Përpjekja dhe garimi në veprat e mira gjatë Ramadanit Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz bin ‘Abdullah Baz Burimi: Fetaua Islamije, fq. 220-221Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed.Është urdhëruar për të gjithë Muslimanët që të përpiqen tej mase në llojet e ndryshme të adhurimit gjatë këtij muaji të bekuar. Ata duhet të përpiqen të falin namaze nafile dhe të lexojnë Kur'anin me meditim dhe persiatje. Ata duhet ta shtojnë tesbihun për Allahun (duke thënë SubhanAllah), tehlilin (duke thënë La ilahe il-lAllah), tahmidin (duke thënë Elhamdulilah), tekbirin (duke thënë Allahu Ekber) dhe istigfarin (duke thënë Estagfirullah).Ata duhet të bëjnë dua të cilat janë të lejuara, të urdhërojnë të mirën, të ndalojnë të keqen, të ftojnë për tek Allahut, të jenë bujarë me fukarenjtë dhe nevojtarët, të mundohen të jenë të sjellshëm e të butë me prindërit, të mbajnë lidhjet familjare, të nderojnë fqinjin, të vizitojnë të sëmurin dhe bëjnë vepra të tjera të mira.Kjo për shkak se Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë (kuptimi i fjalëve të tij): “Allahu ju shikon që garoni me njëri-tjetrin në vepra të mira gjatë Ramadanit dhe Ai u tregon me krenari melaikeve çdo gjë. Prandaj tregojini Allahut vepra të mira për vetet tuaja. Sepse me të vërtetë person i mjeruar është ai që është i privuar nga Mëshira e Allahut gjatë Ramadanit.” [Mexhme’uz-Zeua’id(3/142), Kenzul-‘Ummal (n. 23692)]
Gjithashtu nga ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) është transmetuar se ka thënë: “Kush i afrohet Allahut gjatë Ramadanit me një vepër të mirë, ai është si ata që bëjnë një vepra të obliguara në kohë të tjera. Dhe kush bën një vepër të obliguar gjatë Ramadanit, ai është si ata që kryejnë shtatëdhjetë vepra të obliguara në kohë të tjera.” [Sahih Ibn Khuzejme (n. 1887)]Gjithashtu ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë në një hadith të saktë: “Një Umre e kryer gjatë Ramadanit është e barabartë me kryerjen – ose tha – me një Haxh të kryer me mua.” [Bukhari (n. 1863) dhe Muslimi (n. 1256)]Hadithet dhe transmetimet që vërtetojnë lejueshmërinë e garimit dhe të qënurit i zellshëm në kryerjen e veprave të ndryshme të mira në këtë muaj të nderuar janë të shumta. Allahut i lutemi që të na ndihmojë ne dhe të gjithë Muslimanët që të bëjnë gjithçka që sjell Kënaqësinë e Tij dhe të na i pranojë agjërimin dhe qëndrimin në namazin e natës. I lutemi Atij të na i përmirësojë gjendjen dhe të na mbrojë të gjithëve nga devijimet dhe fitnet e epsheve. Poashtu, i lutemi Atij t’i bëjë të drejtë prijësat e Muslimanëve dhe ta bashkojë fjalën e tyre tek e vërteta. Vërtet Allahu është Ndihmuesi dhe Ai mund ta bëjë këtë. Përktheu Alban Malaj _________________________________________________________________ More than messages–check out the rest of the Windows Live™. http://www.microsoft.com/windows/windowslive/ --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
