E vërteta e konflikteve *Shkruan: Tariq RAMADAN*
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=1074 Kemi folur rreth luftës nga ana e brendshme, ku bëhej fjalë për të përmbajturit nga fuqitë agresive dhe dhuna që ekziston në njerëzit, por në të njejtën kohë duhet të themi që duhet t’i kundërvihemi çdo agresori, çfarëdo dëshire për superfuqi dhe nënshtrim që manifestohet në mënyrë të natyrshme në të gjitha bashkësitë njerëzore, e që mohon të drejtat fundamentale. “Xhihadi shpreh refuzimin e të gjitha padrejtësive” Gjithçka, në mesazhin islam, thërret në paqe dhe bashkëjetesë mes njerëzve dhe shteteve. Në të gjitha rrethanat duhet të preferohet dialogu nga heshtja, paqja nga lufta. Me përjashtim të atyre rasteve kur lufta e armatosur është e domosdoshme, opozita dëshmon besueshmëri ndaj vetë fesë, xhihadi shpreh refuzimin total të të gjitha padrejtësive, sidomos domosdoshmërinë e arritjes së ekuilibrit dhe harmonisë në barazi. Shpresohet të mos jetë një luftë e dhunshme, largë nga tmerri i armëve; preferohet që njerëzit të kishin këtë besnikëri shpirtërore që do të bënte të mundshëm një drejtim më pak të përgjakshëm të ndodhive të botës; por historia na tregon, që njeriu, nga natyra është luftues e që, lufta nuk është gjë tjetër veçse një ndër mënyrat me të cilat shprehet njeriu. Rezistenca ndaj shprehjes tepër të dhunshme të kësaj tendence, dhe ekuilibri i nevojshëm mes fuqive duket se janë kusht për një rend njerëzor: është i vetmi rast ku dhuna lejohet. Vet Papa kishte marrë vendim sa i përket situatës në ish Jugosllavi: dhuna lejohet, kishte deklaruar, d.m.th të mbrohesh nga agresioni i padenjë si në rastin e Bosnjës. Të njejtin qëndrim e kishte marrë edhe prifti Pierre, i cili nga Sarajeva i kishte bë apel intervenimit të armatosur të përëndimit, duke marrë shembull nga mësimet e Jezusit. Në islam pra ekzistojnë raste ku rezistenza e armatosur lejohet, më saktësisht rastet në të cilat dhuna që jetohet, shtypja e imponuar, mohimi i të drejtave janë ashtu që t’u nënshtrohesh gjithë këtyre do të ishte sikur të humbasish dinjitetin human: “All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi” (En Nahl, 16:90). Verseti shpreh qartë kuptimin e veprimit të njerëzve: të luftuarit për të mirë dhe të refuzuarit e padrejtësisë të të gjitha forcave të qenies sonë. Të kesh besim, d.m.th të dëshmosh këtë dinjitet në rezistencë: kjo për njerëzit është sikurse sundimi i zemërimit për intimitetin e çdonjërit. Burimi: “Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në islam”, Tariq Ramadan, Al Hikma 2003 -------------------------------------------------------------------------------- [11] Ebu Bekr i ashtuquajturi es siddik, „i sinqerti“ (570-634). Halifi i parë (nga 632 deri më 634) që bashkoi ummetin musliman pas vdekjes së Pejgamberit s.a.w.s dhe përforcoi arritjet islame në Arabi. Në fillim ishe një tregtar i pasur mekkan, ishte i dyti pas Hadixhes, gruas së parë të Pejgamberit, që besoi në misionin e Muhammedit, i cili e shoqëroi atë gjatë emigrimit nga Mekka në Medina (hixhri). *Nga italishtja: Rexhije AMETI* --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
