Rruga e udhëzimit është e lehtë
Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:
Jeta është koha e jote momentale, mes asaj që ka kaluar dhe asaj që do të vjen.
Ajo e cila ka kaluar prej kohe, e rregullon me pendim dhe kërkim faljeje prej
All-llahut, subhanehu ve teala. Në të gjithë këtë nuk ke lodhje dhe as
vështirësi, ngase është vepër e zemrës.
Kurse për kohën që vjen, abstenon dhe nuk vepron mëkate, e as kjo nuk
është aspak e vështirë për ty, por duhet pasur qëllim dhe vendosmëri.
Ajo çka kaloi, e rregullove me pendim, e kjo çka vjen e rregullon me abstenim,
vendosmëri dhe qëllim. Megjithëkëtë çështja është në kohën mes këtyre dy
kohërave e ajo është koha momentale, nëse e humb, e humb gëzimin dhe harenë, e
nëse kujdesesh për të duke e rregulluar kohën që kaloi dhe ajo që vjen, ke
shpëtuar dhe ke fituar Xhenetin. Ruajtja dhe kujdesi për kohën momentale është
më e vështirë se sa rregullimi i kohës që ka kaluar dhe asaj që vjen. Andaj m'u
në këtë çështje u dalluan njerëzit.
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---