Djathi (arab. xhubna) 

                                              
                      
                  
                
              
              
              
              
                 
              
              
                
                  
                    
                       
                    
                  
                
              
              
                
                   
                   
                     

                  

                       Abdullah
bin Omeri , r.a., ka treguar se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s.,
kishte qenë njëherë në Tebuk dhe dikush i kishte ofruar djathë. I
Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., kishte kërkuar një thikë, e përmendi
emrin e All-llahut, pastaj e preu dhe e hëngri. (1) Edhe ashabët kishin
ngrënë djathë gjatë kohës së qëndrimit në Siri dhe Irak.

                  
                  
Djathi i pakripur dhe i butë vepron si purgativ i lehtë. Është shumë i
mirë për lukthin dhe i lehtë për tretje, ndërsa përgjithësisht djathi i
trash njerëzit. Djathi i kripur ka më pak substanca ushqyese sesa i
pakripuri. Pastaj, djathi i kripur nuk është i mirë për lukthin dhe
mund t'i dëmtojë zorrët. Djathi i vjetër dhe i fërguar mund të
shkaktojë ngërçe në bark, ndërsa djathi i freskët është i dobishëm për
të thatët e zorrëve dhe ndihmojnë në zbrazjen e zorrëve për të sëmurët
me diarre.
                   Në Sahih
imam Tirmidhi ka shënuar se Ummu Seleme ka thënë: "Njëherë i ofrova të
Dërguarit të All-llahut , s.a.v.s., për të ngrënë djathë të fërguar dhe
ai e hëngri. Pastaj shkoi të falet pa marrë abdest" (është shënuar në 
El-Shemail). 
                  
Djathi është i ftohtë dhe i lagësht, kurse djathi i fërguar është më i
shëndetshëm se djathi i ftohtë, sepse zjarri gjatë fërgimit e bën
djathin të ekuilibruar, njëkohësisht i jep shije dhe aromë.
                  
Djathi i vjetër i kripur është i nxehtë dhe i thatë, kurse fërgimi e
zbut dhe ia heq fortësinë. Sasia e madhe e kripës në djathë bën që
njeriu të humbë në peshë, molisje dhe me siguri mund të shkaktojë gur
në tëmbël (lat. Cholelithiasis) dhe në veshka (lat. Nephrolithiasis).
Djathi me sasi tepër të madhe të kripës është i dëmshëm për lukthin,
edhe nëse hahet bashkë me mëlmesa të lehta për ta ekuilibruar shijen
dhe ashpërsinë e tij. Në të vërtetë kjo do ta bëjë djathin e kripur
edhe më të pashijshëm dhe më të dëmshëm për lukthin, sepse mëlmesat e
këtilla do të lehtësojnë dhe përshpejtojnë kalimin e tij nëpër sistemin
tretës. 
                    

                  1. Ebu Davudi, 3819; senedi është sahih.
                   

                   MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED 

Përktheu nga boshnjakishtja

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi 
_________________________________________________________________
Share your memories online with anyone you want.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/products/photos-share.aspx?tab=1
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan