Meditim bashkėkohor pėr Titanikun



Allahui madhėrishėm nė Kur'anin fisnik urdhėron e
thotė: "Thuaj: "Vėshtroni me vėmendje ēka ka (nga
argumentet) nė qiej e nė tokė. Po argumentet dhe
qortimet nuk bėjnė dobi ndaj njė populli qė nuk
beson."(Junus, 101)

Njė prej ngjarjeve qė shėnon fillimin e shekullit tė
kaluar, e cila u bė mit dhe legjendė e llojit tė
veēantė, ka qenė padyshim pėrmbytja e anijes mė
moderne dhe mė luksoze nė botė, Titanikut tė njohur.

Tregimi pėr Titanikun ėshtė i njohur gati pėr gjithė
banorėt e planetit Tokė, tė moshės shtatė e mė shumė
vjet, dhe tė pakėt janė ata qė nuk kanė dėgjuar asgjė
pėr kėtė anije dhe tragjedinė qė i ka ndodhur.

Me mijėra tregime janė thurur pėr tė, libra qė flasin
pėr tė janė ende aktual dhe shumė mirė shiten, ndėrsa
industria filmike padyshim edhe shumė gjatė do tė
fitojė miliona dollarė duke ekranizuar tregimin ende
tė pamjaftueshėm pėr kėtė anije, qoftė pėr filmat e
luajtur apo dokumentar. Edhe pse neve kjo ndodhi na
interesin nga njė aspekt krejtėsisht tjetėr, pėr shkak
tė informacioneve do tė pėrmendim disa shėnime
themelore lidhur me kėtė arsye.

Titaniku nė kohėn e tij ka paraqitur fjalėn e fundit
tė teknologjisė. Asnjėherė deri mė atėherė nuk ishte
ndėrtuar njė kėso anije transoqeanike, as pėr nga
kualiteti, as pėr nga luksi e as pėr nga siguria.
Anija e madhe ishte e gjatė 269 metra, fuqi dhe
shpejtėsi 23 nyje.

Anija mė 10 prill 1912 lundroi nga Sauthemptoni nė
drejtim tė Njujorkut, nė udhėtimin e saj tė parė e tė
fundit. Njėzet minuta para mesnate, mė 14 prill, u
godit nga akullnaja, afėr 640 km nga Njufaundlendi.
Tre orė mė vonė, anija grandioze ishte nė fund tė
detit me mė shumė se 150 njerėz tė vdekur.

Bota ishte shokuar me pėrfundimin kėsisoj tė kėsaj
anije me tė cilėn udhėtonin njerėzit mė tė pasur dhe
mė tė fuqishėm tė asaj kohe .Pasuria e tėrėsishme e
tyre ishte 600 milion dollarė.

Pėrmbytja e Titanikut ishte katastrofa detare mė e
njohur por jo edhe mė e madhja. P.sh. nė luftanijen
gjermane "Vilhelm Gustiof" mė 30.01.1945 kanė vdekur
9.343 njerėz, e goditur nga torpedoja e nėndetėses
ruse nė detin Baltik.

Nė mėnyrė kronologjike mė afėr nė vitin 1987 nė
Filipine nė goditjen e feribotit "Dona Paz" dhe
tankerit "Viktor" kanė vdekur 4.375 udhėtarė, e pėr
kėtė fatkeqėsi shumica e njerėzve nuk kanė dėgjuar
fare.

Atėherė pėrse fundosja e Titanikut ėshtė katastrofė aq
e njohur rreth sė cilės edhe sot polemizohet dhe vihet
si temė aktuale?

Pėrveē luksit dhe teknologjisė mė moderne, qė e ka
bėrė kėtė anije tė veēantė, ishte bindja e
konstruktorit, udhėtarėve dhe shumicės sė atyre qė
kishin dėgjuar pėr tė, ishte se ai nuk mund tė
fundoset dhe praktikisht i pashkatėrrueshėm. Tė gjitha
mediat e njohur tė asaj kohe botonin artikuj ekskluziv
pėr mosfundosjen e Titanikut, bile ishte botuar edhe
njė artikull nė gazetė me titull "As Zoti nuk mund ta
fundos". Ky qėndrim pėr mosfundosjen i cili u rrit si
dogmė, ishte njė formė e kryelartėsisė sė paraparė
njerėzore dhe herezė. Nėse faraoni, qė veten e quajti
hyjni, ishte shembull i personifikimit tė
kryelartėsisė nė njė person, atėherė Titaniku ishte
shembull i personifikimit tė njėjtė nė njė objekt dore
tė qenieve tė dobėta njerėzore.

Ta mendosh njė grumbull hekuri dhe druri tė
pafundosshėm nga ana e Zotit tė botėve, ėshtė herezė
sipas koncenzuesit tė gjitha feve tė shpallura.

VETĖM ALLAHU ĖSHTĖ MĖ I MADHI!

Nė Kur'anin fisnik Allahu i madhėrishė urdhėron e
thotė: "Nė krijimin e qiejve e tė tokės, nė ndryshimin
e natės dhe tė ditės, ka argumente tė qarta pėr ata qė
kanė arsye dhe intelekt." (Ali Imran, 190)

Nėse ne me mendjen tonė tė kufizuar, nė bazė tė
teksteve shkencore dhe tė sheriatit, mendojmė pėr
madhėshtinė e Allahut tė plotfuqishėm, do tė
konkludojmė se ēdo pėrpjekje pėr madhėshtinė dhe
fuqinė e Tij ėshtė e pamundur. P.sh. shkencėtarėt
thonė se vėllimi i Diellit ėshtė 1.3 milionė herė mė i
madh se vėllimi i Tokės, dhe qė masa e tij ėshtė
333.000 herė mė e madhe se masa e Tokės. Pėrveē kėsaj
nė univers ekzistojnė yje qė janė me miliona herė mė
tė mėdhenj se dielli. Largėsia e tyre matet me
dhjetėra - mijė vite drite, ėshtė llogari para sė
cilės ndalet ēdo mendje gjeniale. Edhe pas madhėsisė
marramendėse tė kozmosit Allahu do ta shkatėrrojė, kur
Ai vendos: "(Pėrkujto) Atė ditė kur Ne e palojmė
qiellin sikurse palimi i fletėve nė libėr." (El -
Enbija, 104). Nė komentin e kėtij verseti, Ibn Ebi
Hatim transmeton nga Ibn Abbasi r.a. qė ka thėnė:
"Allahu do ti' mbėshtjellė shtatė palė qiej dhe ēka ka
nė kėto, dhe do tė jenė nė dorėn e Tij sikurse kokrra
e melit" (Tefsiri i Ibn Kethirit 3/194).Nga Ebu
Hurejre r.a. transmetohet qė Pejgamberi s.a.v.s. ka
thėnė: "Allahu nė ditėn e Gjykimit do tė mbėshtjellė
tokėn dhe qiejtė nė dorėn e djathtė, e pastaj do tė
thotė: "Unė jam El - Melik (Sundimtari i vėrtetė), ku
janė sundimtarėt e tokės?"(Buhariu, nr.4712 dhe 7412).

Pas kėtyre tė dhėnave tė vogla shkencore qė flasin pėr
madhėsinė e kozmosit, atėherė paramendoni sa i "madh"
ka qenė Titaniku, emri i tė cilit nė gjuhėn greqishte
d.m.th. shtatmadh dhe pėr tė cilin njerėzit thanė se
nuk fundoset?

Pėr kėtė nė fundosjen e tij shohim shembullin e qartė
tė dėnimit direkt tė Allahut dhe tėrheqjen e vėrejtjes
pėr gjeneratat e ardhshme qė tė shuajė edhe ambiciet
mė tė vogla nė deklaratat e tyre qė tė mos shkaktojnė
hidhėrimin e Allahut.

Konstruktorėt dhe ekuipazhi kanė besuar nė pafundosjen
e saj, flet edhe fakti se njė anije e tillė moderne
nuk kishte varka shpėtimi tė mjaftueshme, e qė
shkaktoi pėrmbytjen e njė numri tė madh tė njerėzve.
Udhėtarėt dhe ekuipazhi asnjėherė nuk kanė qenė mė tė
sigurt, e nė realitet ishin aq afėr shkatėrrimit. Kjo
na pėrkujton fjalėt e Allahut tė madhėrishėm: "A mos
janė sigurt ata qė pėrgatitėn kurthe, se Allahu nuk do
t'i trandė ata me tokėn, as nuk do t'u vijė atyre
dėnimi kah nuk e mendojnė?Ose t'i rrėmbejė ata duke
qenė nė udhėtimet e tyre (pėr jetė e tregti) e ata nuk
mund t'i shpėtojnė asaj." (En - Nahl, 45 - 46)

Njė gjė interesante ėshtė fakti se kjo anije
madhėshtore u fundos nė thellėsi afro katėr kilometra,
por mbeti i pazbuluar mė shumė se shtatė decenie,
pėrderisa nė vitin 1984 nuk e gjeti oqeanografi Robert
Balard.

Mikrobiologėt qė studiojnė mbeturinat e kėsaj anije
kanė llogaritur qė shtresat e baktereve dhe kėrpudhave
ēdo ditė thithin 45 e mė shumė kilogram hekur tė
mbeturinave, kėshtu qė njė ditė tėrėsisht do tė
zhduket. Pra kėto krijesa tė vogla tė Allahut tė
madhėrishėm e shkatėrrojnė njė anije me tė cilėn
njerėzit u krekosėn se asgjė nuk mund ta shkatėrrojė,
por: "... e ushtrinė e Zotit tėnd nuk e di kush pos
Atij..." (El - Muddeththir, 31)

"TITANIKĖT" BASHKĖKOHOR

Ksantelazma (akullnaja) pėr tė cilėn sipas versionit
ka goditur anijen, ėshtė tregim nė vete nė tė cilėn
mund tė shohim tė vėrtetėn si dhe mėsimin qė
muslimanėve mund tu ndihmoj tė kuptojnė vlerėn e
vėllazėrimit dhe veprimet tė pėrbashkėt. Sikur dikush
para fatkeqėsisė ta vėnin para Titanikut 'santėn e
akullit', do tė shihnin se sa ėshtė e parėndėsishme
madhėsia e saj nė krahasim me kėtė anije kolosale.

Ē'ėshtė nė realitet 'santa e akullit', pėrveē se njė
sasi e ujit e ngurtėsuar, e jo nė gjendje tė lėngėt?
Kjo mund tė shėrbejė si shembull pėr gjithė popujt e
shtypur tė botės, e sot pa dyshim kėta janė
muslimanėt, pa marrė parasysh sa janė tė dobėt si
individ, nėse bashkohen dhe lidhen e me edukatėn
islame nė themel e ndryshojnė "gjendjen agregate" tė
tyre, bėhen si fortifikatė e fortė para sė cilės do tė
thyheshin tė gjitha fuqitė dhe padrejtėsitė botėrore.

Para kėsaj fortifikate do tė lėshonin tė gjitha
"dhomat e pamposhtura" qė paraqiten nė ushtri, ekonomi
ose politikė tė "titanikėve bashkėkohor" qė janė tė
bindur nė pafundshmėrinė e tyre, por nga shkatėrrimi
pėrfundimtar i ndan vetėm njė "santė akulli" nė tė
cilėn pėr shkak tė padrejtėsive dhe zullumit qė ju
bėjnė tjerėve, patjetėr do tė shkatėrrohen.

Nė fund, kėso shembuj, sigurisht qė janė tė shumtė nė
historinė e njerėzimit.Thotė Allahu i madhėrishėm nė
Kur'anin fisnik: "Sa e sa grupe tė vogla me dėshirėn e
Allahut kanė triumfuar ndaj grupeve tė mėdha! Allahu
ėshtė me durimtarėt." (El - Bekare, 249)

Nėse detet dhe oqeanet janė muzeu mė i madh i
historisė sė llojit njerėzor, atėherė Titaniku me
siguri ėshtė eksponati i tyre mė i madh. Nė tregimin e
pafund tė tij secili mund tė gjejė diē pėr vete.
Besėtytėt nė tė do tė shohin fatin e keq tė cilin e ka
sjell me vete mumia egjiptiane e cila ėshtė dashur tė
bartet nė Amerikė, filmuesit botėrorė gjithnjė do tė
mendojnė se si tė fitojnė nė kėtė tragjedi, ndėrsa
besimtarėt do tė marrin mėsim qė tė mos kryelartėsohen
me veprat e tyre, sepse Allahu i madhėrishėm i zhdukė
pėr njė moment si mos me ekzistuar fare.

"Nė tregimet e tyre (tė dėrguarve dhe tė Jusufit me
vėllezėr) pati mėsime e pėrvojė pėr tė zotėt e
mendjes." (Jusuf, 111)

Dhe pėrderisa ne pėr Titanikun mendojmė nė kėtė ose nė
kėtė mėnyrė, mbeturinat e saj me padurim pret ditėn:

"Kur dielli tė jetė mbėshtjellur (dhe errėsohet).
Dhe kur yjet tė kenė zėnė ( e shkapėrderdhur).
Dhe kur kodrat tė kenė udhėtuar (e bėrė pluhur nė
ajėr).
Dhe kur devetė e shtrenjta tė lihen pa bari nė fushė.
Dhe kur egėrsirat tė jenė bashkuar (tubuar).
Dhe kur detet tė vlojnė si zjarr i flakėruar.
Dhe kur shpirtrat tė jenė bashkuar..." (Et - Tekvir, 1
- 7)

Qė sė bashku me qiejt dhe tokėn qė kthehen nė pluhur,
nėse edhe para kėsaj nuk zhduket nė errėsirat e thella
tė oqeanit Atlantik.


THUAJ:
JETA IME, VDEKJA IME, DHE SAKRIFICAT E MIA JANE
THJESHTE PER ALLAHUN, ZOTIN E BOTEVE.
KURAN

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan