Masnavi I, 109-116
Lëngatë zemre është dashuria, një bashkim zemrash, - thonë njerëzia. Një të tillë dhembje ndjen, kur je sëmurë, një fshehtësi Perëndie, s'e njeh kurrë. Gjersa s'e dimë nga vjen, është intime, origjin' e saj na thonë është Divine. Sa herë mundohem ta shkruaj, ta shpjegoj, nga turpi skuqem, nuk mundem ta tregoj. Ndonjë i ditur rreh që ta shpjegojë, Po dashurin' s'gjen fjalë që ta tregojë. Nëse nxiton më parë atë ta shkruash, Bën prapaktheu edhe fillon të vuash. Mendimi bije si një gomar në baltë, Të dyja i ka ajo, dhe helm, dhe mjaltë. Si diell rrëfehet, në botë nuk ka të dytë, Po ta vështrosh në sy, të dhembin sytë! -- " Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
