*Vasha dhe khalifi Memun* * *
*Saadi SHIRAZI* Kur fron` e Khalifit Memuni e zuri, Na bleu një vajzë si hëna nga nuri. Si diell nga fytyra, nga shtati mënjollë, Nga mendja ja shkonte mentarit të hollë. Në gjak prej shenjtorësh kjo duart kish kredhur Dhe sipër mbi gishta unap kishte derdhur. Dhe harku mbi vetull, që murgun rrëmbente, Si ylberi mbi diellin asaj i rrënjente. Vjen nat’ e gjerdekut, kjo kukull hyri, S’i qaset Memunit ta rrokë në gji. Si zjarri ky ndizet dhe marrka yrysh Që kokën si arrë t`ja çajë më dysh. Tha vasha:-<<ja, kokën e ke nën shpatë, Vërvite matanë,mos lodhu më gjatë!>> Tha mbreti:-<<ty zëmrën kush vallë ta theu? E ç`paskam të liqë që ty s`të pëlqeu?>> Tha vasha:<< do vramë, do kafkën ma çaj! Ty erën e gojës nuk mundem ta mbaj. Një herë dhëmb shtiza dhe palla e mprehtë, Por era e gojës të vret mot e jetë. Dëgjoi këto fjalë Khalifi fatlumë, Nga zjarri i dufit gufoi si shkumë. Më s`fjeti gjith natën po vetëm mendoi, Sa gdhiu nga t`urtët dermanin kërkoi. Me burrat e shkencës nga kaqe qytete Nga flet mbi sëmundjet, secilit më vete. Shkoi era që s`deshi ajo faqekuqe Dhe goja tashtizë vjen era burbuqe. Fytyrë hyrinë e deshi me xhan, <<Të metën ma nxori, ndaj mike e kam>>. Ai është mik-o i dashur për ne, Që thotë:<< përpara aksh gjemba më ke>>. T`i them:<<e ke mirë>> kujt rrugën e humbi, Një krim do bëja të rëndë si plumbi. Ai-që të metën përpara s`ja qesin- Nga q`është i verbër për zulmë merr vesin. C`i thua se mjalti vjen era zambak Atij që i duhet pelini farmak? Sa mirë ka thënë dikur një spicer: <<Po deshe shërimin, pi barin zeher!>> Shko bli nga Sadiu-po deshe shëndet- Këshillën si bari, i hidhur lebet. -- " Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
