Date: Mon, 17 Aug 2009 18:48:48 +0200
To: [email protected]
From: [email protected]
Subject: [Radio Pendimi]: Ramazani fillon me 21 gusht në Evropë

Nga: Radio Pendimi Këshilli Evropian për Fetva dhe Hulumtime në bazë të 
llogaritjeve astronomike qe ka bërë njoftoi se muaji i shenjtë i Ramazanit do 
të fillojë me 21 Gusht në Evropë. "Hëna e re do të del me 20 Gusht 2009 në ora 
10:02:35 GMT ", njofton ky këshill që është i vendosur në Dublin gjatë një 
deklarate për Islamonline të shtunën me 15 Gusht. "Andaj e premtja e 21 Gushtit 
do të jetë dita e parë e Ramazanit inshallah." Po ashtu të gjitha vendet 
Ballkanike kanë njoftuar tashmë se muaji Ramazan do të fillojë të premten sipas 
llogaritjeve astronomike. Këshilli Evropian për Fetva dhe Hulumtime (KEFH) 
kërkoi nga muslimanët në mbarë botën për të miratuar kalkulimet astronomike për 
te përcaktuar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. "Astronomia është 
shkencë moderne që ka arritur në një shkallë të lartë saktësinë e përcaktimit 
të fillimit dhe përfundimit të muajve hënor. "Kështu ne i kërkojmë muslimanëve 
Evropian për ti pranuar këto kalkulime për të ndihmuar njerëzit në kryerjen e 
detyrave të tyre fetare sidomos gjatë muajit Ramazan dhe Shevval." "Po ashtu 
kërkojmë nga zyrtarë të xhamive dhe dijetarët nga tërë vendet muslimane për të 
i respektuar këto kalkulime astronomike për të ndihmuar në bashkimin e 
muslimanëve anembanë." /IOL/ - Radio Pendimi Stafi 
========================================================= Jeni duke marrë këtë 
Newsletter sepse keni vendosur t'a merrni nga faqja juaj tek . Shpresojmë që ky 
email nuk do t'ju besdisë dhe që mund të kontribojë në përmirësimin e 
shërbimeve tona.

_________________________________________________________________
Show them the way! Add maps and directions to your party invites. 
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/events.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan