Selam alejkum te nderuar,
 
Allahun e falnderojme, paqe dhe selame dergojme mbi te Derguarin e Tij, shoket, 
familjen dhe te gjithe ata qe e pasojne deri ne Diten e Gjykimit.
 
Pasi qe ju, vella i nderuar Maloku, shkruajtet nje reagim bejagi te rrepte per 
rastin e Adem Ramadanit, gje qe me preku mjaft, une nuk reagova dhe deshiroja 
ne vete qe askush te mos reagoje ne menyre qe te mos ngarkohemi me mekatet e 
pergojimit, mbase na mjaftojne ato qe kemi.
Une isha ai qe kerkova publikisht qe mundesisht t’i hjekin fajllet e ilahive 
vellezerit dhe motrat nga web faqet e tyre. Kete nuk e bera ne krye n’veti por 
me porosi te vellait Adem Ramadani.
Mirepo hasa ne nje reagim tejet tendencioz nga vellai Maloku, edhepse shpresoj 
se nuk ka patur ate qellim, por ja qe ashtu ka tingelluar.
Sa i takon tekstit te pare, pa dashur qe te vazhdoje kjo polemike, desha te 
sqaroj, se:
1.       Ilahite qe i ben dhe i bente Adem Ramadani, para se te publikohen, ai 
keshillohet me hoxhallare eminent ne trojet shqiptare, sic eshte z. Bekir 
Halimi, apo z. Sadullah Bajrami, andaj po qe se ka dikush verejtje sherijatike 
ne lidhje me keto, se bashku me Ademin le te drejtohen kah keta hoxhallare. 
Ketu mund te hyjne edhe efektet “muzikore” qe i ka ngjitur vella Ademi ne 
ilahite e tij.
2.       sa i takon “kengeve folklorike” sic po thuani ju i nderuar, desha te 
potencoj, se ka ilahi njesoj qe jane kenduar me pare, ndersa jane rikenduar nga 
Ademi, duke nderruar melodine apo te ngjashme (perkujtojme “Ku jeni o 
muslimane”)…andaj nuk e shof te udhes qe te shahet per ndonje “kenge” qe 
tekstualisht dhe melodikisht nuk kundershton sherijatin islam.
3.       po qe se e gjithe ajo qe ju vella Maloku thoni eshte e vertet, atehere 
pse nuk i jeni drejtuar drejtperdrejte vella Ademit qe ta keshilloni ne kater 
sy, kur dihet nga mesimi i Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, se 
keshillimi nuk eshte i preferuar para te gjitheve, a priori i jepet perparesi 
fshehjes se argumenteve.
4.       sa i takon ceshtjes se biznesit, une personalisht nuk ju njoh vella, 
edhepse kam mendim te mire per juve ne baze te teksteve, mirepo isha kurioz te 
dij, ne qofte se cdo send qe beni ju, psh sic keni permendur intervistat dhe te 
ngjashme, pra ne favor te islamit, a i beni te gjitha pa pagese, fundja po qe 
se puna juaj, apo ne profesionin tuaj ka menyre qe ju mund te kontriboni per 
islam, une do kisha ditur te them vetem nje send, Allahu te shperblefte qe te 
eshte tekur ne suaza te biznesit tend te inkorporosh davetin, e assesi nuk do 
te thosha se “me islam po ben biznes”. Tani ka njerez qe kane psh librari qe 
shesin libra fetare, a thua valle do mund t’u thoshim se me islam edhe keta po 
bejne biznes. Elhamdulilah qe behen ata shkak qe dikush te furnizohet me 
literature islame, e tani nese ai nxjerr ndonje dinar, duhet jetuar disi.
5.       Po qe se Ademi gjate kohes kur mirrej me muzike, ka bere cfare ka 
dashur ai, tani nese ben dicka, nuk don te thote se une dhe ju duhet ta 
keshillojme. Edhe nese themi se cdokush ka obligim keshillen, qe eshte me vend, 
atehere keshillohet ne vetmi jo publikisht. Edhe po qe se ai e shpall 
publikisht ate veper, ka rregulla sherijati qe percakton keshillimin dhe 
metoden se si te reagohet gjithsesi.
6.       Nese ju mendoni se obligoheni t’i thoni JO cdo gjeje qe nuk eshte e 
drejte dhe e vertet, pamvaresisht pasojave, atehere kujtoni rastin kur nje 
beduin u fut ne xhamine e Pejgamberit, sallahu alejhi ue selem, dhe urinoi 
brenda, sahabet desh e mbyten, ndersa Resullullahu e lejoi derisa mbaroi ndersa 
mepastaj e keshilloi, gje qe fshatari pranoi te gjitha keshillat, pranoi 
islamin dhe beri dua vetem per veten dhe te Derguarin, sallallahu alejhi ue 
selem. A nuk paska valle Sunet ne keshillim? Valle, a keni reaguar cdohere kur 
dikush ka bere dicka jot e pelqyeshme, apo ndoshta ndonjehere nuk e keni pare 
te arsyeshme, qofte ne familje, shoqeri apo gjetiu. A nuk e pate te arsyeshme 
te mos reagoni ne kete menyre?
Vella Fehmi, inshallah shpresoj se Allahu te me fale per ndonje gabim qe kam 
bere ne tekstin qe shkrova, shpresoj Allahu te te fale ty per ndonje gabim 
eventual qe ke patur mundesi te besh, inshallah e fal edhe villain qe ka 
reaguar gjithashtu duke patur qellim mbrojtjen e nje vellai musliman, Allahu na 
falte te gjitheve si lexues, inshallah shpresoj qe me kete ta mbyllim kete 
polemike, shpresoj Allahu te mos denoje per biseda te kota, Allahu te na jape 
bereqet, hajr ne kete dynja dhe ne ahiret,
Allahu na meshirofte
Selam alejkum
 


      
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan