Elhamdulilah qe All-llahu me ka nderuar 

Tregon Ebu Ibrahimi dhe thote: "Isha nje dite duke udhetuar neper shkretetire 
dhe papritmas humba rrugen per ku isha nisur. U ndala tek nje tende e vjeter, 
shikova mbrenda saj dhe pashe aty nje njeri, ishte i ulur ne toke. 
Sapo iu afrova me qetesi pashe se ky njeri ishte i paralizuar, i kishte te dy 
duart e keputura.

C'eshte me e cuditeshmja se ai ishte edhe i verber dhe ishte i vetmuar, nuk 
kishte askend qe te kujdesej per te. 

Degjova prej tij disa fjale, qe shpesh i perseriste: Falenderimi i takon vetem 
All-llahut, qe me ka nderuar me nje ndere te madhe mbi shume krijesa te Tija.

Duke e perseritur kete disa here, ma terhoqi vemendjen dhe me shtyri te 
interesohem per te. Dy duart e keputura dhe dy syte e tij te verber dhe nuk 
posedonte kurrfare fuqie per kujdesjen e vetes. Shikova perreth tij dhe kerkoja 
se mos po shoh dike prej te afermeve te tij qe kujdeset per te, mirepo, per fat 
te keq, nuk pashe askend. Vazhdova t'i afrohem deri sa ndjeu levizjet i mija 
dhe filloi te pyeste:

- Kush eshte? Kush eshte?

- I thashe: Esselamu alejkum! Jam nje njeri qe kam humbur rrugen dhe u ndala 
tek tenda jote. Po ti kush je? Pse jeton i vetmuar ne kete vend? – Fillova une 
me pytje: Ku e ke familjen apo te afermit?

- M'u pergjigj: Une jam nje plak i semuar, qe me kane lene njerezit dhe me kane 
vdekur shumica prej te afermeve.

- I thashe: Degjova nga ju disa fjale, qe me cuditen: Falenderimi i takon vetem 
All-llahut, qe me ka nderuar me nje ndere te madh mbi shume krijesa tjera te 
Tija, me trego se cka te ka nderuar All-llahu ty kurse une te shohe te verber 
me dy duart e keputura, i varfer dhe askend perreth teje qe interesohet per ty?!

- Me tha: Te tregoj, por me nje kusht! Kam nje nevoje te ma kryesh.

- I thashe: Me gjithe deshire inshallah, vetem me trego!

- Me tha: Po e sheh se jam sprovuar me sprova dhe fatkeqesi te ndryshme, 
mirepo, prap Falenderimi i takon vetem All-llahut, qe me ka nderuar me nje 
ndere te madh mbi shume krijesa te tjera. A nuk me ka dhene All-llahu mendjen, 
qe te logjikoj me te?!

I thashe: Po, si jo!

- Ma ktheu: Sa e sa njerezve u mungon kjo begati, jane budalla, te cmendur, qe 
nuk posedojne mendje?!

- Shume ka. - ja ktheva.

- Pastaj tha: Falenderimi i takon vetem All-llahut, qe me ka zgjedhur mbi shume 
krijesa te tjera dhe me ka nderuar.

- Vazhdoi perseri: A nuk me ka dhene All-llahu te degjuarit, me te cilin degjoj 
ezanin per namaz, degjoj me te fjalet dhe ate qe kam perreth?!

- I thashe: Po, si jo!

- Ma ktheu: Sa prej njerezeve jane te shurdhet dhe nuk mund te degjojne?! 
Falenderimi i takon vetem All-llahut, qe me ka nderuar mbi shume krijesa.

A nuk me ka dhene All-llahu gjuhen, me te cilen e permendi Ate dhe mirrem vesh 
me njerezit?! Sa e sa njerez memece ka sot qe nuk flasin?!

I thashe: Po, vertete shume ka.

- Tha: Falenderimi i takon vetem All-llahut, qe me ka nderuar dhe me ka 
zgjedhur mbi shume krijesa te Tija.

A nuk me ka udhezuar All-llahu ne Islam dhe adhuroj vetem All-llahun Nje, te 
Vetmin, qe nuk meriton te adhurohet askush pervec Tij?! Une tek Ai llogaris 
shperblimin duke bere durim ne sprovat e Tija.

Sa ka prej njerzeve, qe jane adhurues te idhujve dhe kryqeve dhe jane te 
kenaqur me mosbesimin e tyre?! Ata kane humbur ne kete bote dhe ne boten 
tjeter. Falenderimi i takon vetem All-llahut, qe me ka nderuar mbi shume 
krijesa te Tija. Keshtu vazhdoi plaku duke i numeruar begatite e All-llahut, 
kurse mua me shtohej cudia prej imanit te tij te fort dhe bindjes se tij te 
madhe, qe plaku edhe ne gjendjen e tij te mjerueshme ishte i kenaqur me ato 
begati qe ia kishte dhene All-llahu.

Thashe me vete: Sa prej te semureve jane, qe ndoshta nuk jane goditur as sa nje 
e katerta e kesaj qe eshte goditur ky plak, apo ndoshta jane sprovuar vetem me 
humbje te shikimit apo te degjimit, apo kane ndonje semundje te lehte e qe mund 
te llogariten te shendoshe ne krahasim me ate qe e ka goditur kete plak. Saqe i 
degjon duke u ankuar dhe duke qajtur me ze te larte, duke renkuar nga semundja. 
E atyre vetem iu shtohet dobesia dhe iu pakesohet bindja ne shperblimin e 
All-llahut.

U thellova ne mendime te thella derisa m'i nderpreu mendimet fjala e plakut 
duke me thene:

- A ta them kerkesen time qe pata? A ma kryen ate?

- I thashe: Po, inshallah! Cila eshte kerkesa yte?

E uli koken dhe lotet i rrodhen nga syte e tij te verber. Pastaj ngriti koken e 
tha:

- Nuk me ka mbetur askush prej familjes pervec nje djalit katermbedhjetevjecar. 
Ai eshte qe me ushqen, me veshen, me shtrine per te fjetur dhe me ngrite per 
cdo nevoje. Mirepo, ka dale qe dje te me kerkoje ushqim dhe nuk eshte kthyer me 
dhe nuk e di a eshte gjalle dhe kthehet apo eshte i vdekur dhe eshte harruar. 
Une, sikurse po e sheh, jam plak i lodhur, i verber, ku ta kerkoj une i 
shkreti?!

E pyeta per pamjen e tij dhe cilesite e tija ne menyre qe ta njoh nese e takoj.

Dola qe ta kerkoj djalin, po ku ta kerkoj kurse rruga per mua ishte e panjohur 
dhe nuk dija nga ta kerkoja, une vete kisha humbur rrugen.

Vazhdova rrugen duke ecur neper shkretetire, kerkoja andej ketej ndonje njeri 
te pyes per djalin, por s'ka gje. Rastesisht e ktheva koken dhe pashe andej 
tendes se plakut nje koder te vogel, ku ishin mbledhur disa sorra, ishin 
mbledhur rreth dickaje. Thashe me vete: Keto nuk mblidhen pervec se rreth 
ndonje ngrodhesire ose ushqimi. U ngrita ne koder dhe u afrova tek keto shpeze. 
Kur arrita afer tyre filluan te shperndahen dhe ne vendin ku ishin mbledhur 
sorrat cka te shoh?! Nje djale i ri i vdekur, trupi i tij i keputur sikur ta 
kishte sulmuar ndonje ujk dhe ka ngrene nje pjese te tij dhe ka lene pjesen 
tjeter per shpeze.

Nuk me brengosi djali aq shume sa me erdhi keq dhe u pikellova per plakun. 
Zbrita nga kodra duke ecur ne drejtim te tendes duke qene ne mes pikellimit dhe 
hutise. Duke menduar se a te shkoj dhe ta le plakun ne vetmi apo te kthehem tek 
ai dhe ta lajmeroj per djalin. U drejtova kah tenda dhe po degjoj plakun duke 
bere tesbihe dhe duke permendur All-llahun. Isha i hutuar cka t'i them, si t'ia 
filloj...? Me erdhi ne mendje ngjarja e te derguarit te All-llahut, Ejubit 
alejhi selam.

Hyra tek plaku dhe e gjeta ashtu si e kisha lene. I dhashe selam. I mjeri, 
ishte merzitur shume per djalin. Sa me ndjeu me pyeti: ku eshte djali?

I thashe: Pergjigju ti njehere! Cili prej ju te dyve eshte me i dashur tek 
All-llahu, ti apo Ejubi, alejhi selam?

Tha: Ejubi, alejhi selam eshte me i dashur tek All-llahu.

I thashe: Cili eshte sprovuar me shume, ti apo Ejubi, alejhi selam?

Tha: Padyshim, Ejubi, alejhi selam.

Atehere i tashe: Llogarite djalin tend tek All-llahu se te ka vdekur...!

E gjeta ate te vdekur tek kodra, iu kishin versulur ujqerit mbi trupin e tij. 
Renkoi plaku i mjere, pastaj renkoj perseri duke marre fryme thelle dhe duke 
perseritur fjalen: LA ILAHE IL-LALL-LLAH...

Mora ta qetesoje duke ia kujtuar durimin, mirepo atij iu shtuan vuajtjet dhe 
renkimet derisa dhe nisa t'ia perkujtoj shehadetin (LA ILAHE IL-LALL-LLAH) dhe 
vdiq ne duart e mia.

E mbulova me jorganin qe e kishte perfundi dhe dola te kerkoje ndonje njeri qe 
te me ndihmoje t'ia pregadis xhenazen. Pas pak pashe tre vete te hipur mbi 
kafshet e tyre. Dukeshin te ishin udhetare.

I thirra dhe m'u pergjigjen. Kur u afruan u thashe:

- Ketu eshte nje njeri musliman i vdekur dhe nuk ka aske qe interesohet dhe 
mirret me te, a keni mundesi qe te me ndihmoni per ta lare, ta mbeshtjellim ne 
qefin dhe ta varrosim? Ata pranuan.

Hyren ne tende qe ta shohin plakun e vdekur dhe ta bartnin per ta varrosur. 
Sapo zbuluan fytyren e tij bertiten: Ebu kulabe... Ebu kulabe...! Pastaj e mora 
veshe se Ebu kulabe kishte qene nje prej dijetareve te njohur, qe e kishte 
humbe pleqeria dhe semundjet e shumta poziten e tij dhe e kishin lene njerezit 
pas dore. Iu kishin mbledhur shume sprova dhe fatekeqesi deri sa ishte vetmuar 
prej njerzeve ne nje tende te vjeter ne hapesiren e shkretetires.

Ia pregatitem xhenazen dhe e varrosem.

Udhetova bashke me keta tre veta dhe me ndihmuan qe ta gjeje rrugen per ne 
qytet.

Ne kete nate e pashe ne enderr Ebu Kulaben me pamjen me te bukur, kishte te 
veshur rroba te bardha dhe ishte plotesuar pamja e tij, pa te meta trupore. E 
pashe duke ecur ne nje vend te gjelberuar.

E pyeta: O Ebu Kulabe, cka te ka bere ty te jesh ne kete vend kaq te bukur dhe 
i shendoshe fizikisht?

U pergjigje: Posa me ka futur All-llahu ne xhenet degjova nje ze duke me thene 
fjalen e All-llahut:

"(u thone) selamun alejkum, me durimin tuaj gjetet shpetimin, sa perfundim i 
lavdishem eshte ky vend." [Err-rrad, 24]
Allahu Ekber ,ky eshte nga ana Allahut perfundimi i te mireve, Allahu na befte 
nga vepermiret dhe nga ata qe kemi perfundim te mire,dhe te jemi nga ata qe 
perkujtoim nimetet e shumta qe Allahu sjellet bukur me ne !

përgatitur nga Sh.K. " Mirësia " 
_________________________________________________________________
More than messages–check out the rest of the Windows Live™.
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan