----- Forwarded Message ----
From: Arian Kaçiu <[email protected]>
Sent: Sunday, August 23, 2009 6:36:02 PM
Subject: Fw: Njihu me ligjeruesit e Peace Tv ne gjuhen shqipe




Ekrem Avdiu
>  
>Simbol i sakrificës në kohëra të vështira. Njeri i veshur me cilësi të të 
>parëve tanë, të edukuar me moralin e Librit të Krijuesit dhe traditës së 
>Profetit alejhi selam. Njeri, në shpirtin e të cilit janë të qëndisura virtyte 
>të shumta. Trimëria dhe dituria shokë të afërt të tij, e urtësia dhe butësia 
>stoli të tij. I lartë në moral, gjithnjë i buzëqeshur dhe i afërt me njerëzit. 
>Shumë shigjeta u gjuajtën kundër tij, por ai mbeti i paprekur. Durimtarë ndaj 
>fjalëve të hidhura e i drejtë në fjalët e tij. I guximshëm dhe me qëndrim të 
>fortë, duke mos i kushtuar rëndësi fjalëve të ziliqarëve. Kush tjetër përveç 
>hoxhës tonë të nderuar, Ekrem Avdiut. 
>  
>U lind me 18 Korrik të vitit 1971 në qytetin e Mitrovicës. Pasi kreu shkollën 
>fillore në vendlindje, iu drejtua Medresesë ‘Alaudin' në Prishtinë për të 
>marrë bazat kryesore të fesë Islame, e për të qenë pastaj kjo një shtytje për 
>të vazhduar studimet e më tejme. Mendjeprehtësia, me të cilën shquhej që nga 
>fëmijëria e tij, u vu re edhe nga profesorët e medresesë. Kështu, atij iu 
>mundësua që shkollimin 4 vjeçarë, ta përfundojë për vetëm 3 vite. Pas 
>përfundimit të shkollës së mesme i vazhdoi studimet në Universitetin e Medinës 
>në të cilin diplomoi në vitin 1997. 
>  
>Ai jeton dhe vepron në qytetin tani më të ndarë të Mitrovicës. Aktualisht 
>shërben si Imam dhe ligjërues në xhaminë e lagjes 'Tavnik' dhe është anëtarë i 
>Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës. I njohur për përdorimin e gjuhës 
>së pastër shqipe, ai ka përkthyer dhe recenzuar një numër solid të librave 
>fetarë, disa prej të cilave i përktheu qysh në bankat e medresesë. 
>  
>Hoxha i nderuar është në përfundim të studimeve post diplomike në 
>Universitetin e Jinanit në Liban, në degën e 'tefsirit'. E që s’do mend se për 
>zgjedhjen e kësaj dege ndër të tjera ka ndikuar edhe fakti se hoxha është 
>hafiz i Kuranit. 
>  
>  
>Enis Rama 
>  
>Këshilluesi i të pakujdesshmëve, mësues i të hutuarve. Njeri i dashur dhe i 
>respektuar nga mbarë rinia shqiptare. Edhe pse i ri me moshë, Allahu ka futur 
>dashuri dhe autoritet për të në zemrat e njerëzve. Mbase dituria e tij e 
>thellë në cështjet e fesë, morali i tij i lartë dhe të kënaqurit e tij me pak 
>nga kjo botë, e shtuan këtë dashuri në zemrat e njerëzve. Njeri me pamje të 
>butë, me sjellje të ëmbla dhe gjithjë i matur. 
>  
>U lind më 12 Qershor 1976 në qytetin e Mitrovicës, ku edhe e kreu shkollën 
>fillore. Më pas morri rrugën e kërkimit të diturisë dhe e përfundoi me sukses 
>Medresenë e Mesme ‘Alaudin’ në kryeqytet. Por, ambicjet e tij drejt 
>përvetësimit të diturisë fetare nuk mjaftuan me kaq. Kërkoi që të përsoste 
>mësimin gjuhës arabe në një nga universitetet e Amanit në Jordani. Ku përveç 
>tjerash këtu pati nderin ta takojë edhe një nga kolosët e dijes të cilët 
>jetuan në kohërat tona. Dijetarin me origjinë nga Shkodra, Muhamed Nasuridin 
>Albanin. 
>  
>Duke e ndjekur shembullin e këtij dhe shumë dijetarëve e hoxhallarëve të 
>tjerë, vazhdoi rrugën e kërkimin e diturisë, për tu ndalur në stacionin e 
>radhës - Universitetin Islamik në Medinë, në degën e hadithit. Ku normalisht 
>se nuk u kënaq vetëm me studimet e marra vetëm nga Universiteti, por kërkonte 
>çdo ligjëratë që mbahej nga dijetarët e mëdhenj. E morali i tij që e bën të 
>dallohet, është dëshmuesi më i mirë i kësaj. 
>  
>Në vitin 2006 i përfundoi studimet post diplomike në Universitetin e Hapur 
>Amerikan në Kajro të Egjiptit në degën Bazat e fesë (‘Usulud -Din’). 
>  
>Me t’u kthyer në Kosovë e filloi punën e tij intensive për thirrjen e njerëzve 
>në fenë e Zotit, punë kjo që po vazhdon pa reshtur tashmë për disa vite. Hoxhë 
>Enis Rama jeton dhe vepron në Mitrovicë, ku edhe mban ligjerata të rregullta 
>javore. Ai po ashtu njihet edhe për ligjeratat e rregullta në Prishtinë, ku 
>marrin pjesë jo vetëm muslimanët e kryeqytetit. Ligjerata këto, në të cilat 
>njerëzit nisen herët, për të qenë sa më afër. Ligjerata në të cilat informohen 
>të padijshmit, udhëzohen të pakujdesshmit, pendohen gabimtarët, kurse të 
>devotshmit ndihen neglizhent. Ai veçanërisht shquhet për kuptimet e thella të 
>teksteve sheriatike dhe për ligjëratat e tij mbi shërimin e zemrave dhe kredon 
>Islame. 
>  
>Poashtu, ai është recenzent i disa prej librave të përkthyera në gjuhën 
>shqipe. 
>  
>  
>Bekir Halimi 
>  
>  
>Në çdo kohë, çdo popull ka personalitetet e veta për të cilat vetë ai popull 
>dëshmon. E kjo është dëshmia më e mirë që meriton hoxha jonë nga Shkupi Bekir 
>Halimi,i lindur më 15 Dhjetor 1971. E që nëse me pak fjalë do ta përshkruanim, 
>nuk do ta tepronim sikur të thonim shkurt: Njeri me dije enciklopedike. 
>  
>Ai është thirrësi i njohur, edukuesi i gjeneratave, njeriu me opus të gjerë të 
>diturive. E si jo mos jetë i këtillë, kur pasi mori bazat e fesë së tij 
>menjëherë pas fillores, në Medresenë e qytetit të Shkupit, në skamje dhe 
>vështirësi iu ças kërkimit të dijes fetare jashtë vendlindjes. Respektvisht, 
>në shtetin e Jordanit, ku e nderoi Zoti të jetë nxënës i njërit prej 
>dijetarëve më të mëdhenj të kohës sonë, Muhamed Nasirudin Albanit, Zoti e 
>mëshiroftë. Privilegj ky, për të cilën ja kanë lakmi dhe i cili prodhon 
>respekt tek të gjithë të zotët e mendjes, pavarësisht nëse e duan hoxhën tonë, 
>apo jo. 
>  
>Për shkak të aktivitetit të tij të pandërprerë dhe përpjekjeve të tij të 
>palodhura në shërbim të Sunetit, ai u bë pre e shumë shpifjeve, mirëpo nuk e 
>ndali asnjëherë aktivitetin e tij. Ai është themelues dhe kryeredaktorë i 
>web-faqes së parë islame dhe autorë e përkthyes i një numri enorm të artikujve 
>që gjenden në të. Ngjashëm, ai ka përkthyer dhe redaktuar një numër të 
>konsiderueshëm të librave fetarë që e pasurojnë biblotekën e libërdashësve në 
>përgjithësi, e të muslimanëve në veçanti. Për të mos përmendur audio 
>ligjeratat me tituj të ndryshëm të cilat janë shumëzuar dhe ndëgjuar shumë, 
>për shkak të elokuencës dhe mënyrës se prezantimit. 
>  
>Bekir Halimi jeton dhe vepron në qytetin e Shkupit. Ai është drejtor i 
>shtëpisë botuese 'Nun' dhe anëtarë i redaksisë së revistës fetare kulturore 
>shkencore 'AlbIslam'. Shquhet për shqipen e tij të pastër, gjuhën elokuente 
>dhe për kulturën e tij të përgjithshme, e që jo rrallëherë ndodh t'i mahnitë 
>edhe ekspertët e fushave përkatëse për të cilat ai flet. 
>  
>  
>Ahmed Kalaja 
>  
>Nga fundi i skëterës së komunizmit, në vitet e para te rilindjes së dritës së 
>Islamit në Shqipëri, filluan filizat e parë të lulëzojne e të vaditen me 
>Librin e Zotit dhe traditën e Profetit alejhi selam. Filiza këto të cilët 
>shumë shpejtë u bënë pishtarë të vërtete në përçimin e dritës së Allahut. E 
>s'ka dyshim që njëri prej tyre është dhe hoxha Ahmed Kalaja i lindur në Tiranë 
>më 16 Prill 1977, i cili me dijen dhe punën e tij konsiderohet simboli i 
>modestisë dhe moralit të lartë. Njeri asket dhe adhurues. Gjithmonë gojë ëmbël 
>dhe i butë, me ton të shtruar dhe me një humor të shijshëm. Por, edhe i pa 
>kompromis kur është fjala për fenë e Allahut. E si të mos jetë kështu, kur 
>pasi e përfundoi shkollën fillore dhe të mesme në vendlindje, u end mbi 10 
>vite duke studiuar për fenë e Zotit në Siri dhe përfundoi studimet e larta në 
>Universitetin e Medines në degën e jurispodencës Islame
 (Sheriat). Për të vazhduar kështu me afro 10 vite të tjera pune, në përhapje 
të fesë Islame në të gjitha trevat shqiptare. 
>  
>Ahmed Kalaja aktualisht është Imam dhe ligjërues i një prej xhamive më të 
>mëdha të Tiranës, anëtarë i Këshillit të Myftinisë së Tiranës dhe iniciatorë i 
>shumë aktiviteteve fetare e socio-kulturore brenda dhe jashtë vendit. Ai 
>shfaqet herë pas here edhe në kanale të ndryshme televizive, kurse opinioni 
>kosovarë e njohu rishtazi me peticionin për pavarësinë e Kosovës, drejtuar 
>vendeve te Konferencës Islamike. Peticion, i cili kishte gjetur mbështjetje 
>nga 52 000 qytetarë dhe nga e gjithë politika shqiptare. 
>  
>Puna e pandalshme dhe obligimet e tij të shumta, nuk e penguan hoxhën nga 
>qëllimi i tij fisnik i kërkimit të diturisë. Ai vazhdon studimet postdiplomike 
>në Universitetin e Hapur Amerikan në Kajro të Egjiptit dhe në Universitetin 
>'Jinan' në Liban. 



      
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan