Seleme ibn Amiri tregon:

" E falem xhumane me  Hasan Basriun dhe pas namazit u tubuam rreth tij, kurse 
ai filloi te qaje. E pyetem pse po qante kurse ai filloi te qaje edhe me shume, 
e pastaj tha:
- E si te mos qaj?? Sikur te paraqitej ne dyert e kesaj xhamie njeri nga shoket 
e te Derguarit te Allahut salallahu alejhi ue selem , te ne prej Islamit nuk do 
te njihte asgje, pos kibles, na e cila drejtohemi ne namaz.

- Aaah , aah! Deshirat e kota e kane shkateruar boten. Fjale ka, por vepra nuk 
ka. Dituri ka , por durim nuk ka. Besimi ekziston, por nuk ka bindje te forte.

- C'eshte kjo?? I shoh njerzit, por nuk e shoh mencurine. Ndjej shushurimen, 
por mikun nuk e shoh. Kjo bote ka hyre ne fe, e pastaj ka dale (prej saj). E 
dine se ceshte e mire , por mire nuk veprojne.
E dine se ceshte e ndaluar, por ate e pranojne. Feja u eshte vetem ne gjuhe. 
Nese e pyet dike prej tyre a beson se do te jape llogari per veprat e veta, ai 
do te pergjigjet se beson.
Betohem ne Sunduesin e Dites se Gjykimit se ai genjen!! Sepse, ne edukaten e 
mire dhe ne cilesit e besimtarit numerohen:  fuqia sebashku me besimin, - 
vendosshmeria sebashku me shpirtshmerine, - besimi sebashku me bindjen e forte, 
- dituria me zemer miresine, - zemermiresia me diturine, - mencuria krahaas 
vendimit te sjellshem, - bujaria ne varferi, - sjellja me mencuri ne pasuri, - 
meshira ndaj te pashpreseve, - bujaria ne vendin e duhur dhe drejtesia ne 
kembengulje..

Besimtari nuk ben dhune as ndaj atij i cili e urren, e as nuk do te beje mekat 
duke e ndihmuar atij te cilin e do. Ai nuk pergojon, nuk ben me sy duke e 
nencmuar tjetrin, nuk i hulumton te metat e huaja, nuk flet fjale te kota, nuk 
defrehet e as nuk luan pa qellim, nuk i barte fjalet e huaja, nuk e kerkon ate 
qe nuk eshte e tij, nuk e mohon te verteten edhe nese i perket atij, nuk i 
kalon kufijte ne kerkimin e faljes, nuk hakmeret kur dikujt i ndodh nje 
fatkeqesi e as nuk gezohet kur dikush gabon.

- Besimtari ne namaz eshte i perkulur dhe i penduar dhe nxiton qe sa me pare ti 
bie ne sexhde Allahut. Fjalet e Tij jane ilaqi i tij i vertete, durimi eshte 
devotshmeria e tije, heshtja- mendimi i vertete, kurse shqyrtimi i tij eshte 
mesim. Ai shoqerohet me te diturit qe te mesoje. Ne mesin e tyre hesht qe te 
mos gaboje. Kur flet, flet qe te nxjerre fitim.  Kur besimtari e ben nje te 
mire, gezohet, e kur gabon, menjeher kerkon falje. Kur e qorton dikush, ai 
perseri e kerkon kenaqesin e tij. E nese dikush e qorton dhe e fyen, i tregohet 
i bute. Kur i behet e padrejte duron dhe vepron me drejtesi. Vetem te Allahu 
subhanehu ue teala, kerkon mbrojtje dhe vetem prej Tij kerkon ndihme. 

Besimtari ne mesin e njerezve eshte dinjitoz kurse ne vetmi eshte falenderues 
ndaj Allahut. Eshte i kenaqur me fatin i cili i eshte dhene. Gjithnje 
falenderon per komoditetin dhe duron ne veshtiresi. Nese gjendet ne shoqerin e 
atyre qe e kane haruar Allahun, ai e kujton Allahun, kurse kur gjendet ne 
shoqerine e atyre te cilet e kujtojne Allahun, kerkon falje per mekatet e veta. 
Ja, te tilla kan qene shoket e te Derguarit te Allahut gjate tere jetes se 
tyre. Te till kane qene edhe te paret tuaj te mire. Gjendja e juaj eshte 
ndryshuar ngase ju e keni ndryshuar veprmin tuaj ndaj Allahut subhanehu ue 
teala.

Pastaj Hasani ka theksuar :
" Allahu nuk e ndryshon gjendjen e nje populli, perderisa ata ta mos e 
ndryshojne vet veten e tyre. Po kur Allahu vendos ta ndeshkoje nje popull, ate 
nuk ka kush te ta zbrapse. Ate (njerezit) nuk kane mbrojtes tjeter pos Tij".
                                                                       (Kur'an 
: 13/11)

Dhe ne fund ka shtuar :
 - O Krijuesi i yne, shfaqe deshiren Tende mbi udheheqesin tone, Muhammedin 
salallahu alejhi ue selem, dhe mbi familjne e tij fisnike, mbi as'habet e tij, 
dhe mbi te gjithe besimtaret!! Ndersa neve na dhuro sic u ke dhuruar roberve te 
sinqerte dhe te dashurve Tu  te devotshem. Ti je i Gjithefuqishem dhe ndihmes 
ne te mira. Neve na mjafton Allahu, Ai eshte Zot i mrekullueshem!! Falenderimi 
qofte vetem per Allahun, Krijuesin dhe Sunduesin e boteve !!!!!
 
_________________________________________________________________
Show them the way! Add maps and directions to your party invites. 
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/events.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan