Mungesa e vitaminës D nxit sulmet në zemër dhe tru Hulumtimet e 
zhvilluar anë SHBA tregojnë se edhe fëmijët me nivel të ulët të vitaminës D në 
gjak, kanë rrezik më të rritur të sulmeve në zemër dhe në tru.
Revista Pediatrics shkruan se tashmë është i njohur një ndikim i tillë i 
nivelit të ulët të vitaminës D në sistemin kardiovaskular te personat e rritur. 


Shumica e ekspertëve mendojnë se fëmijët do të duhet të konsumojnë më 
shumë se 40 nanogram të vitaminës D për çdo mililitër gjaku. 

Është 
treguar se fëmijët me nivel më të ulët të vitaminës D kanë rrezik 2,36 herë më 
të madh për presion të rritur të gjakut, 2,54 herë më të madh për nivelin e 
rritur të sheqerit në gjak si dhe mesatarisht 54% nivel më të ulët të 
përqendrimit të të ashtuquajturit kolesterolit të mirë (HDL), kanë shkruar 
shkencëtarët nga Johns Hopkins University. 

Në hulumtim kanë marrë pjesë 
3577 fëmijët. 

Sipas ekspertëve, njerëzve më të ri se 50 vjet iu 
preferohet të konsumojnë 200 njësi ndërkombëtare (IU) me vitaminë D, që është 
një ekuivalent për 15 minuta të kaluara në dritë të diellit.

_________________________________________________________________
Share your memories online with anyone you want.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/products/photos-share.aspx?tab=1
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan