Shkëndija e Dhjetë !

*Shkruan: Prof.Sejjid KUTUB*

http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=1057

Nevoja është e madhe për specialistë të mirfilltë në fusha të ndryshme të
dijeve njerëzore. Kemi nevojë për ata që në laboratorët e tyre të kenë edhe
faltoren..! Kemi nevojë për ata që jetën ia dedikojnë profesionit të tyre jo
thjesht me ndjenjën e sakrificës, por edhe me ndjenjën e kënaqësisë..!

Ndjenja e adhuruesit, kur ia dhuron shpirtin e tij Krijuesit, duke qenë i
kënaqur me të..! Por në fund duhet të jemi të vetëdijshem se nuk janë
asnjëri nga këta njerëzit që drejtojnë fatet e njerëzimit..!

Liderët e vërtetë, ata që përcaktojnë rrugën për njerëzimin, kanë energji të
brendshme shumë të mëdha. Janë ata që mbajnë lart pishtarin e zjarrtë tek i
cili përfytyrojmë në çdo shkëndijë të tij, pjesë diturie që ndriçon. Nën
dritën e këtij pishtari, shikojmë rrugën e gjatë që kemi për të bërë..! Me
dritën e tij, me diturinë që na hap sytë mund të masim hapat tanë në këtë
rrugë universale, nëpër të cilën do kalojë tërë njerëzimi...!

Këta liderë janë ata që arrijnë të shohin peisazhin perfekt, që ka shumë
ngjyra brenda tij. Diku një penel shkencë, diku një ngjyrë arti, diku peneli
i ka dhënë ngjyrë fetare, diku tjetër shoqërore. E kështu peisazhi merr
formën e tij natyrale. Këtë peisazh nuk mund ta shijojnë të gjithë..! Këtij
peisazhi disa e shikojnë vetëm ca njolla ngjyrash dhe se kuptojnë..! Të
rrallë janë ata që e shijojnë me të gjitha ngjyrat e tij reale. Vetëm ata
mund ta vlerësojnë peisazhin..!

Ata të vegjlit, veç ata kanë probleme me të kuptuarit e këtij peisazhi..!
Ata mendojë se asnjëherë nuk mund të shkrihen ngjyrat e fesë me ato
shkencës. Ata në telajo duan ose ngjyrat e shkencës ose ato të fesë. Nuk
mund ta kuptojnë se si mund të shkrihen të gjitha këto ngjyra së bashku për
të dhënë atë peisazh aq natyror..!

Ata nuk e kuptojnë se si arti mund të shkrihet me jetën aktive..! Nuk e
kuptojnë se si spiritualiteti mund të ecë bashkë me produktivitetin
shoqëror..! Kjo sepse ata vetë nuk dijnë ti shkrijnë ngjyrat, por nuk dijnë
as ti dallojnë ashtu të shkrira siç i ka bërë Krijuesi i kësaj tabloje
universale..!

Por ata largpamësit, ata që i tregojnë rrugën popujve, vetëm ata arrijnë ta
kuptojnë këtë harmoni ngjyrash..Sepse ata i mbajnë gjithmonë lidhjet me
burimin dhe që aty mprehin shikimin, kthjellojnë mendjen, pastrojnë
zemrën..! Është burim i veçantë ai, sepse e ka krijuar Allahu për ata që
duan të arrijnë grada të larta..!

Ata liderët e vërtetë të njerëzimit, Ata që kujdesen për fatet e popujve..Në
historinë njerëzore ata kanë qenë pak.. shumë të rrallë..! Krijuesi
gjithmonë e dërgon në kohën e caktuar liderin për të cilin populli ka
nevojë. Atëherë kur ngjyrat po zveniten, atëherë kur peisazhit po i humb
freskia, Allahu, Krijuesi i gjithësisë e sjell artistin, që edhe një herë ta
freskojë telajon me ngjyrat e vërteta të shkrira aq mjeshtërisht..!



*Perktheu me përshtatje

Eduart Thartori

Kavaje*

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan