E mbuluar por, lakuriq!!!

*Shkruan: Hamdi NUHIJU*

http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=1080

Me lexuesin do të udhëtojmë prej njërit skaj të mendimeve e në skajin
tjetër. Besoj se do të arrijmë në përfundimin e njëjtë. Rrugën nuk e kemi të
lehtë, pasi që ka njerëz të tillë që nuk na llogarisin si kompetentë, ka të
tjerë që i pengon vet ekzistenca ime dhe e lexuesit të vëmendshëm. Për to,
Mevlana na porositë:”Ti duam edhe ato..”
Me këtë reflektim nuk kam për qëllim të arsyetoj lakuriqësinë, por nuk kam
për qëllim as thurjen e lavdeve për mbulesën pa bindje. Do të ndjekim dy
kahe të bisedës sonë: vajzat dhe meshkujt. Titulli është provokativ për
meshkujt, por më vonë do e kuptojmë se janë e njëjta kategori.
Në vendin ku jetoj, por edhe në vendet ku kam shëtitur kam pasur rastin të
shoh e të dëgjoj për shumë vajza me mbulesë islame. Kjo është një dukuri e
cila sot po aktualizohet prej punës së palodhshme të lëvizjes islame
anembanë rruzullit tokësor. Kësaj rruge i kanë ndihmuar edhe shumë studime e
shkrime që kanë bërë publicistët mysliman dhe që kanë pasur për qëllim të
ngritin vetëdijen tek të rejat myslimane. Në esencë mesazhi i kësaj pune nuk
ka hasur në vesh të shurdhër. Edhe vet armiqtë e myslimanëve dhe të Islamit,
nuk i frikësohen mbulesës së vajzave myslimane, ata sot nuk po i frikësohen
as faljes së namazit tonë në xhami. Sot nuk është problem një copë pëlhure
që vendohet në kokën e motrave tona dhe që mbulohen pjesët e turpshme të
trupit të saj. Kjo gjë duket problem në vendet tona, pasi që armiqtë tanë në
këto vende i kemi shumë injorantë dhe nuk dinë se si të lëshojnë helme në
mesin tonë. Atyre i pengon mbulesa islame dhe duke i izoluar vajzat me
mbulesë prej komplet integrimit të saj në shoqëri mundohen që ta sulmojnë
Islamin dhe myslimanët. Në fakt, ato i shërbejnë Islamit dhe myslimanëve në
atë mënyrë që ato vajza i bëjnë më të bindura në rrugën që kanë zgjedhur dhe
i japin mundësi që të realizojnë urtësinë e vet ekzistencës së tyre në këtë
botë. Në këtë pikë disa injorantë do të na hedhin etiketime që nuk kanë të
bëjnë aspak me realitetin e interpretimit.
Të gjithë e dimë se femra e ka obligim që të mbuloj komplet trupin, dhe
kokën e saj (duke përjashtuar fytyrën dhe duart) me qëllim që ta ruaj veten,
familjen dhe ardhmërinë e njerëzimit. Këtij urdhri për mbulim të komplet
trupit, disa femra iu janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa disa të tjera kanë
injoruar dhe janë bërë të padëgjueshme ndaj Krijuesit të tyre. Segmenti i
kësaj teme nuk ka të bëjë me ato femra që nuk iu janë përgjigjur pozitivisht
urdhrit të Zotit, por ne do të trajtojmë një fenomen ende më të rrezikshëm,
lakuriqësinë e mendimeve tek disa femra të mbuluara dhe tek disa vëllezër që
pesë herë shkojnë në xhami, që japin zekatin, agjërojnë Ramazanin, e që
shkojnë në Haxh.
Për të ardhur deri tek kjo lakuriqësi në mesin tonë, Perëndimi ka investuar
shumë vite e shumë miliarda dollarë. Qysh në esencë të ekzistencës së
sistemeve ata bënë çmos që të ngulitin në mesin tonë një helm vdekjeprurës.
Mësuesi im Jakup efendi Asipi( Allahu më takoftë me të në xhenet) patë
thënë:”Kur ra sistemi komunist prej shteteve të botës e Ballkanit, Perëndimi
frikësohej se populli shqiptar do t`i kthehet sistemit të vet të cilit i
takon shekuj me radhë, por, ata, Perëndimi, ia arritën që për 24 orë pas
shembjes së sistemit komunist, në kokën e shqiptarit të mjerë ta mbjellin
termin Evropë. Si sistemi i kaluar, po edhe ky i tashmi popullit shqiptar i
sjelli shumë dëme të cilat dukshëm po rrezikojnë ekzistencën e tij. Sot, dy
vite pas aplikimit të sistemit të vlerave demokratike vajzat tona dhe bijtë
tonë kanë harruar gjuhën shqipe. Prindërit i thonë vajzave dhe djemve të vet
që duhet ose nuk duhet bërë këtë gjë, ndërsa ato ia kthejnë fjalën dhe
veprojnë sipas udhëzimeve të konceptit demokratik që shkatërroi shtyllën e
shoqërisë familjen.” Fillimisht e sjellën një sistem tjetër në mesin tonë.
Më pastaj nuk u mjaftuan me kaq, por investuan mjaft në muzikë, ndjekjen e
modës, filma, ushqime, stilin e jetës etj. Të gjitha këto gjëra janë aktuale
dhe sot po i shohim me sy në mesin e motrave tona. Askush nuk mundet ta
mohoj se vajzat me shami e ndjekin modën (fatkeqësisht) më shumë se vajzat
pa shami. Paramendoni të jeni burrë i një vajze të tillë dhe të jetoni me
standardet tona, ku komplet të ardhurat do të shkonin në blerjen e pëlhurave
plus për të mos ia prishur qejfet gruas!!! Bile në këtë mënyrë egot e tyre
këto vajza i arsyetojnë me hadithe të Resulullahut s.a.v.s. ku thonë se
Resulullahu s.a.v.s. ka qenë shumë i kujdesshëm ndaj grave të veta, është
sjellë butë me to dhe në këtë mënyrë ia ka realizuar secilën dëshirë grave
të veta. Unë nuk e njoh këtë Resulullah që e paraqesin këto femra! Unë njoh
një Resulullah a.s. tjetër i cili ishte shumë mesatar, shumë i varfër, jo i
dhënë pas pasurive të kësaj bote, dhe të tilla ishin edhe gratë e tij, të
cilat ndonjëherë vepronin si femrat e sotshme, por qysh në rrënjë këputeshin
mendimet e tyre.
Sot gjen femra myslimane të cilat studiojnë Sheriatin e shkencat islame, por
që mbushen me parfume më shumë sesa që mbushen me parfume femrat tjera.
Harxhojnë para në kozmetik më shumë se një grua e martuar, ndërsa këto femra
janë të pamartuara, i vendojnë kushte burrave të tyre se nuk do të bëjnë më
shumë se dy fëmijë, e kështu me radhë. Në anën tjetër nëse këtyre femrave ia
përmend Xhihadin, investimin në libra më shumë se në kozmetik, jetën e
thjesht, por të moralshme pa lukse, të hipin mbi kokë, të durojnë një kohë,
e pas asaj kohe kërkojnë të shkurorëzohen prej teje, pasi që nuk po
përshtaten. Nga historia islame kemi mësuar se Resulullahu s.a.v.s. në
asnjërën prej betejave nuk ka marrë pjesë pa prezencën e ndonjërës prej
grave të veta, ndërsa sot femrat myslimane nga frika e ngjallur dhe e
mbjellur prej filmave serik spanjoll, të ndalojnë edhe t`ia thuash fjalën e
drejtë udhëheqësit të padrejtë. Ka ndodhur në historinë e Pejgamberit
s.a.v.s. i cili ka kaluar ditë të tëra vetëm me disa hurma, ndërsa femrat e
sodit nuk durojnë madje as për një sekondë varfërinë. Por, asnjëherë nuk ka
ndodhur që gratë e Pejgamberit s.a.v.s. të dalin jashtë shtëpisë pa lejen
dhe pa dijen e Tij, bile as që mund ta paramendojmë se ata nuk e kanë
dëgjuar Pejgamberin a.s. kur ai ndonjëherë i ka thënë Jo. Sot femrat
myslimane jo që nuk pyesin se ku shkojnë e çka bëjnë, por në këtë veprim
çoroditës kanë edhe mbështetjen e familjeve të tyre duke u arsyetuar
kënaqësitë e tyre. Të Allahut jemi dhe tek Ai edhe do të kthehemi.
Ne kemi nevojë për motra myslimane që dinë të mendojnë larg me kokën e tyre,
që e dinë rolin e ekzistencës së tyre në këtë botë dhe që janë të dëgjueshme
ndaj burrave,që janë prehje për burrat e tyre, por jo robëresha. Është një
fakt i pamohueshëm se disa femra myslimane me mbulesë kërkojnë që burri të
përshtatet me to, dhe jo ajo me burrin, ndërsa shumë femra të martuara me
vite e pa mbulesë, edhe pas njëzetë viteve martesë i pyesin burrat e tyre
për ndryshim të sjelljeve të caktuara. Këto fenomene sot po i gjejmë në
secilin skaj të popullatës sonë fatkeqësisht. Femrat që i vendojnë kushte
banale burrave të tyre, në fakt ato janë lakuriq në kokë, ani pse mbajnë
shami, ani pse kanë familje myslimanesh, ani pse kanë dalë në tregun e
aktiviteteve islame për të garuar me të tjerët.
Nëse dalim në anën tjetër të temës sonë, tek meshkujt lakuriq në kokë do të
vërejmë disa fenomene shumë interesante. Perëndimi ato nuk i largon dot nga
xhamitë, nga namazi, nga sadakatë, e obligimet islame. Perëndimit në fakt i
intereson që ato më shumë të shkojnë në xhami, e të i kryejnë obligimet
islame. Perëndimi nuk u mor me pamjen e jashtme as të djemve e as të femrave
tona. Ai u mor me brendinë, idetë, mendimet, vizionin e jetës. Prandaj nuk
është aspak çudi që sot kemi shumë djem të ri që shkojnë në xhami, ndërsa në
anën tjetër shumë motra tona çnderohen, shumë të drejta tona merren,
përdhunohen, shumë herë etiketohemi si terrorist edhe ne edhe Islami ynë,
ndërsa nga ana e këtyre që shkojnë në xhami asnjë reagim, asnjë kundërshti,
as një brengë për situatën që po ndodh rreth tij. Helmi i parë dhe më i
rrezikshëm që i vendoi Perëndimi tek ne është NACIONALIZMI. Sot edhe para
disa vëllezërve tanë në xhami shumë lehtë mund të shash Aliun r.a., Muaviun
r.a., Pejgamberin s.a.v.s., mund ti thuash organizatë terroriste Hamasi-t,
mund lehtë ta quash ekstremist, fundamentalist, bile edhe qen, dijetarin më
të madh mysliman të ditëve tona Shejh Jusuf Kardavin. Askush nuk mërzitet
për këto gjëra, bile kënaqen duke i dëgjuar edhe këto akuza vet në xhami.
Ndërsa po thamë se “Nënë” Tereza shkon aty ku e ka vendin, po thamë se
Skënderbeu ishte një rebel rrugësh, po folëm diçka kundër Ibrahim Rugovës,
janë në gjendje të mos flasin me ne, me vite. Bile për Arben Xhaferin janë
në gjendje edhe të na sulmojnë haptazi nëpër gazeta. Kur e dimë shumë mirë
se e tërë veprimtaria e këtyre njerëzve ishte kundër Islamit dhe
myslimanëve, prapë këto “mysliman” të dashuruar pas nacionalizmit ngrenë zë
kur sulmohen “vlerat” e tyre.

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan