Shporta e Ramazanit edhe në Kumanovë

http://www.mesazhi.com/news_detail.php?id=14385

Aktivitetet e FRI-së dega Kumanovë nuk kanë të ndalur. Sikur edhe çdo vit,
edhe sivjet, FRI-ja Kumanovë ka sjellur risi të ndryshme gjatë muajit të
Ramazanit. Përkundër aktiviteteve të ndryshme fetare, kulturore, mediatike e
kështu me radhë, sivjet aktivitetet e FRI-së Kumanovë u pasuruan edhe me një
aktivitet humanitar, të organizuar bashkërisht më Shoqatën Edukative
Vllaznia.

Këtë aktivitet e iniciuam me qëllim që Ramazanin ta bëjmë më të begatshëm
edhe për shtresat më të varfra, për të gjithë jetimët dhe nevojtarët, me
qëllim të përkushtimit të tyre më të madh në agjërimin dhe kryerjen e
ibadeteve tjera gjatë këtij muaji të shenjtë. E dimë se rajoni i Kumanovës
dhe Likovës akoma nuk është marrë prej luftës së 2001-shit, e dimë fort mirë
situatën e familjeve të dalura nga lufta, jetimët e shumtë, familjet e
dëshmorëve e kështu me radhë. Shpresojmë se kjo ndihmë simbolike, përveç
ndihmës në aspektit material, do të ketë edhe atë anën tjetër, duke ua bërë
me dije atyre familjeve se dikush mendon për ta, si dhe zgjimin e ndjenjës
së solidaritetit tek qytetarët e këtij nënqielli, deklaroi Zenun Ismaili,
kryetar i degës së FRI-së Kumanovë.

Ideja e dhurimit të një shumë simbolike prej 300 denarëve, aq sa kushton një
shportë, deri më tani ka gjetur përkrahje të madhe te qytetarët e Kumanovës
dhe rrethinës, gjë kjo që na jep shpresë se ky aktivitet në ditët që vijojnë
edhe më tepër do të zgjojë interes tek qytetarët e vendit tonë. Andaj ftojmë
të gjithë qytetarët, që mos të ngurrojnë që ta gëzojnë një familje nevojtare
gjatë këtij muaji duke shpresuar në shpërblimin e madh te Allahu xh.sh. për
një gjë të tillë, tha mes tjerash hoxhë Imer Mustafa, njëri prej bartësve të
këtij aktiviteti.



Gjithashtu nëpërmjet kësaj shkrese, njoftojmë të gjithë qytetarët se
pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet human dhe shumë fisnik mund ta bëjnë
duke dhuruar një shportë për ata që më së shumti kanë nevojë. Këtë mund ta
bëjnë në stendën e organizatorëve të vendosur para Musli Market-it në
Kumanovë, ku edhe mund ta bëjnë pagesën e shportës së Ramazanit.

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan