Shkëndija e katërt !

*Shkruan: Prof.Sejjid KUTUB*
*http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=1032*


Nëse do të shikonim anën e mirë në shpirtin e njerëzve, do të gjenim një çdo
thesar në çdo zemër. Në pamje të parë këtë nuk e vëren dot..
E kam provuar këtë.. Me shumë njerëz e kam provuar.. Bile edhe me ata që na
duken shumë të këqinj me sy të parë.
Provo ti afrosh ata, të mos ua zesh për të madhe gabimet dhe budallallëqet e
tyre. Dhuroju pak interesim dhe dashuri të sinqertë, të pashtirur..Jeto pak
me hallet e tyre ..
Atëherë do të shohësh bërthamën e zemërs së tyre të bardhë.. Atëherë do të
të dhurojnë dashurinë e tyre, zemrën do të ta sjellin në dorë, do të të
besojnë. Atëherë ti mos i zhgënje kurrë..
Pak sinqeritet dhurove, pak dashuri, pak interesim të pastër, e të dhanë
zemrën e tyre, shpirtin..
E keqja nuk është e thellë te ata. Në fakt nuk është pjesë natyrale tek
njeriu. Nuk është aq e madhe sa na duket ndonjëherë.. Ajo është një koracë
që njerëzit e mbulojnë zemrën e tyre nga sfidat dhe përballjet e jetës,
thjesht për të mbijetuar. Por në fakt nuk janë aq të këqinj.. Kur ata
ndjehen të sigurtë me ty, kur të duan, kur të besojnë, e hapin guaskën dhe
para teje shfaqet perla e zemrës së tyre.
Por duhet ta meritosh këtë perlë. Këtë jo të gjithë e bëjnë. Duhet të mos e
zhgënjesh njeriun që ta hapi zemrën. Duhet ta vlerësosh aktin e dhurimit të
zemrës së tij. Dhuroja dhe ti Zemrën tënde.. Duaje dhe ti, vuaj me vuajtjen
e tij, qaj me lotët e tij, gëzohu me gëzimin e tij. Fali gabimet e tij. Bëje
këtë dhe do të kesh lënë gjurmë në jetën e tij..
E kam provuar këtë, nuk flas në ajër, nuk janë ëndrra.. Është realiteti i
përditshëm është ai që shumë veta e kalojnë pa e parë..

*
Perktheu me përshtatje
Eduart Thartori
Kavaje*


-- 
" Te arriturat e se sotmes jane enderrat e se djeshmes, enderrat e se sotmes
jane te arriturat e se nesermes"-Imam SHEHID HASAN el BENNA

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan