, veprat janë diçka tjetër. Nëse atij ia kanë 
ndërruar.... ne kemi përfunduar punën, ne kemi futur paratë në xhep... 

Ndërmjetësi: Po.

Igori: A po kupton, ne i kemi marrë paratë...

Ndërmjetësi: Legendë, pasi që i ke njerëzit... e unë njoh njërin që e ka parë 
vrasjen e një serbi dhe që dëshiron të flasë.

Igori: Shiko, mos të shkojmë majtas e djathtas... Do të më thuash ti për këto, 
janë më të rëndësishme. 

Ndërmjetësi: Momentalisht, më prioritare.

Igori: Kjo tash është aktuale. A e di se çka më kanë thënë ata: Mos ka kërkuar 
shumë? Por, kur kanë mundur t’i japin për atë majmunin, Kovacevicin 950 mijë, 
gati 1 milion, pse mos t’i japin për këtë që do ta shpëtojnë kur të pranojë... 
Kjo është çështja, tash për tash.

Ndërmjetësi: Sipas mendimit të tyre, kjo nuk është para e madhe për Shqiptarin?

Igori: Jo, nuk është e madhe. Ata kanë menduar 20 mijë, por unë u kam thënë – 
cilat janë mundësitë e mia... dhe kjo ka shkuar më tutje. Dashtë Zoti që ai t’i 
marrë 50 mijë, ose edhe 100 mijë. Por, më beso, se kurrë nuk do ta tradhtojmë. 
Do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij. Unë atyre do t’u them se ai ka pranuar. 
(express)
 
 
 
Marrë nga www.albeu.com   ( 
http://albeu.com/lajme/lajmi.php?subaction=showfull&id=1245360160&archive

________________________________________________________________________________________________________


"Gjothmonë jam pendu pse kam fol e kurr nuk jam pendu pse nuk kam folë"

Imam shafiu (rahimehullah)

 

Windows Live™: Keep your life in sync. Check it out!
_________________________________________________________________
Drag n’ drop—Get easy photo sharing with Windows Live™ Photos.

http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/photos.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan