Islami është zgjidhje në Moskë
 
http://www.aawsat.com/english/news.asp?section=2&id=17881 
  
Më lejoni tu'a lehtësoj etjën dhe urinë gjatë këtij Ramazani jashtëzakonisht të 
nxehtë duke ngjallur kurreshtjen tënde me dy deklarata tepër të çuditshme. Në 
të njëjtën mënyrë si në të kaluarën nga provimet shkollore, përpiqu që 
ta bashkërenditesh deklaratën tek personi i cili nxjerrë atë. 

Deklarata e parë thotë "Vendi ynë po përballet me një krizë demografike, së 
bashku me përhapjen e lindjeve të paligjshme. Zgjidhje për këtë është që të 
legalizohet  martesa poligamike." Deklarata e dytë thotë "Unë mbështes 
amendamentin e propozuar për nxjerrjen jashtë ligjit të poligamisë. Ka shumë 
disavantazhe rreth poligamisë." 

Njëra nga deklaratat e mësipërme i takon Zv / Presidentit i Dumës Ruse 
[parlamenti] Vladimir Zhirinovski, ndërsa tjetra i përket Shejh Ahmed al-Sayeh, 
një profesor i fesë në Universitetin e Al-Azhar-it në Kairo.

Për nga logjika, deklarata në lidhje me legalizimin e poligamisë duhet t'i 
përkasë Shejhut nga Al-Azhari, ndërsa deklarata për nxjerrjen jashtë ligjit 
të poligamisë - e cila është e përhapur në rajonet muslimane të Federatës Ruse 
si Çeçeni dhe Ingusheti - duhet t'i përkasë  zëvendës-kryetarit të dumës  ruse. 
Megjithatë e vërteta është e kundërt, dhe kështu deklarata për legalizimin e 
poligamisë i takon politikanit rus, ndërsa deklarata për nxjerrjen jashtë 
ligjit të poligamisë i takon dijetarit musliman, kjo është ajo që e bën atë në 
mënyrë të çuditshme! Për rusët, si dhe pjesën tjetër të Perëndimit, mund të 
pranojnë një lidhje poligamike e bërë kundër dëshirës, por është e pamundur për 
ta të pranonin idenë e martesave poligamike. 

Nëse deklarata nga politikani rus ishte e çuditshme, çfarë është më e çuditshme 
është se në vitin 2002, Zhirinovski kishte paraqitur një projekt-ligj në 
parlament që bën thirrje për legalizimin e poligamisë duke lejuar që çdo njeri 
të martoj deri me katër gra për aq kohë sa ai i trajton të gjitha në mënyrë të 
barabartë dhe secila grua jep pëlqimin e saj. Unë nuk e di pse ky njeri rus 
propozoi këtë ligj, veçanërisht pasi ai nuk është një musliman ose një çeçen, 
ai as që nuk përfaqëson një shumicë muslimane si ajo e qarkut në Tartarstan, 
kështu që pyetja është, se çfarë ka ndodhur me rusët?
 
 
Jo aq shpejt mediat ndërkombëtare kishin regjistruar këtë të papritur në këtë 
propozim atëherë parlamenti rus kishte shtyrë përmes reformave që të nxjerr 
jashtë ligjit lojën e fatit në të gjithë Rusinë [përveç në dy rrethe të 
caktuara]. Legalizimi i poligamisë në Rusi ishte vënë përpara si një zgjidhje 
për problemet demografike të gjetura në vend, si proporcioni i lartë i grave 
ndaj burrave, dhe numri në rritje i lindjeve të paligjshme në shoqërinë ruse. 
Kjo forcon argumentin se Islami është një zgjidhje realiste dhe praktike për të 
gjitha problemet e njerëzimit. 

Kjo zgjidhje [poligamia] që edhe disa jo-muslimanë e kan  pranuar është duke u 
refuzuar nga disa muslimanë, dhe madje edhe nga disa prej dijetarëve tanë 
fetarë. Çfarë është e çuditshme është se Shejh Ahmed al-Sayeh është i 
vetëdijshëm se ai jeton në një shoqëri arabe ku publiku në përgjithësi, si dhe 
biznesmenë, politikanë, e madje edhe artistët, janë të detyruar të martohen në 
mënyrë të fshehtë apo në publik në mënyrë që të porosisin atë që është hallall 
[fetarisht e lejuar]. Nëse Shejhu e shkurton këtë opsion hallall, rezultati i 
pashmangshëm i saj është harami [fetarisht i palejueshëm] Nga këtu, tradhtia 
bashkëshortore, sëmundjet e transmetuara seksualisht, dhe lindjet paligjshme do 
të rriten, dhe ne do të përpiqemi për të zgjidhur problemet që Rusia tashmë 
është duke i përjetuar, dhe e cila është në kërkim të një solucioni "islamik" 
për ta zgjidhur situatën. 

Çfarë është e çuditshme në deklaratën e Sheikh  el-Sayeh është se ai gjithashtu 
tha se "kjo nuk është e pranueshme për një burrë të martuar të martohet me një 
vajzë të re që nuk ka qenë e martuar më parë [dmth një virgjër] dhe deri sa 
martesa nuk është përmbushur gruaja nuk duhet konsideruar si një grua e plotë. 
" Unë nuk jam një specialist në jurisprudencën islame, dhe nuk ka polemikë të 
jurisprudencës  në atë që u tha më sipër. Megjithatë unë jam i befasuar që një  
Shejh i  Al-Azharit  mund ta thotë këtë, pasi I dërguari Muhammed s.a.w.s  u 
martua me Aishen kur ai ishte 40 vjeç dhe ajo ishte një vajzë e re adoleshente 
e virgjër. Kjo është diçka që nuk ishte praktikuar nga ata që pasuan Muhamedin 
s.a.w.s dhe grupeve të ndryshme muslimane përgjatë historisë, nga Ishujt Maluku 
në Indonezi në Lindje, deri te Tetouan në Marok në Perëndim. Është për të 
ardhur keq që
 disa prej nesh tani janë duke i vënë në pyetje dispozitat e ligjit islam, në 
të njëjtat gjëra ku të tjerët kanë gjetur një përgjigje në to. 


      
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan