Zotëri Thaçi, bëjeni Enver Hasanin edhe një herë Rektor të UP-së 

E Martë, 23 Qërshor 2009
  
Pa përmendur edhe margaritarë tjerë të Rektorit Hasani, duhet thënë se Hashim 
Thaçi duhet të bëjë çmos që ta bind profesor Hasanin që ta udhëheqë UP-në edhe 
për një mandat sepse ai, më shumë se kushdo tjetër prej njerëzve të kandiduar, 
do ta rriste numrin e njerëzve me tituj mr. dhe dr. në radhët e PDK-së. 

Pas vendosjes së profesor Enver Hasanit në krye të Rektoratit të Universitetit 
të Prishtinës (UP), Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, atëbotë Kryetar i 
PDK-së, u pat takuar me profesor Hasanin për t’ia ‘uruar’ postin e rektorit. 
Pas takimit, Thaçi pat deklaruar para gazetarëve se zgjedhja e profesor Hasanit 
në krye të UP-së është bërë me konsesusin e të gjitha forcave relevante 
politike. Ç’është e vërteta, zgjedhja e profesor Hasanit në krye të UP-së qe 
bërë edhe përmes kërcënimeve dhe këtë, sikur të kishte guxim qytetar, do të 
duhej ta thoshte publikisht dhe zëshëm njëri prej të kërcënuarve, z. Basri 
Çapriqi.

Është e qartë se të gjithë udhëheqësit e UP-së, të zgjedhur pas luftës në 
Kosovë, kanë qenë të zgjedhurit e partive politike, sidomos të partive politike 
të dala nga lufta. Ata, me ardhjen në krye të UP-së, duke përfshirë edhe 
Rektorin aktual të UP-së, janë pasuruar në mënyrë të paligjshme. Dikush duke 
ndërtuar shtëpi në tokën e UP-së, kurse dikush tjetër duke blerë brenda një 
kohe fare të shkurtër banesa luksoze apo troje të shtrenjta në periferi të 
kryeqytetit.

Sidoqoftë, tashmë dihet se UP-ja brenda pak javësh duhet ta ketë rektorin e ri 
dhe për këtë post kanë konkuruar disa profesorë të UP-së. Pothuajse secili prej 
tyre duket të jetë kandidat potencial për ta çuar UP-në drejt shkatërrimit 
përfundimtar. Por, për ta bërë një gjë të tillë, profesor Hasani duket të jetë 
i pazëvendësueshëm sepse bashkë edhe më ndihmën e paraardhësve të tij, ai ka 
bërë gjëra që nuk janë bërë në asnjë universitet në botë dhe as që do të bëhen 
ndonjëherë.

Nën drejtimin e tij, në UP, në përputhje me Kartën e Bolonjës, janë mbrojtur 
magjistratura dhe doktoratura nga shumë politikanë, shumica e tyre nga Partia 
Demokratike e Kosovës (PDK). Njëri prej pjesëmarrësve të Konferencës së 
Rambujesë, ka magjistruar me temën “Konferenca e Rambujesë”, kurse njëri prej 
udhëheqësve kryesorë të Zonës Operative të Llapit (UÇK), ka magjistruar me 
temën “Lufta e UÇK-së në Llap”. Në UP-në e drejtuar nga profesor Hasani ka 
pasur edhe doktoratura për “Partitë Politike në Britani të Madhe gjatë 
shekullit XIX”, të mbrojtura nga njerëz që nuk e zotërojnë fare gjuhën angleze 
dhe, për më shumë, të mbrojtura para anëtarëve të komisioneve që po ashtu nuk e 
zotërojnë fare gjuhën angleze.

Kur jemi te doktoraturat, duhet thënë se profesor Hasani, për arsye politike 
dhe personale, disa profesorëve të UP-së ua ka pamundësuar të doktorojnë nën 
arsyetimin se, mes tjerash, janë mbi 50 vjeçar dhe Kosova nuk ka kurrfarë 
përfitimi prej tyre. Mirëpo, në anën tjetër, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, 
Jakup Krasniqi, edhe përkundër faktit se është mbi 50 vjeçar, është pranuar të 
doktorojë në UP-në e udhëhequr nga Enver Hasani. Për më shumë, ka pasur raste 
edhe kur Rektori Hasani, njërin prej profesorëve që ia ka pamundësuar të 
doktorojë, e ka ngacmuar seksualisht përmes mesazheve telefonike.


Sidoqoftë, në UP-në e Rektorit Hasani përzgjedhja e shumë ligjëruesve është 
bërë pa plotësuar pothuajse asnjë kriter. Këshilltari i Kryeministrit të 
Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është përzgjedhur ligjërues, duke shkelur 
rregullat, nga një komision në përbërje të të cilit kanë qënë 
Zëvendës-Kryeministri, Hajredin Kuçi dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe 
Teknologjisë, Enver Hoxhaj. Çuditërisht në përbërje të këtij komisioni nuk ka 
qenë Ministri i Shërbimeve Publike, Arsim Bajrami. Po ashtu, këshilltarja e 
Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, është përzgjedhur ligjëruese në UP, duke 
shkelur ligjin.

Por, rasti më interesant ka qenë kur një nga ligjëruesit në nivelin Master në 
Fakultetin e Arteve, në kohën e Rektorit Hasani, në të njëjtën kohë sa ka 
ligjëruar në këtë drejtim, ka regjistruar edhe vetë studimet master duke i 
mbajtur kështu ligjërata jo vetëm studentëve, por edhe vetës. Ndoshta lexuesve 
mund t’u duket e pabesueshme, por kriteret e tij kur ai e ka vlerësuar veten 
kanë qenë në përputhje të plotë me Kartën e Bolonjës.

Për fund, pa përmendur edhe margaritarë tjerë të Rektorit Hasani, duhet thënë 
se Hashim Thaçi duhet të bëjë çmos që ta bind profesor Hasanin që ta udhëheqë 
UP-në edhe për një mandat sepse ai, më shumë se kushdo tjetër prej njerëzve të 
kandiduar, do ta rriste numrin e njerëzve me tituj mr. dhe dr. në radhët e 
PDK-së. Për më shumë, edhe vet Hashim Thaçi do të mund të magjistronte me temën 
“Si e kam gjuajtur Bujar Bukoshin me taketuke në Konferencën e Rambujesë?”. 
Këtë temë kaq interesante dhe me interes për shkencën do të mund ta mbronte 
para një komisioni kompetent, të përbërë nga Arsim Bajrami, Enver Hoxhaj dhe 
Hajredin Kuçi.

(Shkrim i botuar në Koha Ditore)
 
http://www.gazetabesa.com/artikulli_opinion.php?id=2 
 
___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) 
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify 
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for 
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]


      __________________________________________________________________
Ask a question on any topic and get answers from real people. Go to Yahoo! 
Answers and share what you know at http://ca.answers.yahoo.com
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan