TOKA DHE NIKOQIRËT,Pjesa e tretë

*Shkruan: Hevzi ZEQIRI*

http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=1054


Zemrat seç dridheshin nga një frikë jo të zakontë. Ishte rast shumë i
palogjikshëm për t’u frikuar si njerëz të përgatitur për luftë kundrejt disa
qytetarëve të thjeshtë. Dukej sikur të kishim një hasmëri aq të madhe saqë
nuk do të mund’te askush të ndërmjetësojë për pajtime. Thjeshtë, dukeshim
sikur po shikoheshim për herë të fundit në fytyrat e njëri tjetrit dhe se
kishim ardhur për larje hesapesh. Nuk më konvenonte frika në fytyrat e
njerëzve të mi sepse mund që ata djem të mëdhenj e të rinj me dritën e
veçantë në fytyrat e tyre të krijonin një vetëbesim në vetën e tyre se ne
jemi vetëm një grup endacakësh dhe se kishim ikur nga ndokush gjegjësishtë
nga populli ynë. Kështu ata do të mundoheshin që të na robëronin meqenëse do
të mendonin se ishim endacak. Megjithateë unë nuk pashë diçka shumë të
rrezikshme. Muslimani seç kishte filluar tanimë të bisedojë me njërin nga
nikoqirët. Se paku ashtu dukej ai tjetri. Ishte një burrë i gjatë me një
mjekërr jo shumë të gjatë. Ishtë sy kaltër dhe qëndronte i buzëqeshur. Epo,
edhe sikur të donim t’u binim në qafë atyre njerëzve nuk dukej se do të na
kundërviheshin. Po pse atëherë po mendoja të kundërtën dhe njerëzit ishin
gati për fesat. Ndër bisedat e tyre dëgjova se i tha se ishim kalimtarë dhe
se kishim nevojë për një vend strehimi për disa ditë që të pushojmë e të
bëheshim gati për rrugëtimin për në tokat tona. Burri i gjatë me mjekërr të
zezë e sy të kaltër përsëri u qesh dhe i zgjati dorën muslimanit dhe e
përqafoi me dorën tjetër.
U nisëm nga vendi ku kishim ngulur këmbët, për në një vend tjetër. U
rreshtuam siur të ishim shkollarë fillorë dhe ecnim me po aq qetësi saqë
fillova të mendoj se kush po vdiste e ne po i largoheshim engjullit të
vdekjes, të mos i biem në dorë se kush e di ku na shpie.
Nga aty ku qendruam para objektit të madh e ku na mori ai trupgjati dhe po
na udhëheqte bashkë me muslimanin ecëm një copër rruge që m’u duk shumë e
shkurtër. Nuk e dija se sa e gjatë ishte dhe se ku do të shkonim. Por gjatë
asaj lëvizjeje pashë shumë kasolle të bukura. Shtriheshin në të djathtë e në
të majtë dhe ishin të veshura me lloj lloj ngjyrash. Disa me ngjyrë pak më
të errët e disa më të hapur të shumë llojeve të ngjyrave. Gati se çdo shtëpi
kishte edhe terasën e saj e cila edhe më shumë i jepte bukuri lagjeve të
ëmbëla të asaj toke. Për çdo të dytën shtëpi kishtë nga një sokak të cilëve
nuk i shihej fundi. Rrugët të cilat ndaheshin nga rruga kryesore e që ndanin
shtëpitë nuk ishin edhe aq të drejtë sikur të ishin ndërtuar nga inxhinjer e
arkitekt profesionist por, hijeshi të tillë nuk kisha parë më parë. Njerëzit
ecnin për në punët e tyre. Çdokush përshëndeste çdokë. Në shikim të parë
dukeshin të butë e të sjellshëm por edhe ashtu duhet të jenë, shpresoj.
Rrugët ishin të mbushura me grupe fëmijësh të cilët loznin mu me
mentalitetin fëmijëror, ata nuk e merrnin veten për të rritur po rritëshin.
Ndonjë grup fëmijësh pashë se ishin mbledhur mu si burra dhe po diskutonin
për diçka. Kur kaluam rreth tyre ata po pyesnin njëri tjetrin pyetje për të
cilat mendova se ishin shkollore. Ishte bukuri të shihje fëmijë të tillë.
Duke ecur edhe më tej shijha grupe grepe njerëzish të cilët dukeshin sikur
bënin pazar. Edhe pse ishin të grumbulluar shumë njerëz dhe të gjithë
flisnin nuk bëhej ndonjë zhurmë e padurueshme por ajo ishte e lehtë për
veshët e të gjithëve. Kur, pas atij pazarit disa dhjetra metra më tej ishte
edhe një objekt i ngjajshëm me tjetrin aty ku i takuam njerëzit e parë,
vetëm se kjo ishte më e madhe. Kishte më shumë zbukurime dhe shtrihej në mes
grumbullit të shtëpive. Sidoqoftë ishtë gati e njejtë me atë të parën.
Kishte shtyllë të gjatë me maje dhe kulm të rrumbullakët. Dukej mirë se
ishite e ndërtuar që të mund të grumbullohen më shumë njerëz në të.
Ecëm pas atyre burrave që dolën nga objekti i parë të cilët burra mbetën një
numër i vogël sepse shumica u ndanë nga grupi. Disa duke shkuar nëpër
shtëpitë e tyre, gjë që e vërenim se hynin nëpër shtëpi, disa u ndalnin
nëpër punët e tyre e shumica prej tyre u ndalën në treg.
Edhe më tej dhe ja edhe një pjesë e gjerë fushe që na futën në të që dukej
se prap po na linin të presim. Ata burra që i takuam në hyrje të asaj toke
tashmë që më kishte lënë një përshtypje të mirë u ndanë nga ne dhe u
shpërndanë nëpër disa rrugica. Muslimani mbeti me ne dhe filloi të flasë me
disa nga burrat tanë që i kishte më afër. Iu afrova dhe po dëgjoja se
ç‘flisnin. Ishte një bisedë qetësuese e mulimanit. Ai po iu fliste për
nikoqirët. Iu thoshte se ishin burra të ndershëm dhe se kishin familje shumë
të ndershme dhe ndihmëtare. Iu thoshte se kishin shkuar nëpër shtëpitë e
tyre që t’i përgatisnin për të na strehuar neve. Iu afrova muslimanit,
shokut tonë, më vështirësi duke kaluar mes burrave që e kishin rrethuar dhe
po dëgjonin më ëndje se ç‘farë po iu fliste muslimani dhe i thash: - Çfarë
po ndodh? Athua se do të na strehojnë për një periudhë? – më tha: - Po,
shkuan që t’i përgatisin shtëpitë e tyre për të na strehuar e se për sa kohë
do të jenë në gjendje ta bëjnë përgatitjen do të na lajmërojnë.
Nuk besoja se do të na linin shumë që të presim. Megjithatë, kaloi një kohë
derisa qielli u bë i kuqërremtë derisa erdhi njëri e na thirri që ta
ndiqnim. Muslimani na e sqaroi se çfarë duhej të bënim. Të rrinim afër
shokëve tanë që donim të banonim me ta sepse do të shpërndaheshim nëpër
shumë shtëpi. Bashkoheshim me shokët sikur të ishim dele në bylyk të përzier
të cilat vrapojnë pas shoqeve të tyre. Rruga nëpër të cilën hymë ishte po
sikur ata tjerat që ndaheshin nga rruga kryesore. Siku njëqind metra më
brenda sokakut muslimani na tha se ai burri i gjatë do të merrte dhjetë veta
në shtëpinë e tij. Një grup që e zgjodhi muslimani, shoku ynë, hyri në atë
shtëpi pas ati shtatgjatit. Ne ecnim edhe më tej dhe kështu gatise nëpër çdo
shtëpi u shpërndamë duke ndjekur këshillat e besnikut tonë, muslimanit. Në
fund erdhi rradha që edhe në të fusnim kokën ndokund. Ishte një shtëpi
gatise në fund të sokakut ku njëri nga gjashtë nikoqirët që kishin mbetur me
ne, sepse tjerët ishin ndalur në shtëpitë e tyre me mysafirët e papritur. Në
atë shtëpi në hymë dhe i zoti i sstëpisë doli nga e majta e jonë dhe hapi
krahun se nga do të shkonim. Muslimani, shoku ynë, na printe neve
njëmbëdhjetë shokëve. Ai nikoqiri që dukej të ishte njeri qesharak dhe plot
me humor e mbylli derën e sokakut dhe na doli para dhe hapi dyert e shtëpisë
së tij modeste dhe na ftoi të hynim në të. Në hymë në shtëpi dhe filluam të
ndahemi nëpër dhoma. Muslimanin e vereja se më ecte prapa, sikur më ndiqte
por, e pashë se më ishte vënë prapa për të qenë cimer me mua. Dëshironte që
të qëndronte me mua në dhomë së bashku me dy shokë tjerë. U bëmë katër veta
që hymë në një dhomë dhe u rehatuam.
Pasiqë i vendosëm sendet tona dhe ato pak valixhe që kishim me vete nëpër
krevatet tona u shtrimë për të pushuar pak. Nuk kaloi shumë kohë dhe dera
trokiti. Muslimani hapi derën, ishte i zoti i shtëpisë. Ai foli diçka dhe
muslimani u kthye nga ne dhe na tha se thërret për të ndgrënë darkë. Ishte
vonë por ishim të uritur. Dolëm dhe shkuam në një dhomë më të madhe po
muslimani i njoftonte shokët tanë nëpër dhomat tjera se po shkonim të hamë
bukë. Ishte sofër në të cilën kishte të gjitha të mirat. Edhe nikoqiri
hëngri më ne. Ai vazhdimisht fliste me muslimanin dhe qeshnin. Nuk ndihesha
mirë. Mëgjithatë muslimani na përkthente nga ajo gjuhë të cilën nuk e
kuptonim. Bënin llafe të jetës së përditshme por isha kurreshtar ta kuptoja
gjuhën që edhe unë të flisja me të dhe ta njihja më nga afër atë dashamirë.
Mbaruam së ngrëni dhe sofrën e hoqën disa të rinj. Bëmë edhe ca llafe dhe
nikoqiri na këshilloi që të shkonim e të flinim se ishim lodhur. Tha se
lodhjen na e shihte në sy. – “T’u zgjattë jeta” – thashë me vete sepse isha
shumë i lodhur dhe se të ngrënit më lodhi edhe më shumë për gjumë.
U shpërndamë nëpër dhomat tona dhe u shtrimë për të fjetur. Po mendoja për
gjithë atë rrugë që e kishim bërë derisa arritëm në këtë tokë që më vonë e
kuptova se ishte një qytet me plot begati e civilizim. Po mendoja për
urrejtjen ndaj muslimanit. Për takimin e parë me njërëzit e këtij vendi. Për
ecjen e gjatë e të lodhshme deri në këtë shtëpi. Për bukurinë e qytetit. Më
shumë po mendoja edhe për mikpritjen e këtyre njerëzve dhe thash me vete: -
Kam lindur e jam rrithur në një vend tjetër, udhëtoja andej e këndej kah më
doja unë më njerëzit e mi por, kurrë, ama bash kurrë nuk kam parë gjëra më
të bukura se në këtë vend. Aq mikpritje e mirë për disa njerëz të panjohur,
aq bukuri e fëmijëve nëpër rrugë, aq qetësi në tregun e qytetit edhe pse
kishte shumë njerëz dhe që të gjithë flisnin, kush me miq e kush me
tregtarë. Në vendim tim kështu gjendje nuk ka.

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan