Zgjimi i përmallimit për Allahun

























Falënderimi i takon Zotit të botëve, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi më 
të nderuarin e të Dërguarve, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

Me kalimin e ditëve dhe netëve imani vjetrohet në zemër, ndryshken shtyllat e 
dashurisë, kështu që paraqitet nevoja për ripërtëritjen dhe gjallërimin e 
imanit në ditët dhe çastet e pritjes së muajit Ramazan. Robi i Allahut duhet të 
përpiqet me vullnet dhe dëshirë duke vepruar vetëm e vetëm që të jetë sa më 
afër Allahut. 

Në hadithin kudsij Allahu thotë: “Unë jam te mendimi i mirë i robit Tim, Unë 
jam me të gjersa ai më përmend Mua; nëse më përmend në vete, e përmend në Veten 
Time, nëse më përmend në ndonjë tubim, e përmend në tubim më të mirë se ai, 
nëse më afrohet një pëllëmbë, i afrohem një llërë, nëse më afrohet një llërë, i 
afrohem një pash, nëse më vjen duke ecur, i vij duke nxituar.” (Transmeton 
Buhariu)

Fillimi i mbarë duhet të jetë iniciativë nga robi dhe më pas përgjigjja nga 
Allahu i Lartësuar: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem!” (Gafir, 60)

“Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me 
shpërblime).” (Bekare, 152)

Patjetër duhet të aktivohet dëshira për t’iu afruar Allahut, duke e kujtuar Atë 
me veprime dhe duke e përjetuar kënaqësinë e ëmbëlsisë së adhurimit (ibadetit).

“Unë nxitova te Ti, o Zoti im, për të fituar kënaqësinë Tënde,” (Taha, 84)

Patjetër duhet nxituar drejt Allahut duke kërkuar ripërtëritjen e vlerave të 
imanit dhe duke e kënaqur vetëm Atë. Në këtë mënyrë eliminohet ndryshku i 
padijes, dyshimeve, epsheve, gjynaheve...

Të nderuar besimtarë!

Faktorët e ripërtëritjes së dashurisë në Allahun e Lartësuar janë:

- Njohja dhe të kuptuarit e emrave të Allahut dhe cilësive të Tij 

Kjo ndikon pozitivisht në zemrën e njeriut duke ngritur nivelin energjisë dhe 
forcës, që nëpërmjet ibadeteve të arrijë kënaqësinë e Allahut.

Mendo për ngjarjen e Ebu Dahdait, kur zbriti fjala e Allahut: “Kush do t’i japë 
Allahut një hua të bukur, që Ai t’ia kthejë shpërblimin shumëfish?” (Bekare, 
245)

Ebu Dahdai thotë: “Allahu prej nesh kërkon hua?” I përgjigjet i Dërguari i 
Allahut: “Po.” Pastaj tha: “Ma jep dorën, o i Dërguar i Allahut.” Pasi e zgjati 
dorën i tha: vërtetë unë i jap hua Zotit tim, kopshtin me gjashtëqind trupa 
hurmash të rrethuar me mur.” Dhe me shpejtësi e urdhëron gruan, familjen duke i 
thënë: “Largohuni nga kopshti, se unë ia dhashë hua Zotit tim.”

O besimtarë! 
Shikoni! Mësoni! Kuptoni se si sahabët e Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut 
qofshin mbi të, i kanë kuptuar fjalët e Allahut. 

Në çast vendosnin në favor të vetin, vetëm që të fitonin faljen, kënaqësinë e 
Allahut. Zemrat e tyre nuk hamendeshin. Ata me ndihmën e Allahut i kishin 
pastruar zemrat nga ndryshku i dyshimeve dhe epsheve.

- Leximi dhe marrja e leksioneve nga mirësitë, dhuratat, favoret e panumërta të 
Allahut. Zemrat janë të përgatitura për të dashur atë që i ka bërë mirë. 

Ajetet që ia kujtojnë njeriut dhuntitë dhe të mirat e pakufishme janë të 
shumta. Atëherë aq sa të kesh njohuri për të mirat e Allahut, aq më tepër të 
shtohet lakmia dhe dëshira për ta falënderuar Atë për mirësitë e Tij.

Përkujto mirësitë e Allahut, që po të vinë nga të gjitha anët; shëndeti në 
trup, ushqimi, veshmbathja, ajri, uji e gjithë dynjaja në shërbim. 

Dy sy për të parë, gjuha, buzët, duart, këmbët... Mendon që është e lehtë të 
ecësh me këmb, pyete ata që nuk i ka. Ke nevojë për mbështetje apo për të 
mbajtur me dorë, pyete ate që nuk e ka dorën. 

Gjumin nuk e peshon dhe nuk ia di rëndësinë, pyete atë që nuk mund të flejë për 
shkak të dhimbjeve apo sëmundjes. Ushqimin e merr dhe e fut në stomak, mendoje 
këtë dhe falëndero. 

Mendo për sytë dhe nuk je i verbër. Mendo për lëkurën që ke në trup dhe 
sëmundje lëkure nuk ke. Mendo për mendjen që ke, a pajton të mbetesh i 
çmendur?! 

A e ndërron të shikuarit me një kodër ar?! A e shet të dëgjuarit për një 
kilogram ar?! A e shet gjuhën, dorën dhe të mbetesh pa të për një pallat të 
mirë?!

O njeri, mendo për të gjitha këto! Mendo për veten tënde, për familjen, për 
shtëpinë, për punën, për shëndetin, për shokët dhe dynjanë!

- Rrekja, përpjekja, nxitimi, angazhimi duke garuar në çdo gjë që ka urdhëruar 
Allahu i Lartësuar

“Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe xhenetit,” (Aliimran, 133)

“Prandaj rrekuni me njëri-tjetrin, duke kërkuar falje prej Zotit tuaj dhe një 
kopsht...” (Hadid, 21)

“Për këtë, le të përpiqen ata që përpiqen.” (Mutafifin, 26)

I nderuar! 

Mëso! Nëse je prej tyre që dëshirojnë zgjimin, epërsinë, mallëngjimin për të 
ecur drejt Allahut të Lartësuar, atëherë mobilizohu edhe para Ramazanit për ta 
rritur prodhimin e adhurimit. Ky gjallërim është një lloj lënde djegëse imanore 
dhe katalizator që ia mundëson adhuruesit shijimin dhe përjetimin e adhurimit 
dhe lutjes.

Ajo që është më përmalluese dhe kurora përfundimtare e të mirave të Allahut në 
xhenet është shikimi i Allahut në xhenet. Ke mundësi ta lexosh fjalën e 
Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, duke menduar në vete. 
“Vallë cili është përmallimi im për ta parë Allahun? A do ta përjetoj këtë?”

I Dërguari i Allahut thotë: “Kur do të hynë banorët e xhenetit në xhenet, Ai u 
thotë atyre: "A dëshironi ndonjë gjë edhe më tepër (që t’ua plotësoj, shtoj)?” 
Do të thonë: “A nuk i ke zbardhur fytyrat tona? A nuk na ke futur në xhenet e 
na ke shpëtuar prej xhehenemi?” Kështu zbulohet (e heq mbulesën), atëherë nuk u 
dhurohet atyre asgjë më të dashur sesa shikimi në Zotin e tyre.” (Transmeton 
Muslimi)

“Ata që bëjnë vepra të mira, do të kenë shpërblim të mirë, madje edhe më 
tepër!” (Junus, 26)

Sferat dhe fushat e mallit janë të llojllojta: malli për ta takuar Allahun, për 
xhenetin e Tij, Mëshirën e Tij, shikimi në Fytyrën e Tij, takimi me Muhamedin, 
paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, në Firdevsin e lartë.

Kini kujdes mos t’ju mashtrojë hajduti sidomos në Ramazan, duke ua grabitur 
kohën, si: pasuria, gruaja, fëmijët, që të mos mundesh ta realizosh mallin. 

Kujdes, bëhu i vendosur, ec rrugës për tek Allahu dhe motoja jote të jetë në 
Ramazan: “Unë nxitova te Ti, o Zoti im, për të fituar kënaqësinë Tënde.” (Taha, 
84)
_________________________________________________________________
Share your memories online with anyone you want.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/products/photos-share.aspx?tab=1
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan