ORGANIZATA JOQEVERITARE KOSOVARE 
  
FORUMI I TË RINJVE MUSLIMANË 
  
DEKLARATË PËR SHTYP 
  
“Konvertimi në katolik ka patur pasoja emocionale në familjen Kabashi” 
  
Forumi i të Rinjve Muslimanë të Kosovës ka lexuar me shqetësim qytetar dhe 
psikologjik një letër që është hedhur në internet nga një nënshkrues anonim ku 
shkruhet ‘Familja Mehaj nga Prigoda e Istogut & Familja Kabashi nga Gurrakoci i 
Istogut’ më datë 22.08.2009. 
  
Pikë së pari FRM duhet të sqarojë opinionin publik që familja Meha dhe Kabashi 
nuk ndajnë mendimin e kësaj letre, pasi anëtarë të shumtë të familjes Kabashi 
dhe Meha janë muslimanë dhe janë ndarë publikisht nga çmenduria fetare e para 
do kohëshme e Gjergj-Bajram Kabashit dhe disa të afërmëve të tij, të cilët 
braktisën fenë e të parëve tanë muslimanë dhe popullit të Kosovës dhe u 
pagëzuan në fenë e Kishës Katolike Romane (shiko letrën publike të Salih 
Kabashit apo shkrimet e Artan Mehës). Për këtë arsye FRM vë në pah që kjo letër 
që është hedhur në internet është një trakt i shkruar nga ndonjë fanatik 
anti-musliman që pas konvertimit fetar sheh endrra me sy hapur dhe beson në 
fenomene empirikisht të pavërtetueshme nga shkenca moderne. 
  
Së dyti FRM është thellësisht i indinjuar nga histeria fetare që letra anonime 
kërkon të përhapi në internet kundër fesë muslimane në Kosovë, Islamit fesë së 
shumicës së popullit tonë, të cilën këta anonimë minoritarë e quajnë fe 
terroriste. Në letrën e fanatikëve katolikë  sulmohet prodekani i nderuar i 
Fakultetit të Kulturës Islame në Prishtinë, Qemajl Morina, kryetari i Forumit 
të të Rinjve Musliman të Kosovës, Behar Beqiri dhe një intelektual nga 
Shqipëria, nip i fisit Mehaj, Artan Mehaj të cilët akuzohen sikur kanë djegur 
shtëpinë e familjes Kabashi në Zallkuq të Klinës. Këto akuza janë një shpifje e 
rëndë dhe autorët e kësaj letre anonime duhet të përballen me ligjin e 
Republikës së Kosovës por edhe të vendeve ku ata jetojnë pasi në këtë mënyrë 
ata nxisin shpifje, urrejtje ndër-fetare dhe sulmojnë karakterin e disa 
qytetarëve të lirë të Kosovës sonë shekullare demokratike dhe
 Shqipërisë. 
  
FRM ndjen dhembje të thellë për djegjen e shtëpisë së familjes Kabashi në 
Zallkuq të Klinës. Për këtë FRM i kërkon policisë së Kosovës që të gjejë dhe 
ndërshkojë djegësit e saj. Nëse shtëpia e familjes Kabashi është djegur nga 
rryma elektrike apo i nxehti i madh apo nga vetë banorët e saj, mendojmë që 
shteti i Kosovës duhet të ndihmojë këtë familje në rindërtimin e shtëpisë. Por 
FRM nuk mund të pranojë dot si mentalisht të ekuilibruara akuzat që shkruesi 
anonim që nënshkruan ‘Familja Mehaj nga Prigoda e İstogut & Familja Kabashi nga 
Gurrakoci i Istogut’ i bën zotërijve Morina, Beqiri dhe Mehaj sikur janë djegës 
së shtëpisë së tyre. Sa për sqarim të opinionit publik z Mehaj jeton në Irlandë 
ndërsa z. Beqiri në këta muajt e fundit jeton në Ulqin të Malit të Zi. Për z. 
Mehaj dhe Beqiri djegja e shtëpisë së familjes Kabashi do të ishte aq e mundur 
sa do të ishte e mundur edhe ardhja e
 Dytë e Jezu Krishtit apo e Shën Palit në Zallkuq të Klinës për të pagëzuar 
familjen Kabashi në Krishtërimin Romano Katolik. 
  
Për sa më lartë FRM i bën thirrje ministrisë së shëndetësisë dhe organeve 
policore të Kosovës që të gjejne se kush është shkruesi anonim i traktit 
anti-kosovar dhe anti-musliman që është hedhur në internet dhe pasi ta gjejnë, 
ti ofrojnë trajtim psikologjik dhe klinik të konvertuarit në fenë katolike të 
Romës. 
  
Me keqardhje dhe shqetësim qytetar 
  
Forumi i të Rinjve Muslimanë - Kosovë 
Kryesia e FRM-së 
Prishtinë 
23.08.2009



      
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan