Udhëzime dhe urtësi
1. Mos e shty punën e sotme për nesër.
2. Dëshiro për vëllanë tënd atë që do për vete.
3. Thuaj të vërtetën, edhe nëse është kundër teje.
4. Dora e Allahut është me shumicën.
5. Vetmia është më e dobishme sesa shoqërimi me të keqin.
6. Së pari përmirëso të metat e tua e më pas të metat e tjerëve.
7. Mos fol pa u menduar dhe mos vepro pa planifikuar.
8. Bëhu besnik ndaj asaj që të është besuar dhe mos tradhto atë që të
ka tradhtuar.
9. Te përkujdesja (vëmendja) është shpëtimi, ndërsa te ngutja është
pendimi.
10. Bëhu ekonomizues në ushqim, pije, veshje dhe gjumë.
11. Fli më herët dhe zgjohu më herët.
12. Ki frikë Allahun çdoherë, të keqen përcille me të mirë dhe trego
mirësjellje ndaj të tjerëve.
13. Trego kujdes për kufijtë e Allahut, do të kujdeset Allahu për ty.
14. Për çdo gjë të shkëlqyer (mirësi) ka shpërblim.
15. Fjala e mirë është mirësi.
16. Ai që hesht është shpëtimtar.
17. Pa dyshim se njeriu është në anën e atij që do.
18. Besimtari për besimtarin është si pasqyra.
19. Nëse dëshiron sukses, së pari përmirëso veten.
20. Kush e mban sekretin, zgjedhjen e përcakton vetë.
21. Kur ta bësh një të mirë, falëndero Allahun.
22. Mos i nënvlerëso mëkatet.
23. Mos i humb së koti orët e jetës, por shfrytëzoji me mirësi.
24. Promovo faljen, mëshirën, urtësinë.
25. Motivoji njerëzit për vepra bamirësie.
26. Dhuro dhe prano dhuratat, qoftë edhe nga jobesimtarët.
27. Mos lakmo atë që është në duart e njerëzve.
28. Bëhu i butë dhe lëre qortimin në fund.
29. Këshilloji të tjerët edhe në punët e dunjasë.
30. Besimtari çdo herë është në gatishmëri.
SH.H. “Bamirësia”
www.albislam.com
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---