Vaji i Ullirit dhe ulliri
2008-08-17 01:29
Ulliri është pa dyshim një bimë
mjekësore e mrekullueshme. Bima dhe lëvozhga e ullirit përdoren me rezultate
shumë të mira kundër arteriosklerozës, temsionit të lartë të gjakut,
temperaturat e larta etj.
Nëse vaji i ullirit përdoret si melhem për lyerje, forcon flokët dhe ndalon të
thinjurit. Pirja e vajit të ullirit është i dobishën kundër helmimit. Ky vaj
lehtëson dhimbjet në lukth dhe zorrë dhe mbyt parazitët në zorrë.
Ibn Omeri transmeton hadithin e njohur: “Shërbehuni me vajin e ullirit dhe
lyhuni me të, sepse ai përftohet nga druri i bekuar”
Allahu thotë në Kur’an:
“Dhe (krijuam) drunjësh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajra dhe
mëlmësa për ngrënësit.”
(Mu’minun, 20)
Nga Alkame ibn Amir na vjen hadithi vijues: “Çdo lloj ulliri është për ju,
prandaj lyhuni me vaj ulliri, pini se vaji i ullirit ndihmon ata që kanë
probleme me hemorroide.”
Pejgamberi s.a.u.s këshillon pirjen e vajit të ullirit nga të sëmurët me
pneoumoni. Ullinjtë e gjelbër kanë vlera të shumta ushqyese e gjithashtu
forcojnë barkun dhe stimulojnë potencën seksuale. Ullinjtë e hidhur janë të
mirë për trajtimin e djegjeve. Të përtypurit e gjetheve të ullirit ndihmon në
rastet e inflamacionit të mukozës së gojës, herpesit, dermatitit buloz dhe
kromës. Çaji i përgatitur me gjethet e ullirit ul sasinë e sheqerit në
gjak. Diabetikët këshillohen të hanë kokrra jeshile ulliri, të cilat ulin etjen
që shkakton diabeti.
Vaji i ullirit ndihmon në sëmundjet e mëlçisë dhe në eleminimin e gurëve
të fshikëzës së tëmthit dhe gurëve të veshkave.
Nga pomadat dhe preparatet e tjera që përgatien me vajin e ullirit mjekohen
plagë të ndryshme, djegje të lëkurës, duke ndhuar në ripërtëritjen e indeve të
dëmtuara.
www.nur-islam.net
_________________________________________________________________
Share your memories online with anyone you want.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/products/photos-share.aspx?tab=1
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---