TOKA DHE NIKOQIRËT, pjesa e katërt *Shkruan: Hevzi ZEQIRI*
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=1072 Gjatë asaj kohe në të cilën po mundohesha të flija u rrënqetha si kurrë më parë. Nuk e di se si më erdhi. Megjithatë, tashmë e kishim futur kokën në një vend që mund të them se ishte i sigurtë. ... ... ... Po ktheheshim nëpr shtëpitë tona. Ishte errët nëpër rrugët tona edhe pse dielli ishte në zenit, vertikalisht me kokët tona. Njëherë nuk u duk njeri që të na priste por, me vonë u dukën disa njerëz nëpër dritaret e shtëpive të tyre. Shikonin me kurreshtje. As një zë nuk dëgjohej. – “Athua vallë paska ndodhur diçka me njerëzit tanë këtu në tokën tonë” – pyeta veten. Ishim vetëm të gjithë ata njerëz që po ktheheshim. Ishte e frikshme një gjendje e tillë. ktheva kokën nga dielli dhe pashë se si ai shkëlqente. Nuk e kisha parë ndonjëherë të shkëlqente ashtu ndërsa, kur shikoja rrafshit ishte po si natë shumë e errët. Nuk shkoi shumë gjatë dhe filluan andej këndej të dalin njerëz prej shtëpive të tyre dhe na shikonin me urrejtje. – Pse more bëni kështu, a nuk gëzoheni që jemi kthyer? Ku janë ata familjarë që i presin këta djem të rinj? Ku janë ata nëna që qanin kur u nisëm? Ku janë motrat e tyre që nuk ndaheshin prej vëllezërve të tyre këtu prapa meje? Ku janë fëmijët e tanë që na thonin se mezi po psisnin që të ktheheshim mirë? Po ja pra jemi mirë. Pse bëni kështu? – iu drejtova me këto fjalë atyre që po i shihja më një zë të ulët. Por për çudinë time asnjëherë në jetën time nuk i kisha parë këta njerëz. Kush ishin këta, çfarë kërkonin në shtëpitë tona shpresoja që përgjigjen do ta gjenim kur të flisnim nga afër me ta. Mos vallë po më ndodh diçka mua që nuk po e kuptoj gjenjen e tanishme? Në një moment u ktheva nga shokët dhe po i shikoja. Edhe ata shikonin të habitur. Menjëherë konstatova se edhe ata po shihnin atë që unë po e shihja. Nuk ishin njerëzit tanë dhe ishte diçka e pazakontë. Ç’farë lloji i lojërave është kjo. E ndjeja se po zverdhesha nga frika. U shtangëm të gjithë në një vend dhe vetëm po shikonim vërdallë. Filluan të na ofrohen disa të rinj me një shikim të lehtë dhe me një buzëqeshje të bukur. – Ejani o nikoqir – na tha njëri prej të rinjve. Më dha një përshtypje besimi. Dhe filluam t’i shkojmë pas. Duke ecur sikur njëqind metra doli një burrë nga një derë dhe na tha: - A mos jeni nisur drejt vdekjes? Ejani këndej. – doli nga dera dhe filloi të ndjek një rrugë të kundërt nga ajo që na çonin të rinjtë. Në u ndalëm dhe vetëm po shikonim. Mirëpo, të rinjtë nuk prisnin, vazhdonin të ecnin rrugën e tyre e që edhe ne duhej të ishim pas tyre. Por, edhe ai burri që na thirri nuk po priste, ecte dhe nuk shikonte prapa, mu si ata të parët. Me një shikim të shkurtër në fytyrat e njëri tjetrit sikur ia bëmë me dije të gjithve se duhej ta ndjekim atë burrin. Dhe shpejtuam drejtë rrugës në të cilën ai vetë u fut. Në fillim dukej e gjërë sa për të nxënë kamiona të tërë por, kur u afruam ishte e ngushtë dhe se nuk mund të kalonim me shumë se dy veta çift. Shpejtë e shpejtë deportuam dhe vazhduam ta ndjekim burrin që nuk shikontë prapa as edhe një moment. Deri në momentin e fundit shikova të rinjt se a do të shikonin prapa, por ja që nuk kthyen kokën. – Thefshi qafën gënjeshtarë të dreqit. – bertita aq sa pata zë. Ata djem ishin të veshur me një veshje elegante dhe dukeshin si të ditur dhe besnik. Besnik?! Duke ecur prapa burrit, disi filloi të hapej dielli dhe rrugët sikur po shëndërrisnin. Çudi. Mos të lashtë Zoti pa ndihmëtarë. Po t’i kishim ndjekur të rinjtë kush e di se ku do të na çonin me mendjelehtësinë e tyre, ndoshta edhe në errësira më të mëdha. Vazhduam ta ndjekim ai as edhe një herë të vetme nuk e ktheu kokën për të na parë se a ishim afër apo larg tij, a ishim mirë apo edhe na duhej ndihmë. Nuk donte t’ia dijë fare për ne, interesant edhe na thërret për të na shpëtuar nga vdekja edhe nuk kujdeset për ne. Në një vend si të hapur u ndal dhe sikur morëm vesh nga ai që thoshte se duhej të grupoheshim dhe shikonim se ç‘farë shikonte ai. Shikimin e vartë her lartë në qiell e her poshtë në tokë. Shikonte lartë ecte disa hapa prapa, shikonte poshtë në tokë ecte para sikur të kërkojë dicka në ndonjë gropë. Vazhdoi disa herë derisa filluam t’i afrohemi. Nuk e di se nga erdhi ai zë vetëm se dukej se po flitej prej së largu, shumë larg, i cili zë thoshte: Pse more të ndjerë shëtisni botën qorr, pse nuk i hapni sytë të shikoni se ku jetoni e kë ndjekni. – u frikësuam deri në vdekje të gjithë edhe pse nuk ishte shumë errësirë, ishte ndritur paksa. Ne nuk shihnim as gropë e as ndonjë gjë të veçantë në qiell. Gjithçka shihej sikur të ishte në rregull, dhe ishte në rregull. Papritmas filluam të dallojmë një bubullimë vrapimi njerëzish. Pas pak çastesh filluam të shohim disa njerëz që po na afroheshin me egërsi. U habita duke i shikuar ata. Por ky njeriu të cilin e ndoqëm nuk lëvizi nga vendi, as nuk reagonte e as nuk na shikonte. Më shkoi mendja se mos vallë nuk kishte asgjë të vërtetë e që nëve po na bënin dytë se kishte një burrë që i ecnim prapa. Nuk zgjati shumë dhe ata që po vinin u afruan dhe po vraponin me shejtësinë më të madhe të mundshme të tyre. Nuk iknin, por si dukej po sulmonin. Nuk kishin armë, ishin njerëz të zakonshëm. Burri të cilim e ndoqëm u kthye me shpejtësi dhe filloi të ik. Për fat të keq nuk ia arriti qëllimit iu afruan e kapën dhe ç‘farë të përplasure i kanë bërë për toke sa veshët filluan të më bëjnë zhurmë. Ktheva kokën t’iu them njerëzve të mi që të bënin diçka për veten e tyre por, nuk pashë asnjëri. Mu shtangën këmët dhe fillova të dridhesha. Mu afruan dhe më shikonin. Nuk thanë as edhe një fjalë për disa çaste. Më në fund njëri foli: - Pse more i dobët nuk ndjek urtësinë? – dhe ngriti dorën të më kapë. Më lëshuan këmbët dhe rashë për tokë. Dora e tij m’u afrua aq afër sa mëndova se une mbarova me t’imen. Ishte zë i ngjajshëm me të atij të riut i cili na ftoi ta ndiqnim. Nuk e di se si por me erdhi një reaksion i shpejtë i të menduarit se këta njerëz kishin pushtuar tokën time dhe se kishin vrarë çdonjërin prej tanëve pasi kishin kuptuar se jemi edhe ne prej këtij vendi dhe se së shpejti do të ktheheshim. Pse më lanë shokët e mi, ku u zhdukën? ... ... ... Për një moment kërceva nga shtrati shumë i frikësuar por, kur e kuptova se kisha parë ëndërr disi u ktheva në jetë. Këmbët më ishin mpirë, frymë mezi merrja nga frika. Qëndrova disa minuta pa lëvizur dhe pas pak ndërrova krahun dhe mundohesha të fle. Megjithatë, fillova të mendoja se ç‘farë po bënin shokët tanë nëpër shtëpitë e tjera. Ishim të gjithë të shpërndarë nëpër shtëpitë e nikoqirëve mikpritës, a mos vallë ishte vetëm për gjasme ajo mikprtje e madhe? A mos vallë tash po përgatisnin një korthë të madhe? Pastaj edhe ëndërra. Patjetër duhet tëaludojë në diçka ajo ëndërr. Priftërinjtë tanë shpjegojnë ato dhe na këshillojnë se ç‘farë të bëjmë. O Zot, si e kanë gjendjen ata djem të shpërndarë në dhjetëshe burrash. Po flenë të qetë apo po maltretohen me të madhe? U hap dera dhe filloi të flasë me zë të ulët i Zoti i shtëpisë. Menjëherë u zgjua muslimani dhe biseduan diçka nga larg. Ai në derë e ky në shtratin e tij. Kur, ja, muslimani u zgjua, filloi të vishet dhe doli. Unë bëja se po flija. Fillova të frikësohem, më shumë se në ëndërr. Përsëri më shkonte medja se muslimani nuk do të vepronte diçka kundër nesh. Ai na donte dhe fliste me ne, pavarësisht sjelljes tonë ndaj tij. Sikur të kishte patur diçka kundër nesh, ai për një kohë të shkurtër do t’i ndërprente bisedat me ne dhe do të priste ndonjë moment për t’u hakërryer kundër nësh. Nuk vonoi shumë dhe doli drita. U zgjova dhe qëndroja ulur në shtrat. Shokët po flinin ende. Asnjëherë nuk i kishte zënë lindja e diellit në gjumë, gjithmonë ishin të zgjuar në kohën kur lindte dielli. Desha t’i zgjoj por, ishin të lodhur dhe të frikësuar. Pse t’i frikësoja edhe më. Fillova të shiqoj rreth e rrotull dhomës si i habitur. Asgjë e pazakontë. Një orë muri përballë dritareve dhe një fotografi me disa mbishkrime. Njëherë mendova se mos është ndonjë pikturë e ndonjë artisti të madh në këto treva, por duke e shikuar më me vëmdje dallohej se ishte mbishkrim. – Ç’farë po bën? – më pyeti njëri nga shokët. Po të më ishte sulur ujku në gjoks nuk do të kërceja aq shumë. – Më çmende! – ia ktheva. – Ja po shikoja dhomën. – më pyeti - Po ku është muslimani? Nuk ka fjetur këtu? – më pyeti me një merak të thellë. – Doli pak para disa minutave dhe nuk e di se ku vajti me të zotin e shtëpisë. Dhe ende nuk është kthyer. – Hm! – vetëm kaq bëri shoku dhe u zgjua edhe ai. E pyeta se ku do të shkonte. Dukej disi si i ngutur. Përgjigjen ma ktheu të butë si asnjëherë më parë. Më tha se po dilte që të merrte pak ajër të pastër mëngjesi dhe se nuk e kishte ndërmend të lëshojë një mundësi të tillë. Ja, erdhi muslimani me të zotin e shpëpisë. - O, qenkeni zgjuar? – na tha me një buzëqeshje të ëmbël. - Ja, dal ngadalë. Edhe pak dhe do të jemi të gjithë në këmbë. – ia ktheva. Muslimani nuk e zgjati më shumë dhe duke dalur nga dera u kthye edhe njëherë nga në duke na berë shenjë që të zgjoheshim më shpejtë. E kuptuam se ç‘farë deshi të thotë dhe shpejtë e shpejtë i zgjuam edhe të tjerët, u vishëm dhe e prisnim muslimanin që të hynte e të na nxjerrë jashtë. Sikur të ishte një orarë i prerë dhe i pandryshuar për shumë kohë që të merrte njeriu një trajnim të tillë. mu në kohën kur ishim të gjithë gati ai hyri në dhomë. Dolëm së bashku njëri pas tjetrit dhe përsëri na dërgoi në dhomën e ngrënies. Të tjerët kishin qënë aty dhe po na prisnin edhe neve. Menjëherë e kuptova përse na nxitonte muslimani. Kishim një shok tonin, por dreqi ishte shumë komin. Menjëherë filloi me pyetje provokuese: - A mos fjetët nga muri? – na pyeti. - Pse? – e pyetëm dhe shikonim njëri tjetrin. - Ah, tash m’u kujtua, nuk i kemi gratë me vete. – tha duke qeshur Në një moment shpërthyen të qeshurat e mëdha me zë të lartë. Idioti, po na provokonte. Vetëm ia lëkunda kokën duke qeshur dhe u ulëm aty ku kishte vend. Nuk e kuptoja se pse menjëherë mu largua pesimizmi i të qëndruarit në këtë shtëpi. Dukej se ishte e madhe. nuk vonoi shumë dhe hyri i zoti i shtëpisë. Tha diçka me dorën në gjoks dhe muslimani ia ktheu me disa fjalë të tjera po me dorë në gjoks. Të gjithë ne lëvizëm vendin dhe e përshëndetëm më lëkundjen e kokës. Ishte e vetmja gjuhë që mund të komunikonim me të. Sepse nuk e dimin gjuhen e tij. Nuk e di se si tia bënim po të mos ishte muslimani me ne. Nuk e flisje dot atë gjuhë. Pas pak derisa bisedonim me njëri tjetrin në dysh, hynë disa ndjem të rinj të cilët sollën mëngjesin. Hëngrëm rehat rehat dhe u rehatuam nëpër vendet tona të dhomës. I larguan gjërat ata djemt e rinj dhe disi po prisnim që i zoti i shtëpisë të na thoshte ndonjë fjalë. Që të gjithë e shikonim edhe muslimanin edhe të zotin e shtëpisë. --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
