Krizë në qeverinë e Gruevskit

 http://www.lajmishqip.com/?p=8836
http://www.telegrafi.com/?id=26&a=1388

http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=958

http://www.mesazhi.com/author_article_detail.php?id=779

http://www.ereniku.net/hamdinuhiju.html

*Shkruan: Hamdi NUHIJU*

Gjatë qeverisjes së Nikolla Gruevskit patëm rastin të shohim dhe të
përjetojmë shumë trysni, dhimbje, e probleme ekonomike, politike, sociale e
shoqërore. Fillimisht pamë veprime të pamenduara mirë duke e injoruar
faktorin shqiptar në Maqedoni dhe duke shkelë mbi të drejtën legjitime të
shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë. E më vonë përmes politikave dhe
mjeteve mediatike kjo qeveri arriti që të shuaj të gjitha interesat
strategjike të shqiptarëve që janë të nënshkruara në marrëveshjen e Ohrit
dhe që duhej të realizoheshin veçse. Edhe pse kjo qeveri ka shumë veprime të
këtilla anti-shqiptare, prapë se prapë gjeti përkrahje dhe mbështetje nga
votuesit e saj maqedonas të cilët s’i duket po i intereson një Maqedoni
nacionaliste e cila hy në luftë me të gjithë, ndërsa nuk zgjidh asnjë
problem të qytetarëve të saj. Votuesit në vend që ta ndëshkojnë Gruevskin,
përkundrazi ata e shpërblyen duke i mundësuar që edhe kryetarin e shtetit ta
kanë nën mbykqyrje dhe nën direktivat e tij( Gruevskit). Në këtë mënyrë u
zgjedh presidenti “letër” i Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov. E
gjithë kjo bindje për shpërblim të veprimeve të Nikolla Gruevskit u mundësua
nga reklamat e qeverisë së tij të cilat reklama kanë kushtuar me mijëra
euro. Termi reklamë në ekonomi ka shumë definicione dhe qasje nga shkencëtar
dhe hulumtues të ndryshëm. Në kuadrin e marketingut miks, reklama zë një
vend të rëndësishëm. Aty gërshetohen teori të ndryshme të cilat janë të
detajizuara dhe të panevojshme për publikun e këtij teksti. Për të kuptuar
më thjeshtë esencën e këtij shkrimi do të japim një sqarim për reklamën. Në
botën reale të biznesit, ekziston një logjikë se mallrave dhe shërbimeve të
ndryshme i bëhet reklamë pasi që nuk shiten dhe puna nuk ecën mirë. Edhe pse
shumë ekonomist mund të më kundërshtonin në këtë segment, pasi që po bëjë
një gjymtim të këtij termi të gjerë.
Në këtë mënyrë qeveria e Nikolla Gruevskit përmes kampanjave dhe reklamave
të ndryshme mundohet që ta ushqej popullatën e këtij vendi me dezinformata
dhe informata të cilat në shumicën e rasteve janë edhe të panevojshme. Kjo
logjikë e kësaj qeverie është mjaft goditëse kur e kemi parasysh faktin se
në mentalitetin e popullatës së thjeshtë krijohet bindja se qeveria e këtij
vendi gjithmonë merret me punë, është aktive dhe interesohet për të
promovuar vendin tonë nëpër mediet prestigjioze botërore. Në këtë turbullirë
politike ndodhin dy gjëra të kundërta të cilat mund ti vërej edhe një
qytetar i thjeshtë. Përmes reklamave të qeverisë së këtij vendi, në njërën
anë shohim kozmetikën e kësaj qeverie e cila fsheh puçrrat e kësaj gruaje të
vjetër. Edhe pse mundohet t`i fsheh këto puçrra me kozmetik, prapë se prapë
po dalin në shesh ato dhe nuk vlen gjithmonë kjo logjikë. Sikur të vlente
një logjikë e këtillë, atëherë nuk do të ekzistonte as ndëshkimi e as
shpërblimi,pasi që do të ndëshkoheshin njerëzit që nuk janë në të njëjtën
vijë me qeverinë, ndërsa do të shpërbleheshin ato që janë në të njëjtën vijë
edhe nëqoftëse janë në rrugën jo të drejtë me interesat e popujve të këtij
vendi. Por, efekti i reklamave është me të vërtetë shumë i madh, ndërsa
paralajmërimet për krizë ekonomike dhe financiare në Republikën e Maqedonisë
u realizuan në faza duke pasur parasysh të gjitha parametrat qytetar të
këtij vendi. Megjithatë kriza politike në qeverinë e Gruevskit veçse ka
trokitur. Për këtë kemi shumë argumente dhe fenomene të cilat kanë ndodhur
gjatë qeverisjes së tij. Zëdhënësi i qeverisë Shefik Duraku i përgjigjet
akuzave të zëdhënësit të partisë Demokracia e Re të drejtuara partisë BDI.
Si zëdhënës i qeverisë së Republikës së Maqedonisë ai nuk duhej që ti
përgjigjej akuzave të DR, pasi që DR akuzonte BDI dhe jo qeverinë e
Republikës së Maqedonisë. Kjo gjë mund të dalë jashtë kontrollit dhe nëpër
mediet e shkruara pamë shumë fjalë dhe veprime të cilat ishin të pahijshme
për dy zëdhënësit. Ivica Bocevski dha dorëheqje nga pozicioni i tij në
kabinetin e Gruevskit. Dorëheqja e tij në momentin e liberalizimit të vizave
për qytetarët e Maqedonisë mund të na bëjë me dije se Republika e Maqedonisë
mund të marrë përgjigje negative nga Komisioni Evropian. Ndërsa, edhe pse u
vërtetua se ministri i drejtësisë Manakievski, ka marrur edhe rrogë edhe
pension në të njëjtën kohë, prapë se prapë ai nuk do që të tërhiqet dhe nuk
pamë asnjë koment në këtë drejtim nga qeveria e Nikolla Gruevskit. Gruevski
është i pakënaqur nga një grup i ministrave të tij dhe shumë shpejt do të
mundohet që të shtojë kozmetikën në qeverinë e tij. Por, do të ishte e kotë
sikur të përdorej kozmetika e tërë Parisit për të mbuluar fytyrën
nacionaliste të qeverisë së Nikolla Gruevskit. Popullata është e lodhur dhe
e rraskapitur nga veprimet e kësaj qeverie. Se ka krizë në qeverinë e
Nikolla Gruevskit dëshmon edhe protesta e organizuar para disa javëve për të
drejtat e shqiptarëve dhe propozimi i ri i kryetarit të PDSH, Menduh Thaçi
për marrëveshje të re ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve të këtij vendi.
Pa marrë parasysh se këto veprimet e fundit të protestës dhe të propozimit
të PDSH, se sa ngjyrë politike kanë, ne mund të themi se hesapet e Nikolla
Gruevskit nuk janë mirë dhe shumë shpejt mund të shohim ndryshime në
kabinetin e tij dhe të shpresojmë që përfundimisht edhe do të kemi tërheqje
prej froni nga ai...

-- 
" Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan