Alejkum selam:
Vella i nderuar Besnnik!
Ju konfirmoj terheqjen time te menjehershme ka diskutimi yne. Un se kam
planifikuar e as menduar Polemiken-ka qen nje reagim nga ana ime (besoj
sigurt shum i vertet) , Ju po e quani Polemike, un nuk e quaj te tille, se
nuk e dua fare fare Polemiken. Ka dallime mendoj ne mes te formave te
ndryshme te shprehjeve publike-ka dallim po ashtu edhe reagimi nga Polemika
dhe nxitja per polemik.
Material per kunderpegjigje duket se me keni dhen mjaft shum por ska lidhje
do leshoj rruge qe te mos lendohet ndonjeri prej jush-le te lendohem une.
Edhe Respekti ndaj Anetareve te ketij Forumi per te mos i bezdisur ata me
detyron te terhiqem menjeher dhe pa asnje kusht.
Do te doja vetem nje gje. Keto gatishmerite tuaja te larta ne mbrojtje te
Adem Ramadanit ( per te cilin nuk kam asgje te keqe) te kishte pasur Emri i
Muhamedit alehi selam kur neperkembej kohe me pare nga qarqet e ndryshme. po
ashtu kete gatishmeri per mbrojte mir ish kan me pas edh shum motra motra
muslimane qe jan neperkembur per shkak te shamise-jan debuar nga shkollat e
nga puna dhe ato nuk kishin kurrfar mbrojtje. Zoti eshte Deshmitar se ne ato
raste jam inkuadruar me aq sa kam mujt dhe aq sa kam dit, ndersa ndaj jush
po leshoj rrug ska problem. E kam Parasysh, Po edhe Urdherin Kuranor, se
Besimtaret musliman duhet te jen te bute me njeri -tjetrin dhe te ashper me
armikun. Meqenese beheni te ashper me mua nuk eshte prandaj e quditshme
aspak se nuk keni reaguar ne rastet qe permenda-pra keni qen te but.
I beni selam Vella Ademit- dhe i thoni se do t'ju kerkoja pesonalisht ne
kontakt, por pasi kam provuar disa her me par dhe nuk me keni pranuar, nuk e
kam ndermend tj'u lutem me!
Ju uroj Suksese juve ne Ilahi e albume te reja, ndersa per vete po mendoj me
mir te lexoj sa me shumë- kjo disi po me pelqen tash per tash me shum sesa
Ilahit dhe "Ilahit"!
Me nderime Fehmi Maloku-gazetar.

*"Të mendojmë. Të mendojmë ndershëm dhe,
 vetëm ndershëm, qoftë edhe kundër të gjithëve,
 sepse ashtu mendojmë për të gjithë"- R. Rolan.*
**
*Selam Alejkum!*
**
P.S Vonesa e pergjigjes sime ishte si shkas i dilemes serioze nese ia vlen
apo ju t'ju pergjigjem. Me ne fund per respekt te shkrimit tuaj ne adresen
time desha te mos ju injoroj krejtesisht dhe le te jet vetem si konfirmim i
terheqjes sime!

2009/7/3 Besnik Hamiti <[email protected]>

>   Selam alejkum te nderuar,
>
>
>
> Allahun e falnderojme, paqe dhe selame dergojme mbi te Derguarin e Tij,
> shoket, familjen dhe te gjithe ata qe e pasojne deri ne Diten e Gjykimit.
>
>
>
> Pasi qe ju, vella i nderuar Maloku, shkruajtet nje reagim bejagi te rrepte
> per rastin e Adem Ramadanit, gje qe me preku mjaft, une nuk reagova dhe
> deshiroja ne vete qe askush te mos reagoje ne menyre qe te mos ngarkohemi me
> mekatet e pergojimit, mbase na mjaftojne ato qe kemi.
>
> Une isha ai qe kerkova publikisht qe mundesisht t’i hjekin fajllet e
> ilahive vellezerit dhe motrat nga web faqet e tyre. Kete nuk e bera ne krye
> n’veti por me porosi te vellait Adem Ramadani.
>
> Mirepo hasa ne nje reagim tejet tendencioz nga vellai Maloku, edhepse
> shpresoj se nuk ka patur ate qellim, por ja qe ashtu ka tingelluar.
>
> Sa i takon tekstit te pare, pa dashur qe te vazhdoje kjo polemike, desha te
> sqaroj, se:
>
> 1.       Ilahite qe i ben dhe i bente Adem Ramadani, para se te
> publikohen, ai keshillohet me hoxhallare eminent ne trojet shqiptare, sic
> eshte z. Bekir Halimi, apo z. Sadullah Bajrami, andaj po qe se ka dikush
> verejtje sherijatike ne lidhje me keto, se bashku me Ademin le te drejtohen
> kah keta hoxhallare. Ketu mund te hyjne edhe efektet “muzikore” qe i ka
> ngjitur vella Ademi ne ilahite e tij.
>
> 2.       sa i takon “kengeve folklorike” sic po thuani ju i nderuar, desha
> te potencoj, se ka ilahi njesoj qe jane kenduar me pare, ndersa jane
> rikenduar nga Ademi, duke nderruar melodine apo te ngjashme (perkujtojme “Ku
> jeni o muslimane”)…andaj nuk e shof te udhes qe te shahet per ndonje “kenge”
> qe tekstualisht dhe melodikisht nuk kundershton sherijatin islam.
>
> 3.       po qe se e gjithe ajo qe ju vella Maloku thoni eshte e vertet,
> atehere pse nuk i jeni drejtuar drejtperdrejte vella Ademit qe ta keshilloni
> ne kater sy, kur dihet nga mesimi i Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem,
> se keshillimi nuk eshte i preferuar para te gjitheve, a priori i jepet
> perparesi fshehjes se argumenteve.
>
> 4.       sa i takon ceshtjes se biznesit, une personalisht nuk ju njoh
> vella, edhepse kam mendim te mire per juve ne baze te teksteve, mirepo isha
> kurioz te dij, ne qofte se cdo send qe beni ju, psh sic keni permendur
> intervistat dhe te ngjashme, pra ne favor te islamit, a i beni te gjitha pa
> pagese, fundja po qe se puna juaj, apo ne profesionin tuaj ka menyre qe ju
> mund te kontriboni per islam, une do kisha ditur te them vetem nje send,
> Allahu te shperblefte qe te eshte tekur ne suaza te biznesit tend te
> inkorporosh davetin, e assesi nuk do te thosha se “me islam po ben biznes”.
> Tani ka njerez qe kane psh librari qe shesin libra fetare, a thua valle do
> mund t’u thoshim se me islam edhe keta po bejne biznes. Elhamdulilah qe
> behen ata shkak qe dikush te furnizohet me literature islame, e tani nese ai
> nxjerr ndonje dinar, duhet jetuar disi.
>
> 5.       Po qe se Ademi gjate kohes kur mirrej me muzike, ka bere cfare ka
> dashur ai, tani nese ben dicka, nuk don te thote se une dhe ju duhet ta
> keshillojme. Edhe nese themi se cdokush ka obligim keshillen, qe eshte me
> vend, atehere keshillohet ne vetmi jo publikisht. Edhe po qe se ai e shpall
> publikisht ate veper, ka rregulla sherijati qe percakton keshillimin dhe
> metoden se si te reagohet gjithsesi.
>
> 6.       Nese ju mendoni se obligoheni t’i thoni JO cdo gjeje qe nuk eshte
> e drejte dhe e vertet, pamvaresisht pasojave, atehere kujtoni rastin kur nje
> beduin u fut ne xhamine e Pejgamberit, sallahu alejhi ue selem, dhe urinoi
> brenda, sahabet desh e mbyten, ndersa Resullullahu e lejoi derisa mbaroi
> ndersa mepastaj e keshilloi, gje qe fshatari pranoi te gjitha keshillat,
> pranoi islamin dhe beri dua vetem per veten dhe te Derguarin, sallallahu
> alejhi ue selem. A nuk paska valle Sunet ne keshillim? Valle, a keni reaguar
> cdohere kur dikush ka bere dicka jot e pelqyeshme, apo ndoshta ndonjehere
> nuk e keni pare te arsyeshme, qofte ne familje, shoqeri apo gjetiu. A nuk e
> pate te arsyeshme te mos reagoni ne kete menyre?
>
> Vella Fehmi, inshallah shpresoj se Allahu te me fale per ndonje gabim qe
> kam bere ne tekstin qe shkrova, shpresoj Allahu te te fale ty per ndonje
> gabim eventual qe ke patur mundesi te besh, inshallah e fal edhe villain qe
> ka reaguar gjithashtu duke patur qellim mbrojtjen e nje vellai musliman,
> Allahu na falte te gjitheve si lexues, inshallah shpresoj qe me kete ta
> mbyllim kete polemike, shpresoj Allahu te mos denoje per biseda te kota,
> Allahu te na jape bereqet, hajr ne kete dynja dhe ne ahiret,
>
> Allahu na meshirofte
>
> Selam alejkum
>
>
>
> >
>

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan