ME RASTIN E 233 VJETORIT TË PAVARËSISË SË AMERIKËS*
 
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=963
  
 
Përgatiti dhe përshtati: Shevki Sh. Voca

Amerika në historinë e saj ngërthen ngjarje mjaft të bujshme. Kohëve të fundit 
duke e kontestuar zbulimin e Amerikës nga ana e ekspeditës detare të udhëhequr 
nga Italiano-Spanjolli Kristofor Kolombo, paraqiten shkrime me pretendime mjaft 
interesante rreth zbulimit të saj. Me siguri se shkencëtarët dhe shkenca në 
përgjithësi në të ardhmen do të merret më me seriozitet me këtë çështje. Ne me 
këtë rast nuk kemi për qëllim as t’i mohojmë por as t’i pohojmë shkrimet e 
natyrës së tillë, por duke mos humb kohë do t’i referohemi versionit zyrtar të 
deri tanishëm të zbulimit të kontinentit amerikan me përjashtim të një supozimi 
e cila qysh moti qëndron në enciklopeditë zyrtare për zbulimin e Amerikës nga 
ana e Normandezit të quajtur Llejf Erikson rreth shekullit X. Mirëpo, ajo që e 
errësoi dhe e la anash këtë version të zbulimit të Amerikës e që zuri vend më 
tepër në histori, ishin ngjarjet që u
 zhvilluan në fund të shekullit XV dhe në fillim të shekullit XVI.

Në Evropë pas luftërave zinxhirore në histori të njohur si kryqëzata, të cilat 
në të vërtet ishin lufta tmerruese, filloi të zhvillohet tregtia dhe detaria, e 
paralel me to arrihej edhe një ngritje kulturore në përgjithësi. Në këtë mënyrë 
tek Evropianët lindi interesimi për përvetësimin e vendeve të largëta dhe të 
pasura si për shembull India dhe Kina. 

Marinari Spanjoll me prejardhje Italiane (vende vende shkruan se ishte hebre i 
kryqëzuar të cilët quheshin Marana, SH. V.), Kristofor Kolombo, duke kërkuar 
vijën detare për Indi dhe Kinë, arriti që në vitin 1492 ta zbuloi Amerikën. Ky 
marinar me ekuipazhin e vetë ishte zbarkuar në njërën nga ishujt e Bahamasë të 
quajtur Guanahan, kurse tani është ishulli Voltinger. Kolombo më vonë gjatë 
lundrimeve të tija të viteve 1493, 1498 dhe 1502 arrin të zbuloi Kubën, Haitin, 
dhe ishujt tjerë të Amerikës, pastaj pjesët e Amerikës së mesme dhe ato jugore. 
Është interesant fakti se ky marinar gjerë në vdekje mendonte se është zbarkuar 
në Indi dhe, mu për këtë banorët vendas i quajti indian.

Hartat e para të kontinentit të ri i hartoi një marinar tjetër po ashtu 
Spanjoll me prejardhje Italiane i cili quhej Amerigo Vespuçi sipas emrit të 
cilit edhe u emërtua ky kontinent. Ndërsa personi i parë që e emërtoi në 
shkrimet e veta me këtë emër në vitin 1507 ishte gjeografi gjerman Marin 
Voldzemiller.

Banorët e parë nga Evropa që u shpërngulën në Amerikë ishin nga Spanja dhe 
Portugalia. Këta u vendosën në vendet e dikurshme të civilizimeve të vjetra që 
dikur kishin ekzistuar në ato vende si bie fjala populli Maja i Indianëve dhe i 
Astekëve të Amerikës së mesme, si dhe populli Inka në Amerikën jugore. 

Ndërkaq që apetitet për një politik koloniale-ekspansioniste filluan t’i 
shprehin edhe vendet tjera Evropiane. Kështu që në gjysmën e dytë të shekullit 
XVI anglezët e themeluan koloninë e parë në Amerikë në vendin e quajtur 
Virxhinia. Pak më vonë francezët pushtuan krahinën Kebek në Kanada, dhe 
themeluan koloninë e vetë duke u vendosur edhe në krahinat e Misisipit, ndërsa 
në vitin 1614, holandezët arritën ta themelojnë koloninë Holanda e Re në 
qytetin Amsterdam, që është Nju Jorku i sotëm. Kolonizimi më masivë ka qenë ai 
anglez, mirëpo etjet për gllabërimin dhe zgjerimin e territoreve nuk pushuan as 
atje. Kështu që anglezët, duke e shfrytëzuar mënyrën e politikës koloniale, në 
fillim filluan t’i shtypin holandezët duke e pushtuar Holandën e Re në vitin 
1664. Më vonë gjatë viteve 1756-1763, duke përdorë epërsinë e forcës, ata 
zhvilluan një luftë shtatë vjeçare kundër francezëve, me
 ç,rast u pushtua Kanada e cila ishte koloni franceze. 

Atë botë, nën pushtimin apo dominimin anglez u gjendën trembëdhjetë koloni 
evropiane. Jeta në koloni dhe nën pushtim ishte e vështirë, nga se zhvillimet 
në industri dhe ndërtimtari u cunguan, liritë dhe të drejtat politike u 
kufizuan. Në këtë mënyrë popujt e shtypur u organizuan dhe e nxitën një luftë e 
cila zgjati disa vjet radhazi, përkatësisht prej viteve 1775- e deri më 1783. 
Në historinë e SHBA, kjo periudhë kohore njihet me emrin Revolucioni Amerikan, 
që në ndërkohë u shpall edhe pavarësia e saj, më 04. 07. 1776. Autori i 
dokumentit për deklaratën e pavarësisë të cilën e nënshkruan 56 përfaqësues 
ishte Tomas Xheferson (1743-1826), i cili më vonë gjatë viteve 1801-1809, u 
zgjodh kryetar i tretë me radhë i SHBA, ndërsa kryetar i parë i Amerikës u 
zgjodh Xhorxh Uashingtoni (1732-1799), me dy mandata 1789-1797. 

Më vonë kah fundi i shekullit XVIII SHBA-të, duke i ndjekur indianët kah jugu 
dhe perëndimi, i zgjeruan territoret e veta. Kështu që gjatë vitit 1850, e 
fituan këtë madhësi që e kanë edhe sot, me përjashtim të Alaskës që në vitin 
1867 u ble nga cari rus dhe Havajes e cila në vitin 1898 i takoi Amerikës.

Përparimi i SHBA-ve filloi duke iu falënderuar ardhacakëve nga Evropa, të cilët 
sollën me vete një strukturë fshatare, punëtore dhe në këtë mënyrë shumë 
shpejtë u mundësuan zhvillimet ekonomike, në fermeri në plantacione, industri 
dhe xehetari. 

Më se një shekull pas Revolucionit Amerikan dhe pas pavarësisë shpërthyen 
luftërat ndërmjet Veriut qe për nga industria ishte me e zhvilluar dhe Jugut e 
cila udhëhiqej me sistem skllavopronare te plantacioneve. Këto luftëra në 
historinë e SHBA-ve njihen si luftëra qytetare, qe u zhvilluan gjatë viteve 
1861-1865. Në këto luftëra u ndeshen dy ushtri, ajo e veriut qe numëronte 
1.500.000 ushtar dhe ajo e jugut qe kishte 900.000 ushtar. Gjatë këtyre 
luftërave Amerika humbi me shumë se kurdoherë me par dhe pas saj.

Vlen te ceket se Unioni (Federata) qe paraqet qe paraqet veriun la pas veti 
364.511 viktima, kurse Konfederata apo jugu pati gjithsejte te humbur dhe te 
plagosur 258.000. Ky numër i viktimave nuk ishte shkaktuar vetëm nga përdormi i 
armeve te zjarrta, por viktimat te mëdha kishin solle edhe sëmundjet e ndryshme 
qe ishin paraqit, si tifoja e cila ishte mbytësja me e madhe, pastaj 
dizenteria, variolla, malaria etj. 

Këto luftëra, sipas historianeve, u shkaktuan për shkak se njëmbëdhjetë nga 
gjithsejte pesëmbëdhjetë, shtete skllavopronare dëshironin ndarjen. Mirëpo, 
sikurse edhe qe dihet, lufta përfundoi me fitoren e veriut, e cila arriti ta 
ruaj unionin. Jugu e dëshironte ndarjen qe ta mund ta mbaj robërimin. Fitoren 
veriut posaçërisht ia sollën masat, te cilat i ndërmori kryetari Abraham 
Linkoln (1809-1865, ndërkaq në mandatin e kryetarit ishte gjatë viteve 
1861-1865) kur fermerëve ua ndau tokat, anuloi ligjin për skllavëri etj. Me te 
cilat u sigurua një përkrahje e madhe tek populli. 

Veriu apo Federata e fitoi luftën, por ne paq derisa viktimat e luftës ishin 
ende te freskëta, e humbi kryetarin Linkoln. Ne te shtiu një simpatizues i 
konfederatës, i quajtur Xhon Vills But, ne shenj te hakmarrjes ndaj disfatës se 
Jugut. Mirëpo, edhe pas vrasjes se kryetarit Linkoln jeta ne SHBA nuk u ndal, 
ani pse njëherë ishte rasti parë që një kryetari të SHBA-ve t[i shuhej jeta me 
atentat. Pas këtij rasti e deri më sot kanë ndodhë edhe tre atentate tjera që 
kanë sjellë humbjen e kryetarëve amerikan. 

Sidoqoftë, SHBA-të pas një kohe shumë të shkurtë arritën një zhvillim tejet të 
madh në industri. Tregon fakti se gjatë viteve nëntëdhjetë të shekullit XIX 
SHBA-të për nga industria e tejkaluan Anglinë, duke u bërë vendi më i zhvilluar 
në botë. 

Amerikanët një kohë i mundonte sindroma e mundësisë që edhe ata të implikohen 
në problemet e vendeve tej oqeanike. Duke marrë për sipër obligimet 
imperialiste në vitin 1898, u kundërshtuan jo vetëm nga radikalët dhe 
socialistët, por edhe nga tërë një varg i grupeve fetare dhe liberale të cilët 
tradicionalisht ishin të rreshtuara . Për më tepër, nuk bëhej fjalë për ndonjë 
luftë që kërcënohej për rrezikimin e jetës së një numri të madh të Amerikanëve. 
Gjatë tërë gjysmës së parë të shekullit XX vazhdimisht ekzistonte një 
rezistencë për mos ndërmarrjen e ndonjë aksioni ushtarak në Evropë, ndërkaq që 
marrja pjesë e Amerikës në dy luftërat botërore u paraqit tek pas provokimeve 
të mëdha të cilat nuk mund të toleroheshin. 

Ta kujtojmë Luftën e parë Botërore kur Britanikët e zbuluan të ashtuquajturën 
“Telegrami i Cimermanit”, e cila i vërtetonte zërat se Gjermania kishte thur 
komplote me Meksikën e që besohej se edhe me Japoninë, në mënyrë që të 
shkatërrohet tërë ajo të cilën SHBA-të e kishin arrit duke u zgjeruar në 
perëndim gjatë shekullit XIX. Ashtu që në prill të vitit 1917 Kryetari i 
atëhershëm Vudro Vilson menjëherë i shpalli luftë Gjermanisë edhe pse i 
mungonte konsensusi nacional për çka na tregonin votimet në Kongres, kur 
gjashtë senatorë dhe pesëdhjetë anëtarë të Dhomës Përfaqësuese e kundërshtuan 
luftën. Numri i tërësishëm që shërbente ne forcat ushtarake amerikane ishte 4.7 
milion, ndërsa humbjet amerikane në njerëz ishin 116.000, prej të cilëve më pak 
se gjysma pësuan në vijat e luftës. Ky ishte një dëm shumë më i vogël në 
krahasim me pësimet dhe humbjet që i përjetuan pjesëmarrësit
 e tjerë të luftës. Për shembull: Franca, Gjermania, Rusia dhe Austro-Hungaria, 
individualisht patën mes një dhe dy milion të vdekur, ndërsa imperia britanike 
diçka më pak se një milion.

Ndërsa shkaku për futjen e SHBA në Luftën e Dytë Botërore ishte Japonia e cila 
me forcat e veta luftarake më 7 dhjetorë 1941, i sulmoi bazat ushtarake të 
marinës amerikane në ishullin Perl Harbur të Havajeve, me ç’rast i shkaktuan 
dëme mjaft të mëdha. Me këtë rast Amerika menjëherë e shpalli luftën, ndërsa 
dilemat për të luftuar edhe kundër Gjermanisë kishin marrë fund atëherë kur 
vetë Hitleri i kishte shpall luftë Amerikës. 

Në periudhën kohore 1941-1945, në forcat ushtarake të SHBA shërbenin 16 milion 
Amerikan, prej të cilëve 292.000 humbën jetën duke luftuar, ndërsa nga shkaqet 
të ndryshme vdiqën edhe 114.000 vetë.

Pas përfundimit të Luftës Dytë Botërore, SHBA, u bënë fuqia numër një në botë 
qoftë në aspektin ekonomik dhe politik, qoftë edhe në aspektin ushtarak, fuqinë 
e së cilës e dëshmoi me hedhjen e bombës së parë atomike deri atëherë të pa 
njohur në Hiroshim dhe Nagasaki ( 6 dhe 9 gusht 1945) dy qytete japoneze, që u 
bënë edhe shkaktare për marrjen fund të një lufte të tmerrshme nga humbjet e 
mëdha në njerëz. 

KETU DO TE PERQENDROHEMI SHKURTAZI NE NJË SQARIM NË LIDHJE SE SI KALOI PRIMATI 
I FUQIS BOTËRORE NGA ANGLIA TEK AMERIKANËT 

Në prag të Luftës dytë botërore, botës i kërcënoheshin gjermanët. Në anën 
tjetër fuqia numër një në botë Anglia, për t’i përvetësuar arabët në anë e saj 
që të luftojnë kundër gjermanëve gjatë vitit 1939 botoi “Librin e Bardh” me të 
cilën ua kufizonte hebrenjve shpërnguljen e tyre në territoret Palestineze. 

Me këtë murrë fund epoka e sionizmi politik e Teodor Hercllit dhe Haim 
Vajsmanit, dhe filloi epoka e re e sionizmit luftarak e David Ben Gurionit. Në 
territorin Palestinez u zhvillua një luftë e vogël, të cilën e udhëhiqnin 
aleatët e deri djeshëm anglezët dhe sionistët. Duke mos e zgjedhur mënyrën, 
sionistët e rrënuan autoritetin anglez në botë. 

Gjatë korrikut të viti 1947, anijet të cilët i bartnin udhëtarët nga gjermania 
për në Kolumbi dhe Palestinë, qeveria Britanike i ktheu prapa duke mos e lejuar 
zbarkimin e tyre. Duke u shkatërruar me eksplozive, erdh deri tek mbytja dhe 
fundosja e më tepër se katër mijë hebrenjve. Me këtë rast opinioni gjerë 
botëror ua mbajti anën viktimave të cilët iu kishin shpëtuar llogoreve famëkeqe 
gjermane për shkatërrimin e tyre. Në prapaskenën e këtyre ngjarjeve qëndronin 
anëtarët e Shternit dhe të Irgunit, të cilët duke i flijuar bashkëkombësit e 
vetë patën për qëllim presionin e opinionit botëror ndaj Britanisë. 

Në këtë mënyrë erdh deri te shkuarja e Britanisë nga maja e skenës botërore, 
duke e marr vendin tij SHBA, të cilëve hebrenjtë u përkulen. 

Tani në SHBA jetojnë dy herë më shumë hebrenj se sa në Izrael. Një numër i madh 
i hebrenjve zënë vende të rëndësishme në skenën politike të SHBA. Lobi hebrenj 
ka shumë ndikim edhe në zgjedhjet presidenciale amerikane. Ndërsa, 
financiarisht, ekonomikisht, politikisht dhe në atë ushtarakisht varen nga 
SHBA, kurse si kthim për këtë Izraeli në Lindje paraqet grushtin amerikan.

Sot SHBA gëzojnë një autoritet të madh në masë të madhe në botë. Bota me rreth 
7 miliard banorët e saj në mesin e së cilëve ka shumë popuj të vegjël të cilëve 
u bahen shumë pa drejtësi dhe keq trajtime nga ana e ma te fortëve sytë i kanë 
të drejtuara kah Amerika. Por ngjan shpesh që edhe nga ana e pakicave tu bahen 
presione , keqtrajtime , dhunime, e dukuri tjera negative popullit shumicë, 
sikurse që ishte rasti i fundit me ne në Kosovë, kur nga një grusht i vogël 
serb keq trajtohej populli shumicë shqiptar në Kosovë, deri në atë masë sa që u 
detyruan me qindra mija shqiptar numri i të cilëve sipas statistikave e kaloi 
edhe një milion të shpërngulen dhe të zhvendosen nga dhuna e pa parë serbe. 
Mirëpo Amerika ishte ajo e cila me ndihmën e Zotit fuqi plot dhe aleatëve të 
vet intervenuan dhe e shpëtuan një popull të lashtë, e cila askënd nuk e 
rrezikonte për asgjë, vetëm pse dëshironte të jetoi në
 liri dhe paqe në trojet e tyre autoktone. Sot, fal tyre, ne e kemi shtetin 
tonë të pavarur demokratike dhe properëndimore të cilën e kanë pranuar 60 
shtete, e që numri i tyre pritet që shumë shpejt të rritet, dhe e cila është 
duke shkuar drejt zhvillimeve me kaheje pozitive krahas me shtetet tjera 
demokratike Evropiane dhe properëndimore. Mirëpo, aty këtu, kohëve të fundit 
mund të dëgjohen edhe zëra që nuk e shohin Amerikën me sy të mirë por at 
kritik. Për shembull nga ana e Serbisë dhe disa aletë të saj që fal Zotit janë 
pak për shkaqe të intervenimeve në Kosovë, por edhe nga disa të tjerë, të cilët 
e ngritën zërin pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001.

Në fund e japim pasqyrën e të gjithë kryetarëve amerikan që nga pavarësia e saj 
e deri tani:

1. Xhorxh Uashington 1789-1797-politikisht i pa përcaktuar
2. Gjon Adams 1797-1801-federalist
3. Tomas Xheferson 1801-1809-republikan
4. Gjejms Medison 1809-1917-republikan
5. Gjems Monro 1817-1825-republikan
6. Gjon Kuinki Adams 1825-1829-republikan
7. Andreu Xhekson 1829-1837-demokrat
8. Martin Van Buren 1837-1841-demokrat
9. Viliam Henrri Harison 1841-liberal
10. Gjon tejllor 1841-1845-liberal
11. Xhejms K.Pollk 1845-1849-demokrat
12. Zahari tejllor 1849-1850-liberal
13. Miliard Fillmur 1850-1853-liberal
14. Frankllin Pirs 1853-1857-demokrat
15. Gjejms Bukenan 1857-1861-demokrat
16. Abrham Linkoln 1861-1865-republikan
17. Andreju Xhkson 1865-1869-republikan
18. Julius grant 1869-1877-republikan
19. Taterford hejs 1877-1881-republikan
20. Xhejms A. Garfilld 1881-republikan
21. Kestar A. Artur 1881-1885-i pavarur nga doktrinat e partive
22. Gruver Kllivlland 1885-1889 demokrat
23. Benjamin Harison 1889-1893-republikan
24. Gruver Kllivlland (për he të dytë, i 24 i radhës si kryetar) 
1889-1893-demokrat
25. Villiam Mekinlli 1897-1901-republikan
26. Teodor Ruzvellt 1901-1909-republikan
27. Viliam HouardTaft 1909-1913-republikan
28. Vudro Villson 1913-1921-demokrat
29. Varen G. Harding 1921-1923-republikan
30. Kallvin kullixh 1923-1929-republikan
31. Herbert Huver 1929-1933-republikan
32. Frankllin D. Ruzvellt 1933-1945-demokrat
33. Hari S. Truman 1945-1953-demokrat
34. Dvajt Ajzenauer 1953-1961-republikan
35. Xhon F. Kenedi 1961-1963-demokrat
36. Lindon B. Xhonson 1963-1969-demokrat
37. Riçard M. Nikson 1969-1974-republikan
38. Xherald R. Ford 1974-1977-republikan
39. Xhimi Karter 1977-1981-demokrat
40. Ronald revan 1981-1989-republikan
41. Gjorgj Bushi (plaku) 1989-1993-republikan
42. Viliam J. Klinton 1993-2001-demokrat
43. Gjorgj Bushi ( djali i të parit) 2001-2009-republikan dhe 
44. Barak H. Obama 2009-dmokrat.


*Pjesë nga një shkrim më i gjatë nga autori i njëjtë.

FUND. 
 
 
___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) 
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify 
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for 
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]


      __________________________________________________________________
Yahoo! Canada Toolbar: Search from anywhere on the web, and bookmark your 
favourite sites. Download it now
http://ca.toolbar.yahoo.com.
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan