Gazeta angleze Evening Standard, ka shkruar se ekziston mundësia që varrimi i 
Michael Jackson të bëhet sipas rregullave të fesë islame. Arsyeja e kësaj, 
sipas kësaj gazete, janë fjalët e motrës Jamaine, e cila pas vdekjes së 
Michelit deklaroi për media "Allahu qoftë gjithmonë me ty". 
Siç dihet, para një viti mediat kishin shkruar se Michael Jackson para një 
imami të një xhamie të Los Angelesit kishte pranuar fenë islame. Këtë hap ai e 
kishte bërë i ndikuar nga motra e tij, Jemaine Jackson, e cila ka pranuar 
islamin që në vitin 1989. 

Në anën tjetër, mediat lajmërojnë se ceremonia e varrimit të Michael Jackson do 
të jetë ndër varrimet me pjesëmarrje më të shumtë në histori. Sipas tyre, 
pjesëmarrja mund të kalojë edhe atë princeshë Dianës


      
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan