*Nën balt` e hi të trupit tim* * *
*Hafiz Shirazi* * * Nën balt` e hi të trupit tim-ky shpirt do ndihet i mërzitur, Bekuar qoftë çasti kur të dal prej hirit të zhuritur. Lulishtes lart ku rri Rizvani-do ngjitem shtegut qiellor, Nj’i ëmbël këngëtar si unë-nuk rri dot në kafaz i mbyllur. Nuk e di mirë gjer tani përse kam ardhur dhe ku shkoj, Vallë për veten çfarë di, pse zemra mbetet e cfilitur? Kush jam? Një asht që po kërcet tek thyhet trup`i gjithësisë, Si të vërtitem përmes qeniesh që vijn’ vërdallë të drobitur? A nuk e ndjen që gjaku im lëshon plot afshe erëmira? Si myshk Hotani shkundërmon. Këtë ti kurrë s`e ke ditur. Mos u mahnit nga veshja ime, sesi shkëlqen në ar e derdhur. Se brenda saj vlon zjarr i mallit, një zjarr që kurrë s`ësht`fashitur. Mund ta harrosh Hafizin krejt, askush për mua nuk beson: Jetova, kisha një fytyrë, kur ti në botë pate rrojtur. -- " Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
