http://www.secularism.org.uk/clashes-between-church-and-state.html
Përleshje në mes të kishës dhe shtetit në Spanjë dhe Kroaci
Qeveria spanjolle është duke nxjerrë udhëzime në shkollat shtetërore dhe
ndërtesat e tjera publike për të hequr të gjitha simbolet fetare nga ndërtesat
e tyre. Ky veprim është ndërmarrë në bazë të Ligjit të Lirive Fetare, dhe do të
aplikohet në spitale, sallat e qytetit, kazermat e ushtrisë si dhe në shkollat
të sponsorizuara nga shteti.
Njoftimi u bë javën e kaluar nga Francisco Caamaño, Ministri i Drejtësisë, në
një intervistë dhënë agjencisë së lajmeve spanjolle Europa Press.
Përjashtimet nga ky ligj u bë vetëm ndaj ndërtesave historike, artistike ose
të atyre me rëndësi kulturore. Skena e lindjës së krishtit nuk do të
përfshihet në këtë masë, dhe nuk do të ketë ndalim të veshjeve fetare
ose mbajtjës së kryqit nga nxënësit.
Shkollat kishtare dhe shkollat private, të cilat vijnë pjesërisht nën
administrimin e shtetit dhe të Kishës, gjithashtu do të përjashtohen nga heqja
e simboleve. "Qëllimi ynë është se nuk duhet të ekzistojë asnjë simbol fetar në
shkollat publike," tha zotri Caamaño.
Ndërkohë, në Kroaci kisha katolike ka mosmarrëveshje me presidentin e vendit
Stjepan Mesiç. Presidenti ka reaguar në një editorial të një gazete katolike, e
cila e quajti atë një "tradhtar" për mbështetjen e politikave që kundërshton
mësimdhëniet katolike të tilla si Akti i fekondimit Artificial.
Tani Ztr. Mesiç bën thirrje që kryqat krishterë të hiqen nga ndërtesat publike.
Në një intervistë për radion kombëtare të Kroacisë, presidenti 74-vjeçar, tha:
"Të vetmet vende për simbole fetare janë faltoret dhe vendet ku mbahen
ceremonitë fetare. Emblema e republikës sonë duhet të jetë i vetmi simbol i
republikës i cili duhet të varet në institucionet publike, ndoshta edhe
flamuri, por asgjë tjetër. Ne jetojmë në një shtet laik. "
Ai tha se Kisha katolike gëzonte një "pozitë të privilegjuar" ndaj ndihmave
thelbësore të shtetit, dhe duhet të mbetet jashtë politikës, duke shtuar se
gjithashtu beson se ishte gabim për një gazetë e botuar nga arqipeshkopia e
saj e Zagrebit të përdorë gjuhë ofenduese drejt një kreu të shtetit.
Në maj, konferenca e peshkopëve ' ishte përzierë në zgjedhje, duke u bërë
thirrje votuesve të mbështesin kandidatët e zgjedhjeve lokale të cilët "qartë
paraqesin vlerat dhe qëndrimet të ushqyera me doktrinën dhe dëshminë
krishtere". Në një deklaratë tre javë më parë, peshkopët gjithashtu mbrojtën
alokimin e fondeve të buxhetit të shtetit ndaj Kishës.
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---