*

Mos agjëro,nëse…!!!
Hamdi Nuhiju
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=1030

*

Në dyert e zemrave dhe mendjeve tona po afrohet muaji i agjërimit.
Dalëngadalë po troket në zemrat tona dhe po na thërret që të ecim bashkë me
të drejtë rrugës së mirësisë së Allahut. Besimtarët e tërë rruzullit tokësor
përgatiten për ta pritur në mënyrë dinjitoze këtë muaj. Ata në këtë muaj
mbushen me energji për punë pozitive dhe reale gjatë një viti të tërë.
Largojnë vetën dhe të tjerët nga rrugët e këqija! Afrojnë veten dhe të
tjerët në rrugët e mira dhe të dobishme. Por, për dallim prej religjioneve
tjera, në religjionin islam, muajt ecin gjatë tërë vitit. Ata nuk rijnë
vetëm në një stinë. Kështu krijohen disa probleme tek disa persona të
caktuar në agjërim gjatë kohëve të nxehta kur dita është e gjatë e nata e
shkurt. Besimtari i cili beson Allahun dhe ditën e gjykimit, ai padyshim nuk
do të ketë problem kushtet klimatike për të agjëruar, por ndodh që
ndonjëherë zemrat të dobësohen dhe të ndikohen shumë prej cytjeve të djallit
të mallkuar. Zemra di të ndikohet edhe prej djallit të mallkuar. Ajo lëviz
njëjtë si lëvizin muajt e Allahut të Madhërishëm. Herë furnizohet me energji
pozitive të nxehtë e herë ftohet prej bërjes së veprave të mira dhe në këtë
mënyrë bëhet një me djallin e mallkuar.
*

Na ka treguar Adem b.Ebu Ijasi, këtij i tha Ibën Ebu Dhi`bi, ky dëgjoi prej
Seid Makburiut, ky prej të atij, ky prej Ebu Hurejres r.a.i cili tha:
Pejgamberi s.a.v.s ka thënë:" Kush nuk i len fjalët e këqija por vepron
kështu edhe ( gjatë Ramazanit) Allahu s`ka nevojë që ai ta lejë ushqimin dhe
pijen e tij".( Sahihu-l-Buhari në gjuhën shqipe 5, Prishtinë, 1994, f.124)
*

Një porosi shumëdimensionale e Pejgamberit a.s. na paraqitet në formën si e
përshkruam më lartë. Agjërimi ngërthen në vete shumë mësime, e sipas
hadithit të cituar, mësimi kryesor i agjërimit është edukimi jonë dhe
pajisja me morale islame. Edhe pse nuk jemi kompetentë të flasim rreth
haditheve të caktuara në mënyrë të detajizuar megjithatë kompetenca jonë
arrin deri në aspekte të përgjithshme të nxjerrjes së mësimeve dhe porosive
prej këtij hadithi mjaft të nevojshëm për shoqërinë tonë. Ne mund të
nxjerrim disa mësime nga ky hadith:
*

Mësimi i parë: Mos agjëro nëse nuk përmirësohesh!!!* Pejgamberi a.s. përmend
fjalët e këqija për myslimanët. Kjo është normale të përmendet kur kihet
parasysh se agjërimi është bërë farz për myslimanët, ndërsa jomyslimanët
kanë dalë shumë jashtë rrugës së të vërtetës. Ai kishte parasysh se në
brendinë e ummetit të tij kishte dhe do të ketë njerëz të cilët përdorin
fjalët e këqija. Këto njerëz të ndikuar prej edukatës familjare ose edhe
prej fenomeneve të ndryshme shprehen në mënyra jo të mira dhe jo të
përshtatshme për gjuhën e komunikimit me njerëzit tjerë. Si mjet mjaft
efikas nga largimi i këtij vesi të keq është agjërimi i cili është i
padobishëm për ne nëse nuk largohemi prej fjalëve të këqija.
*

Mësimi i dytë: Agjërimi është vepër dhe jo fjalë!!!* Agjërimi është vepër që
mund të shihet. Dikush mund të thotë se ai nuk është vepër që mund të
shihet, pasi ka të bëjë me personin dhe vet personi mund të fshehët në
petkun e përgjithshëm të shoqërisë duke mos dëshmuar dhe duke mos paraqitur
në pah veprimet e tij jo të sinqerta. Por, padyshim se punët diktohen edhe
në aspektin fizik të personave dhe individëve të caktuar të cilët ndoshta
edhe mundohen të fshehën dhe të paraqiten me katër fytyra.
*

Mësimi i tretë: Agjërimi është edukatë!!!* Edhe ato gra të cilat janë me
menstruacione dhe duhet ta prishin agjërimin, për hir të muajit të Ramazanit
dhe etikës së përgjithshme fshehën para njerëzve dhe realizojnë një detyrim
që kanë ndaj Zotit të Madhëruar. Nëse agjërimi aspak nuk ndikon në
rregullimin e edukatës sonë, atëherë ne nuk kemi nevojë që të maltretojmë
veten duke mënjanuar ushqimin dhe duke falur namazin e teravive. Nëse
sjellemi njëjtë me prindërit si të ishim agjërueshem si të mos ishim,
atëherë ne nuk kemi nevojë që të agjërojmë. Nëse sjellja jonë ndaj grave
mbetet e njëjtë arrogante pa asnjë shenjë dhe sy të butësisë, atëherë ne do
të mallkonim në këtë mënyrë veten dhe vepra jonë do të ngrihej kundër nesh.
*

Mësimi i katërt: Agjërimi është bujari!!!* Nëse nuk e kuptojmë agjërimin si
bujari dhe si afrim e ndihmesë e bonjakëve, atëherë ne do të duhej që të
largoheshim prej agjërimit. Për një muaj të tërë ne kemi rastin që të
solidarizohemi me të varfrit në praktik duke u larguar nga ushqimi dhe pijet
e shijshme për hir të Zotit. Në këtë mënyrë do të përkujtohej ndër ne se
ekzistojnë diku të varfër të cilët ndoshta tërë vitin e kalojnë në varfëri
dhe pas çdo vështirësie detyrohen që të kërkojnë zgjidhje të caktuar tek
persona të caktuar. Vet largimi jonë nga ushqimi e nxitë në esencën tonë
konceptin e bujarisë dhe të dhënurit për hir të Zotit. E nëse nuk bëhemi
bujarë në agjërim e ngelemi koprracë të njëjtë, Allahu nuk ka nevojë për
agjërimin tonë.
*

Mësimi i pestë: Ne kemi nevojë për Allahun e jo Ai për ne!!!* Kur ta
kuptojmë këtë koncept në mënyrë të drejtë dhe të qartë, atëherë sinqerisht
për hir të Tij do të agjëronim dhe do të bënim vepra të mira. Nëse nuk
ndryshon gjendja jonë për të mirë edhe gjatë agjërimit, atëherë ne nuk e
kemi kuptuar se ne kemi nevojë për Allahun dhe jo Ai për ne.
*


*
-- 
" Te arriturat e se sotmes jane enderrat e se djeshmes, enderrat e se sotmes
jane te arriturat e se nesermes"-Imam SHEHID HASAN el BENNA

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan