A nuk dëshiron të udhëzohesh?

 
I nderuar vëlla, dhe e nderuara motër
 


A
nuk është Allahu i Lartëmadhëruar Ai i Cili po të jep të mira gjatë
tërë jetës tënde, Ai po të bën mirë e ti po ia kthen me të këqija?!... 

A
nuk është Allahu Ai i cili të krijoi dhe po të dërgon furnizimin e
pamasë ditë për ditë?! Po të ndihmon, po të furnizon kurse Ai nuk ka
nevojë për ty, as për të mirat e tua.




Ai është Ai që jep dhe merr, Ai që ta ka dhënë shpirtin dhe ta merr atë. A nuk 
meriton pra Ai dashurinë më të madhe?! 

A nuk po turpërohesh para Tij?!

Vëlla i dashur dhe moter a nuk dëshiron që të udhëzohesh ?! 


Të
pyes për hirë të Zotit, sepse rruga e udhëzimit dhe praktikimit të
fesë, vallë mos është rrugë e gabuar, kurse rruga të cilën jeni duke e
ndjekur është rrugë e vërtetë?! Të lutem, përgjigju nga zemra, nga ajo
që e ndien në shpirtin tënd!


-Si ka mundësi që një njeri i mençur ta braktisë rrugën e vërtetë dhe të ndjekë 
rrugën e gabuar? Ai thuhet këtij i mençur?




-Pra,
ju e keni lënë rrugën e vështirë për më të vështirën. Rruga e
praktikimit të fesë është e vështirë, por të shpie për në xhenet. Ti
kur shkon në shkollë 12 vite, pastaj kalon në periudhën universitare
dhe fillon vitin e ri shkollor, do të ngrihesh herët. Detyra, provime,
ngarkesë psiqike, probleme të ndyshme, a nuk është kjo e vështirë?     
                                                                                
                -Normalisht.

-Pra, pse bëjnë durim njerëzit në vështirësitë e mësimit?

-Për të siguruar diçka për të ardhmen e tyre.

-Pra,
pse të durojmë në vështirsitë e praktikimit të fesë. A thua për të
siguruar të ardhmen e jetës 60 vite, punë, shtëpi etj.? Jo, jo, por për
të siguruar të ardhmen e jetës së përhershme, jetës pa fund, xhenetin,
sipërfaqja e të cilit është më e madhe se Toka dhe qiejt. Ne e
sigurojmë të ardhmen e kësaj bote dhe të botës tjetër me këtë udhëzim.

Vëlla
i dashur dhe motër, a e di se gabimi më i madh është që ti ta lëshë
rrugën e Zotit dhe të ndjekësh rrugën e të devijuarve, rrugën e atyre
që nuk mendojnë për ditën e nesërme, vetem kur një ditë do të
ballafaqohen me realitetin e vdekjes e do të thonë: "O Zot, më kthe
përsëri që të veproj punë të mira!",  por kthim më nuk ka.

 
Vëlla
i dashur, mendoje këtë ditë para se të bëhet vonë se do të pendohesh
një ditë, por nuk do të pranohet pendimi, vallë a mos keni ndonjë
premtim se nuk do të vdisni. Praktikimi i fesë është i vështirë, mirëpo
ajo është Jeta, aty është lumturia, aty e gjen pushimin shpirtëror dhe
zgjerimin e gjoksit. 


SHPËRNDAJE!!!  

 
All-llahu në Kur'anin Famëlartë thotë:

 
"…Ndihmohuni
mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini
dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i
fortë".( Maide, 2)  

 
  Vetëm me një klik në "FORWARD" edhe JU, bëhuni pjesë e së mirës.

Dërgojauni të gjithëve që i keni të regjistruar në adresën tuaj.

Allahu ju shpërbleftë me të mirat e Tij të pafundme! Amin.

 
Mirëpo keni KUJDES për hir të Allahut! Meshkujve dërgoni veç dhe femrave veç.

                                                                                
                                               Dërguar nga: Thirrësi i Mbuluar
_________________________________________________________________
Drag n’ drop—Get easy photo sharing with Windows Live™ Photos.

http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/photos.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan