Shkendija e dymbedhjete !

*Shkruan: Prof.Sejjid KUTUB*

http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=1078

Ka njerëz që kur prezantohen me madhështinë e Allahut e shohin atë si një
lloj ulje për vlerën e njeriut. Sikur Allahu dhe njeriu të ishin dy zota të
cilët konkurojnë njëri –tjetrin në këtë gjithësi.

Unë e ndjej, por edhe e mendoj, se sa më shumë ta ndjejmë madhështinë e
pafund të Allahut, aq më shumë na shtohet madhështia jonë, sepse vetë ne
jemi krijesa të Allahut, Madhështorit.

Këta njerëz që mendojnë se po qëndrojnë lart duke mos e ulur veten (sipas
iluzionit të tyre) në besimin në Krijuesin e gjithësisë. Në të vërtetë këta
njerëz janë të paplotësuar në mendim. Janë të vegjël në botëkuptim. Ata nuk
kanë mundësi të shohin më tepër se hunda e tyre.

Ata mendojnë se njeriu historikisht i është drejtuar Zotit, për shkak të
dobësisë së tij dhe pamundësisë për ti komentuar gjërat. Ndërsa sot kur
shkenca ka arritur majat nuk kanë më nevojë për Zotin. Sipas kësaj logjike
të tyre, dobësia të hap imagjinatën ndërsa forca e pllakos atë..

Njeriu, më shumë e ndjen madhështinë e Allahut, në fuqinë e tij, në arritjet
e tij, në mundësitë që ka para vetes në atë pjesë të limituar kohore që
quhet jeta e tij e që çdo sekondë i saj buron nga Allahu. E ndjen më shumë
atëherë kur di më shumë, kur kupton më shumë..

Besimtarët e ndjejnë me shpirt por edhe me logjikë madhështinë e Allahut,
Krijuesit të tyre. Andaj, përkundër atyre që duan të lartësojnë veten me
mosnjohjen e Zotit, besimtarët e ndjejnë madhështinë njerëzore tek vetja,
kur mendojnë këtë punë kaq mahnitëse që ka bërë Krijuesi në trupin e tyre.
Bile më shumë se kaq, ata ndjehen të sigurt, se janë mbështetur tek fuqia
madhështore e Krijuesit të tyre..

Madhështia që ua fal besimi në Krijuesin e tyre, qëndron shumë më lart se
madhështia e ngritur nga mendje të cekëta njerëzore.. Pse-ja është e
thjeshtë.. Ajo e para buron nga Krijuesi i forcës dhe madhështisë dhe e
dashur prejt tij. Ndërsa e dyta buron nga arroganca budallaqe e një mendjeje
që jeton në ujëra të cekëta.



*Perktheu me përshtatje

Eduart Thartori

Kavaje*

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan