fadil Shkruan "

ÇUDI, APO JO? 
A jeni duke u çuditur? A jeni duke menduar? 
Çudi, se si një kartëmonedhë prej 20 EURO-sh duket aq e madhe kur e jep për 
xhaminë,  por shumë e vogël kur e shpenzon në dyqan! 
 

Çudi, se sa gjatë na duket kur bëjmë dhikër një orë, por sa shpejt kalon kur 
njëekip luan 60 minuta basketboll! 
 
Çudi, se sa të gjata janë disa orë të kaluara në xhami, por sa të shkurtra kur 
shikojmë ndonjë film!
 
Çudi, sa vështirë është të kujtojmë diçka kur lutemi, por nuk  kemi vështirësi 
për të menduar rreth gjërave për të cilat do të bisedojmë me ndonjë shok!
 
Çudi, se sa emocionohemi kur një ndeshje futbolli shkon në kohë shtesë, por 
ankohemi kur teravia gjatë Ramazanit është më e gjatë se zakonisht! 
 
Çudi, se sa vështirë është të lexosh një xhuz të Kur’anit, por sa lehtë është 
të lexosh 100 faqe të romanit më të shitur!
 
Çudi, se si njerëzit dëshirojnë të arrijnë një ulëse në radhët e para në ndonjë 
lojë apo koncert, por përpiqen të zënë rreshtin e fundit në xhami, që të mund 
të dalin jashtë shumë shpejt! 
 
Çudi, se si na nevojiten 2 apo 3 javë lajmërim përpara për t'i gjetu kohë një 
aktiviteti të xhamisë brenda orarit tonë, mirëpo mund ta ndryshojmë agjendën 
tonë për ngjarje të tjera edhe në momentin e fundit! 
 
Çudi, se sa vështirë është për njerëzit të mësojnë mirë një ligjërat  të 
thjeshtë për t'ua thënë të tjerëve, por sa e thjeshtë është për të njëjtët 
njerëz për t' i kuptuar dhe përsëritur thashethëmet!
 
 Çudi, se si besojmë çfarë thonë gazetat, por dyshojmë në atë që thotë Kur’ani! 
 
Çudi, se si çdonjëri dëshiron të shkojë në Xhenet, por nuk kujdeset të besojë, 
të mendojë, të flasë apo të veprojë ndonjë gjë për të!
 
ÇUDI, APO JO?
 
A jeni duke u çuditur? A jeni duke menduar?
 
Falënderojeni Allahun, që është më i Mëshirshmi!  

  nga Fadili"
_________________________________________________________________
Windows Live™: Keep your life in sync. Check it out!
http://windowslive.com/explore?ocid=TXT_TAGLM_WL_t1_allup_explore_012009
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në fjalaebukur@googlegroups.com
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
fjalaebukur-unsubscr...@googlegroups.com
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan